Arda Turan i ka orët e numëruara te Barça. Kjo është mënyra e vetme për të interpretuar përjashtimin e tij nga kontigjenti prej 18 futbollistësh të grumbulluar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, për “Klasiken” ndaj Real Madrid, në program për mbrëmjen e të dielës, e vlefshme për Superkupën e Spanjës.
Futbollisti turk, shumë i kërkuar nga Galatasaray, gjithashtu edhe shumë i kritikuar për karakterin e tij të keq të shfaqur gjatë turit amerikan, u la jashtë ekipit, bashkë me Vermaelen dhe Rafinha të dëmtuar , sikurse dhe Munir, Douglas, Marlon dhe Aleñá.
Ndërkohë, André Gomes, mori trajtim mjekësor dhe u përfshi në listën me 18 futbollistë, të përbërë nga: Ter Stegen, Cillessen, Nelson Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Denis Suárez, Iniesta, Suárez, Messi, Mascherano, Deulofeu, Paco Alcácer, Jordi Alba, Digne, Sergi Roberto, Aleix Vidal and Umtiti.
