Gati për pushime? Çfarë ka rezervuar moti në 10 ditët e para të muajit korrik

DITA Online

 

E premtja shënoi temperaturën më të lartë deri më tani, 41.4 gradë celsius, sipas Meteoalb, por dje dhe sot temperaturat kanë shënuar një ulje të lehtë me 2 gradë Celsius.

Për të gjithë ata që kanë parashikuar të nisin pushimet në fillim të këtij muaji, sinoptikanja Porja ju njofton se ky do të jetë muaji më i nxehtë i verës, por 10 ditëshi i parë do të karakterizohet nga temperatura tipike të këtij muaji.

Temperaturat në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë nga 30 në 33 gradë celcius për zonat e ulëta e bregdetare dhe në zonat malore pritet që të zbresin në 26 apo 27 gradë.

Nq terma afat-mesëm, Meteoalb specifikon se “periudha 2 – 9 korrik do të ketë temperatura shumë pranë vlerave tipike të Korrikut, ndërsa periudha 10 – 16 korrik, temperatura 3 – 4 grade C mbi vlerat normale të muajit korrik.

Përsa i përket reshjeve, 10-ditëshi i parë i korrikut do ketë reshje të pakta, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore të vendit.

Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve afat-shkurtra me shira intensive në qytete të zonës së ulët dhe bregdetare.

 

Share This Article
1 Comment
  • Faleminderi Edit por,kur populli pushon policia dhe ushtria jo pushim por ne gadishmeri.
    Ne Greqi, te premte me darke gjithe diten e shtune dhe te diele Policia lart ne qiel me elikopter ambulance poshte ne autostrata me makina zjarrfikse shoqerojne pushuesit gjate gjithe kohes .
    Te ne policia pushim…fiken semaforet….dhe populli vrapon ne rruget e ngarkuara nga trafiku ….e i pelcet shpirti duke pushuar.A nuk duhet ndryshuar a duhet marre eksperienca me e mire….
    I kam pare kur isha refugjat dhe me pelqente shume ky lloj organizimi.
    Pershendetje dhe pushime sa me te kendeshme per te bere gjera akoma me te bukura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *