Gati treni i së ardhmes, “Quintero On” do të kapë një shpejtësi mbi 1000 km/orë

DITA Online

Një tjetër hap përpara në garën për mjetet e transportit të së ardhmes, Hyperloop, treni magnetik i levitacionit që “fluturon” përgjatë një tubi çeliku mbi një mijë kilometra në orë.

Një nga tre kompanitë më të afërta të Hyperloop Transportit Technologies, prezantoi kapsulë e parë për pasagjerë në shkallë të plotë. Karroca futuriste quhet “Quintero One”, hunda e saj është e gjatë dhe e ngushtë për të mbajtur minimumin e fërkimit të ajrit, është 32 metra e gjatë – masa e brendshme e kabinës 15 – dhe peshon pesë ton.

Për ta ndërtuar atë, janë përdorur 82 panele fibër karboni. Në veçanti, u përdor Vibranium, një material i bërë nga i njëjti kompani dhe i projektuar posaçërisht për trenat me shpejtësi supersonike.

“Kjo kapsulë do të jetë pjesë e një prej sistemeve më efikase të transportit të bëra ndonjëherë. Në vitin 2019 kjo kapsulë do të jetë plotësisht e optimizuar dhe e gatshme për udhëtarët”, thotë themeluesi i dytë i kompanisë  Bibop Gresta

Burimi: corriere.it

Përgatiti për botim L. Veizi/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Ku eshte projektuar dhe ndertuar ky tren , ne Vermosh , ne Viçidoll , ne Fush-Kruje …. po thuaje o gazetar leshi , eshte amerikan , kinez , japonez , evropian …..shkruani pa pike pergjegjesie dhe nuk e lexoni fare ate qe kini shkruar .

  • Proteste e perseritur!
    Kot qe e lexova. Humba kohen! Edhe une kerkova te gjej se ku eshte ndertuar ky tren, por e pamundur. Te tere i ka zene semundja epidemike vicidoli/lopapolli. Cfare semundje e shpifur! I ben gazetaret te afte per babalet…dhe per lajme leshi si ky me siper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *