Gati projektligji që do i japë mundësi spitaleve të kenë autonomi! Manastirliu: Japim garanci që asnjë medikament s’do të mungojë

Amelda Amelda

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në Këshillin e Ministrave ka kaluar projektligji për shërbimin spitalor që synon të krijojë modelin e autonomisë.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu u shpreh se një grup ekspertësh do të hartojnë planin kombëtar spitalor.

“Miratohet projektligji për shërbimin spitalor, ku synohet të kalojmë në një nivel të ri transformimi të shërbimit spitalor. Ishte koha që ky projektligj të vinte, do kalojë për diskutime në komisionet parlamentare dhe do të sjellë një model të ri të shërbimit spitalor, atë të autonomisë spitalore. Autonomia spitalore vjen përmes kartës së performancës që plotësohet sipas kritereve që do vendosen nga këshilli i ministrave nga spitalet që kanë aftësi për ta përfituar kartën e performancës dhe të autonomisë spitalore. I hap rrugën autonomisë menaxheriale dhe financiare të spitaleve. Qëllimi është përmirësimi i shërbimeve të kujdesit spitalor. Do të çojë në një eficienë më të mirë të fondeve, duke angazhuar të gjitha fondet dhe struktura të tjera dhe të gjithë strukturat e spitaleve në vend. Do kemi një planifikim spitalor kombëtar nëpërmjet një komiteti ekspertësh që do e hartojnë. Do kemi organizim duke filluar nga spitalet ditore, në ato bashkiakë, rajonalë, qendrat rajonale të spitaleve, do kemi spitale me shërbime të dedikuara me bazë rajoni. Do krijojmë polet rajonale të shërbimit spitalor në vend. Do jetë pikë kthese aplikimi i autonomisë spitalore, do fillojë me Spitalin Memorial në Fier. Vlerësojmë se do të fillojë brenda këtij viti”, tha ajo.

Ndërkohë, Manastirliu ka deklaruar për mediat lidhur me një denoncim të bërë për mungesën prej 2 vitesh të barave për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda në QSUT.

Ajo siguroi se nuk do të ketë më mungesa të këtyre barnave ndërkohë që e pyetur për një dorëheqje në shenjë përgjegjësie për këtë situatë ajo zgjodh të mos përgjigjej duke kërkuar rezultatin e kërkesës së dërguar në prokurori.

Si janë siguruar, ka tender dhe kur kanë ardhur?

Ne do të garantojmë buxhetet e nevojshme që të mos ketë asnjë problematike për buxhetimin e barnave në spitalet tona. Sfidat që kemi patur ne jemi përpjekur t’i zgjidhim në disa mënyra duke siguruar furnizimin. Ne kemi hapur procedurat e Prokurimit Publik për këtë çështje për të garantuar në vazhdim furnizimet.

E kujt është përgjegjësia që për 2 vite kanë munguar këto medikamente?

Ju keni çuar një kërkesë në organet e prokurorisë dhe le të presim rezultatin për përgjegjësit

A është dorëheqja juaj një garanci për këtë problematike?

Ne japim garanci se buxheti për barnat nuk mungojnë dhe do të zbatojmë ligjin.

 

 

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Nuk e kuptoj si mund te jete ende minister kjo zonje?E shkaterroi mjeksine ne cdo organizim.Shpiku agjensi rajonale lokalw pa kopetenca konkrete.Kjo eshte ardyeja qe ato zihen ne mes tyre,duke dhunuar qendrat shendetesore.Si oerrallat tjera per ngritjen e oagave me 40 per qind ne sistemin mjeksore,edhe kjo perralla e fundit per rritjen e autonomise se spitaleve,eshte praktikisht kunder heqjes se autonomise se qsh,te cilat jane saksionuar me ligje nga viti 2006.

  • Kodra mbas bregut
    Duam Shendetesi (ne mos falas), te peballueshme nga te gjithe, nga ata qe skane me shume se ata qe kane shkojne edhe jashte shtetit.
    Jo dokrra me ngjyra ylberi. Shendetesia, Arsimi, Drejtesia po sfunksionuan keto uluni te gjitha per orale madame..

  • Ti me cupe do te besh nje mut te madh qe larg qofte te shkoje farefisi yt ne keto stalla qe te kuptosh mutinNe se sot shesin kemishen ,neser as breke nuk kane per te shitur..Jane shtete te fuqishme me siguracione shendetesore te fuqishme dhe nuk guxojne te bejne kete hap.Per kohen e sotme spitalet me gjithe te metat qe kane duhet te mbeten shteterore.Mer specialiste qe dine gjuhe te huaja dhe kane studiuar sisteme te ndryshme ne europe(ne ketu jetojme)dhe pas nje konsultimi te gjate mund ,dhe nuk eshte perfudimtare te paraqesesh projektin tend.Sa eshte populli dakort me kete ide?Mos shiko konsultimim popullor idiot te Rames.

  • Autonomia sot, eshte prag i pavarsise neser. Spitale te pavarura! A do kete humanizem ne spitale, kur ne mes futet paraja? C’po i beni ketij populli!? Mjere mosha e trete, mjere te varferit, qe mbrohen nga politikat e “majta”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *