Një ditë para spektaklit, Ana Gjebrea ka rrëfyer emocionet e pjesëmarrjes në Festivalin Evropian të Këngës për fëmijë. Vajza e moderatorit Ardit Gjebrea u shpall fituese e “Festivalit të Fëmijëve”, dhe do të interpretojë këngën “Stand by you”.
Eurovisioni për fëmijë do të mbahet më 19 Dhjetor në Paris dhe Ana po bën përgatitjet e fundit para konkursit. Sot ajo ka dhënë një intervistë për TV Klan ku është shprehur se kjo eksperiencë për të është pozitive dhe se nuk ndihet aspak e stresuar.
“Po kjo është një eksperiencë ndryshe, nuk mund të them që është e njëjta gjë si më përpara, kjo është domethënë dhe garë, gara ime e parë por e kam marr me qejf dhe nuk kam stres”, ka rrëfyer Ana.
o.j/dita

Skenat dhe festivalet , i kini bere prona te familjes….. Tullumbace te fryra plot eufori…..
Mire te jatin por duhet ti durojme edhe te bijen tani?? (Nuk e kam me femijen, ajo eshte e pafajshme)
Keshtu shfryhen tollumbacet, vlera e te cilae eshte e vogel per te mos thene zero. I zene vendin nje talenti te vertete qe mund te jepte shume me teper ne festival.
Kjo vajza duket si 40 vjeçare , e shkreta.