Gati “divorci” mes Haradinajt e Kadri Veselit, shkak “taksa”

DITA Online

PDK-ja, s’e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja për shkak të taksës

PDK-ja ka dhënë sinjale se vendi mund të shkojë në zgjedhje, pas qëndrimit të shprehur se taksa ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet.

Me vendosjen e taksës ndaj Serbisë koalicioni po përballet me presion të madh ndërkombëtar. Haradinaj nuk po lëshon pe, e pikërisht për këtë tashmë opinioni po pret çdo çast që PDK ta kryejë “aktin e tradhtisë” duke e prishur koalicionin për ta mbajtur mirë me amerikanët.

Grupi Parlamentar i PDK-së është mbledhur të martën, për të diskutuar zhvillimet më të reja, pas ndarjes së rrugëve me AAK-në e Haradinajt, sa i përket taksës ndaj Serbisë.

Deputetë e zyrtarë të tjerë të kësaj partie, nuk kanë pranuar të flasin publikisht, por kanë thënë se qëndrimi i PDK-së është që taksa të pezullohet, ashtu siç ka kërkuar shefi i partisë së tyre.

Partneri i koalicionit të Haradinajt, Nisma Socialdemokrate, e mbështetë atë se taksa nuk duhet të hiqet.

Përplasjet e koalicionit qeverisës, opozita i vlerëson si veprime sinjalizuese që PDK-ja dëshiron të shkojë në zgjedhje.

Opozita e quan të rrezikshme dhe zhbërje të pavarësisë, idenë e kryeministrit për organizimin e një konference ndërkombëtare.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *