Gattuso bie në kurth, thërret “Forca Inter” (VIDEO)

DITA Online

Genaro Gattuso po përgatitet për aventurën e tij më të re si trajner i Milan por një “surprizë” i është bërë nga dy gazetarë të “Le Lene”.

Gazetarët i kanë kërkuar teknikut që të thërrasë “Forca Milan” në gjuhën kineze por në të vërtetë ka rezultuar një kurth për ish-lojtarin e Milan.

Fjalët që Gattuso përsëriti në të vërtetë ishin “Forca Inter”, çka bëri që gazetarët t’ia plasnin të qeshurës.

Menjëherë sapo Gattuso e kuptoi se kishte rënë në kurth reagoi në mënyrën siç ai di të bëjë, i kapi me grushte e shqelma gazetarët.

Tekniku italian do të ulet në pankinë të dielën në ndeshjen ndaj Beneventos, ekipit të fundit në Seria A.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *