Gati amendamentet e hartuara nga ekspertët, Këshilli Politik mblidhet sot për të diskutuar draftin për Kodin Zgjedhor

Ornela

Ekspertët kanë përfunduar hartimin e amendamenteve për Kodin Zgjedhor dhe sot Këshillit Politik do të ketë përpara draftin për ta diskutuar.

Në orën 17:00 Këshilli Politik me 4 anëtarët do të diskutojnë amendamentet e draftit të ploTë për Kodin e Ri Zgjedhor.

Ndërkohë mediat zbulojne disa nga amendamentet që janë hartuar në draft. 4 muaj para zgjedhjeve nuk bëhen projektligje për rritje rrogash, pensionesh apo ulje taksash për të ndaluar abuzimet nga palët.

Po ashtu KQZ do të ndahen në tre organe, Komisioni Shtetëror, Komisioni Rregullator, dhe Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave.

Zv.kryekomisioneri i KQZ zgjedhur posaçërisht për t’u marrë me implementimin e teknologjisë në zgjedhje, saktësisht identifikimit biometrik do jetë me mandat 4- vjeçar.

Kolegji Gjyqësor Zgjedhor do të ketë 8 anëtarë të zgjedhur nga KLGJ me short dhe gjyqtarët duhet të kenë kaluar Vettingun.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *