Në vazhdën e fushatës “Taci, il nemico ti ascolta!” e cila i jep në përdorim falas çdo pensionisti një pesëmijëlekësh akull të ri për Vit të Ri, pa asnjë pagesë ekstra, kryeministri Edi Rama vizitoi dje familjen e pensionistit të sprovuar Lake Bubulakja, 79 vjeç.
Siç mësojnë burime të zhuritura për çik pesëmijëshe, kryeministri i zgjati pesëmijëshen Lakes dhe e porositi ta mbajë me kujdes dhe mos ta dëmtojë.
“Ngjo këtu, more Lake Bubulake ç’na bone marak’e,” tha kreu i qeverisë me kripën dhe çlirësinë që karakterizon çdo artikulim të tij publik, “ti je tirons, po? Okej, vrej ktuna: Kyt naplonin do ta mbash me kujdes, fute mes nonji libri dhe mos e zhubros! A ke libra ti Lake?”
“Patjetër zotni kryeministër, më kanë mbet nja 3 mijë copë, që kur studioja në Moskë për inxhinier,” u përgjigj Lakja zëmekur dhe zgjati dorën të kapte pesëshen.
Por Rama nuk e lëshonte letrën e çmuar:
“Dale se s’kam maru Lakeee! Shif se mos e bo me shkarravina. Se mos shkrun shënime ke cepi i naplonit!”
“Hiç merak mos kij zoti Rama,” po i sosej durimi Lakes, “do ta mbaj si me qenë pesëmijëshja ime!”
Kryeministri qeshi babaxhanllëkçe, ashtu siç di ai, dhe ndërroi dialektin.
“Po jotja është o Lake, jotja! Po ta trajtoç mirë, se ti qënke dhe me shkollë të madhe. Se vitin tjetër o ta ktheç, që t’ja japim një pensionisti të ri.”
Dhe u kthye nga kamerat që krejt rastësisht hynë në shtëpinë e Lakes:
“Çdo pensionist meriton të ketë akses te pesëmijëlekëshi i qeverisë!”
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro Vitit të Ri

Nje SYGJERIM shoqror.!…
Ne lini rehat ne hallet tona o zoterinj te HUMORIT.
Me vjen keq ajo fotogafi me ata te nderuar pendioniste, qe i falenderoj,si mes tyre ne Tirane,vene ne kete shkrim-JU; “gojet e liga.”,pa folur per kryeministrin qe ne kete foto eshte nga me njerzoret. Ku e ka humorin kjo foto,vec falenderimit,*pa shkrimin,qe duhet ti gjeni nje tjeteer foto.(shoqerisht kjo botues te”Gajeve te liga”..
Pesionisti 83 vjecar Guri Naimit D.
po mor guri po!!
je në kanada apo jo??
prandaj duhet me të lon rehat!!
me këta të mbeturit këtu,po tall bythën palloshi!!