Gati ligji për kufirin tokësor dhe detar të Shqipërisë, përcaktohen koordinatat e sakta

Dita

Ndërsa ka ende të hapur çështjen me Greqinë sa i përket kufirit detar grupi i punës i ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama për përcaktimin e kufirit shtetëror të Shqipërisë, është drejt fazës së fundit. Anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, Ministri Tahiri u tha se shumë shpejt do të kenë në dorë ligjin i cili përcakton koordinatat e sakta të kufirit detar dhe tokësor të vendit tonë.

“Ligji për kufirin shtetëror përcakton me koordinata kufirin shtetëror përfshi edhe vijën detare. Ka një grup pune të ngritur me urdhër të Kryeministrit që po merret me këtë çështje dhe kjo është një çështje jo e lehtë. Hyn tek çështjet prioritare të qeverisë. Është një grup ndërministrial, ku përfshihet ministria e Jashtme dhe Mbrojtjes për përcaktimin e koordinatave të sakta kufitare në tokë dhe në det. Ligji për kufirin shtetëror vjen shpejt për miratim në Kuvend pasi grupi i punës po punon”, u shpreh Tahiri.

Ministri Tahiri ishte në Komisionin e Ligjeve për të prezantuar ligjin për kontrollin kufitar, i cili rregullon procedurat e hyrjes dhe të daljes së shtetasve shqiptar dhe të huaj në pikat e kalimit kufitar, si dhe shmang abuzimin e punonjësve të policisë në këto pika.

Share This Article
1 Comment
  • Kur dy shtete jane ne lufte,nuk mund te caktohen kufijte e asnjerit prej tyre , pa perfunduar lufta dhe neneshkrimi i traktatit te paqes,apo te kapitullimit .
    KUJDES… SHUME KUJDES , ZOTI TAHIRI , ME ZONJEN KODHELI , ZOTIN BUSHATI , E AKOMA ME TEPER KUJDES NGA Z. RAMA , SE NUK LUHET ME KUFIJTE E SHTETIT , ASHTU SIC LUAJTE ME KUSHTETUTEN NE V.2008 E ME PEHLIVANLLEQE PREJ PSIKOPATI , ME DHELPREN SERBE , S.BERISHA , SE DO TE PAGUHEJ SHUME SHTRENJTE .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *