Lidhja Demokratike e Kosovës është afër marrëveshjes përfundimtare me partitë që synon të bashkëqeverisë. I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë së re
“Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve dhe jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen në një situatë të vështirë dhe me nevojë të investojmë në ekonomi dhe jemi të përgatitur me një ekip që t’i përmbyllim të gjitha çështjet”.
Gjatë ditës kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe i nominuari për kryeministër Hoti kanë takuar ndaras kreun e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn dhe përfaqësues të Listës Serbe. Sipas Hotit, pjesëmarrja e Listës Serbe në qeveri do të jetë në përputhje me normat kushtetuese.
LDK thotë se i ka votat, madje sipas tyre i kanë 64 derisa nevojiten 61 vota për formimin e qeverisë së re. LDK synon të bëj koalicion bashkë me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet pas shkarkimit të qeverisë Kurti.
e.k. / dita

Politikanet kosovare jane akoma tek ndarja e Tortes se Pushtetit sic vepronte dikur Doktor Mortja.
Haide Kosove, me Avdullahun perpara ne Europe. Po sa shume u rrekën keta per te gjetur kete mandatar premtues dhe shume potencial per vendin.
Paqartesine politike e shtetformuese ne Kosove,po e krijon mosndertimin e qeverise per munges votash ne kualicione te formuara.LVV edfhe pas kater kerkesave-letrave te Presidentit,nuk propozoi kandidatin per Kryeminsiter, Kete e beri qellimisht,sepse nuk, kishte vota ne Kuvend per ta realizuar zgjedhjen dhe formimin e Qeverise.Kjo ishte e vetmja arsye qe LVV bente “fiskultura Kushtetuese” duke ikur nga realiteti faktik te mungeses se votes ne Kuvend.Tash kualicioni aktual me LDK,ka po te njejten problem,voten e munguar,me Pacollin luhet,sepse vota e tij duhet.Ministri Vita eshte shenderrua, bere “sulltan’ qe vendos,mos me lejuar apo me lejuar Pacollin me hyje ne Kosove.Eshte pune vote,jo rregulle e ligji.PDK,burrerisht diten e zgjedhjeve,ne mbremje te 6 tetorit 2019, deklaroi se eshte percaktuar per opoziten dhe keshtu po vepron ende.Ky subject, 21 vjet ka qene vertebrorja e shtetit dhe shtetesise se Kosoves,tash perkunder “vijave te kuqe” te LVV dhe LDK,tinzisht,apo per anash sic thot populli,kerkohet nga kualicionet qe t’ju bashkohet ne formim te Qeverise,Sepse asnjeri nga kualicionet sh tetformuese, pa nje subjket tjeter, nuk ia del te formoje Qeverine.Ketu eshte e tera dhe “per nje luge tlyn”mbetet keq qervishi.