Gati dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë

anazapta

Ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist, të cilët nuk kanë përfituar asnjë këst deri më tani do të marrin së shpejti dëmshpërblimin financiar. Ministria e Financave bëri me dije se do të shlyhen detyrimet ndaj atyre që nuk kanë arritur të përfitojnë asnjë këst, si dhe listat e të gjithë përfituesve.

Ministria e Financave, sot publikoi në adresën e saj se po përgatitet të shpërndajë dëmshpërblimin financiar, si dhe në adresën e Drejtorisë së Pagesës së Dëmshpërblimit, ku të interesuarit mund të shikojnë emrat përfitues dhe dosjen përkatëse.

Drejtoria e Pagesave të Dëmshpërblimeve, pranë Ministrisë së Financave, njofton se në bazë të ligjit Nr. 9831, datë 12.11.2007, (i ndryshuar me ligjin Nr. 10111, datë 02.04.2009), po përgatitet të shpërndajë dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë përfituar asnjë këst deri më tani.

Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se “listën e plotë me emrat e përfituesve të parë mund ta gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave. Kjo listë përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashëgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja, si dhe dokumentacionin i cili i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar dosjet si të gatshme për tu paguar ose jo”.

Në njoftim, sqarohet se “të interesuarit, dosjet e të cilëve kanë qoftë edhe një mungesë të vetme në dokumentacionin e kërkuar në bazë të dispozitave në fuqi, ta plotësojnë në një kohë sa më të shkurtër, për të përfituar pa vonesë këstin e parë të dëmshpërblimit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *