Së shpejti artistët do të kenë një ligj të ri. Ministria e Kulturës ka mbledhur grupin e punës për “Ligjin e pensioneve të artistëve”.
Lidhur me qëllimin dhe objektin e këtij ligji, u propozua që ky ligj duhet të jetë gjithëpërfshirës për punonjësit artistë, që kanë punuar në:
– institucionet e artit dhe kultures ne varesi te Ministrise se Kultures,
– të Ministrisë së Mbrojtjes,
– institucioneve të tjera publike, që kanë objekt veprimtarinë në fushën e artit dhe të kulturës,
– njësive te qeverisjes vendore, ne institucionet private te artit dhe kulturës,
– mediat publike dhe private,
– agjenci private te licencuara me objekt aktivitetin artistik dhe kulturor.
Ministria e Kulturës po harton një ligj gjithëpërfshirës, jo vetëm për artistët e institucioneve shtetërore, por edhe ata privatë.
Duke marrë parasysh vështirësinë sipas pozicionit, grupi i punës propozon që të kenë të drejtë të përfitojnë pension pleqërie artistët sipas profesioneve sa vijon:
a) Artistë të baletit; Akrobatë dhe artiste të cirkut; Artistët e valleve të asambleve kur arrijnë moshën 45 vjeç për femrat dhe 50 vjeç për meshkujt,
b) Solistë të operas, teatrove muzikale, të ansambleve, si dhe Muzikantë të veglave të frymës të orkestrave dhe të bandave kur arrijnë moshën 50 vjeç për femrat dhe 55 për meshkujt.
Me ligjin aktual mosha e daljes në pension është e unifikuar për të gjithë artistët e këtyre pozicioneve konkretisht 56 vjeç femrat dhe 61 meshkujt.

Edhe une artist jam bej piktura me shurre neper mure pastaj i fotografoj. Quhet art kontemporan dua edhe une te mar pension nga shteti
Edi do dali ne pension si artist apo si rrobashqepes?