Gati targat ‘moderne’ për makinat, të pajisura me barkod dhe elementë sigurie

Leda Hysa

Ndryshojnë targat e makinave, dhe tashmë vijnë më të modernizuara dhe me element të shtuar të sigurisë. Nëpërmjet një deklarate Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se targat e reja janë gati dhe janë të standardeve të Bashkimit Evropian, kanë prioritet sigurinë publike dhe janë të a-falsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.

Këto targa nuk nxjerrin nga qarkullimi targat aktuale, por tashmë çdo drejtues mjeti që bën targat, do të vendosen në mjetin e ri targat më të fundit të prezantuara nga DPSHTRR.

Këto targa kanë plot 15 elementë të shtuar sigurie përfshirë prokat, kuposje, stampim apo edhe barkodi që do ti vendoset çdo targe.

Disa nga elementët e targave të reja janë, standardit europian me alumin që të jetë pa asnjë efekt negativ për ambientin, ka hologramë  të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, çdo targë do të ketë një barkod, dhe DPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Ka po ashtu simbole katrore, me shqiponjë dhe me germën A.

Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve.

 

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • “””” Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve.”””””

    Qellimi!!!
    Per te rritur tarifat ekzistuese per rregjitstrimin e mjeteve.

    Ne shtetin alla shqiptare punohet per te zhvatur lek dhe jo per ti ardhe ne ndihme popullit ne lehtesimin e fukarallekut.

  • Targen.Mund ta shenosh Albania poshte saje qytetin
    Dhe ne gjithe hapsienen e mbetun numrin.
    Kjo shetit gjithe boten dhe s’ka pse ngaterrohet me nji te dyte.Numrimin e targave i bani me 6 apo 7 shifrore.ku te paraqitet:
    Me tri germa dhe tre apo kater shifra.
    Me dy germa dhe 5 shifra
    Me nji germe dhe 6 shifra.
    Germat i vendos ne fillim,shifrat brapa.
    Lloji tjeter.
    Shfirat ne fillim germat mbrapa.
    Ose:
    Nji germe ne fillim,5 shifra mbas dhe ne fund nji germe.
    Vecsa ma siper.Mund ti paraqitni dhe me ngjyra.
    Ka dhe raste kur i jepe te drejte pronarit te makines(shoferit) te vendosin vete targen.Duke vendos emrin e vet,gruas apo te fisit.Te shoqeruar me ndonji shifer ose dhe pa shifer.Keshtu i ka gjithe Amerika ku perbahet nga 50 shtete.Dhe nuk perdorin keto reklama paqavure per te rjepur leke.

  • DO ZOTI NUK I HEQ SERBI SE TARGAT E KOSOVES I HEQINI POLICIA SERBE .. NE VEND QE RAM SERBOTRADHETARI TI VINTE KUSHT SERBISE PER NJE SERE MASKARALLIQESH NDAJ VELLEZERVE KOSOVARE , KY SHARLATAN I BERI SERBISE DOGANAT ZERO ,NE NJE KOHE QE KOSOVA JA BERI 100 % ..KY QELBANIK SERBOSHQIPETAR I FSHEHUR SHUME BUKUR MBAS IDEALEVE SOCIALISTE DUHET TJA BENTE 100 % VUCICIT DOGANEN SE E DI SHUME MIRE QE ASNJE SHQIPETAR NUK E DO TA SHOHE FYTYREN KRIMINALE SERBE NE SHQIPERI ..

  • Kemi nevoje per para .Te ndertojme ca shtepi te rrenuara nga termeti per propogande dhe kusurin ne xhepat e pashallareve private .
    . Akoma do e hani golin nga porta ne porte o kokpalare dele te rrahura qe kelysh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *