Gennaro Gattuso lirohet nga akuzat për trukim ndeshjesh. Gjykatësi i Cremona-s, Guido Salvini deklaroi se nuk ka asnjë provë ose fakt dyshues për ish-lojtarin e Milan-it. Gjithçka nisi në 17 Dhjetorin e vitit 2013 ku Gattuso u akuzua për përfshirjen në trukimin e disa sfidave. Nga ana tjetër 36-vjeçari ka insistuar gjatë gjithë kohës në pafajësinë e tij.
