Pas paraqitjes së shkëlqyeshme me skuadrën e tij italiane të Milanit, 20-vjeçari Patrick Cutrone, do të vijojë të luajë për Milanin deri në vitin 2023.
Javë pas jave italiani po dëshmon se ka mjaft vlera dhe mund të japë shumë tek Milani, i cili ka menduar seriozisht zgjatjen e kontratës.
Drejtuesit kanë gati ofertën për zgjatjen e kontratës së 20-vjeçarit, deri në vitin 2023, ndërsa krahas kohëzgjatjes, ajo që ka më shumë rëndësi në kontratën e re, është përmirësimi i ndjeshëm i pagesës së sulmuesit, që pritet të shkojë deri në 3 milionë euro në sezon.
Mediet italiane raportojnë se palët janë të kënaqura nga negociatat dhe nuk përjashtohet mundësia që rinovimi të zyrtarizohet menjëherë pasi Cutrone të rikthehet në Milano, pas grumbullimit në kombëtare.
l.h/ dita
