Replikë me studiuesin Kamusella
Lexova shkrimin e studiuesit T. Kamusella, i cili në fund të nëntorit 2015 kishte vizituar vendin tonë. Nga mbresat e tij lindi sigurisht edhe artikulli që studiuesi shkroi në lidhje me Artin e Realizmit Socialist në Shqipëri. Një shkrim i shkurtër, konçiz – atë që do mundohem të kryej edhe unë – por aspak i saktë. E shkruaj këtë artikull si studiuese e Artit dhe nënvizoj menjëherë që jam dakort me studiuesin se diktatura ishte pjesë edhe tek format e artit, siç ka përmendur në shkrimin e tij rastin e skulpturave të skulptorit J. Paços. Shtoj akoma, që ka shumë artistë të tjerë – në çdo fushë të artit – që e vuajtën me vdekje, me burg pasionin e tyre artistik, të penës apo të këngës, të kinemasë apo të muzikës, të skulpturës apo të pikturës, të arkitekturës etj, etj. Por deri këtu pranoj kontekstin e diktaturës artistike. Analiza e veprave dhe konteksti i kompozimit të veprave të artit gjatë asaj periudhe akoma nuk është i plotë dhe sot e kësaj dite. Pra marr shkak dhe shtoj vëmendjen tek analiza e gabuar që lexova nga studiuesi, i cili shkruan që në fillim të artikullit këtë koncept fjalie – vini re:
“Arti socialist (komunist) ishte jo vetëm për të riprodhuar një pasqyrim të zmadhuar (dmth jo të vërtetë) të realitetit të ‘punës së popullit dhe përparimit të tij”
E Jo, i nderuar studiues. Në rradhë të parë; sot si dëshmitare e asaj periudhe dhe jo me rrobat e historianes së artit që kam si profesion, dëshmoj që piktura dhe skulptura shqiptare e periudhës në fjalë prezanton saktë atë që ne përjetuam, që do të thotë: një Punë Kolosale, gati e paparë, e një Populli të tërë, që mbas luftës, i varfër dhe me dëshirë të madhe filloi të rindërtojë Shqipërinë e djegur dhe të shkatërruar. Kjo punë kolosale u prezantua shumë denjësisht në artin figurativ shqiptar; ju kujtoj që pikërisht stili dhe kompozimi artistik janë i shkallës Avanguardistike Botërore. Aty ku ju shikoni artin” GAY” , pra tek piktura e Kokushtës, titulluar ” Duke mbërritur te lartësitë e dritës” (1981), që e komentoni kaq dobët dhe keq:
“Sugjerimi i homoerotizmit buron natyrshëm nga kjo pikturë duke sfiduar drejtpërdrejt dekoracionin ideologjik të komunizmit. A ka qenë piktori i vetëdijshëm për këtë që ka bërë? Është fat për të, që ndryshe nga nudot e Paços, Partia dështoi të dallonte në këtë kryevepër të Kokushtës një lojë dashurie midis gay-ve”…
unë shikoj gratë “lesbike” të pikturës së Renoirit apo të Cesanne, gjë që nuk është e vërtetë sigurisht, por e them me ironi. Avanguardia shkon përtej lesbikëve dhe gay-ve që përmendët për pikturën e Kokushtës, dhe ju garantoj të nderuar lexues që vepra e Kokushtës nuk mbartë asnjë thërrmije nënkuptimi GAY, përkundrazi. “Homoerotizmi” që studiuesi e lidh me ideologjinë dhe me dështimet e partisë për të kuptuar kryeveprën e gay- ve , i përgjigjem me llogjikën e historianes së artit, që do të thotë: populli jonë mbas çlirimit Përparoi – ndërkohë që ju nuk e quani kështu – u shkollua, sepse ishte analfabet dhe gruaja u bë e barabartë me burrin: këto përparime janë të parat në Historinë e Popullit Shqiptar! Nëse kjo nuk quhet Përparim, atëhere e kam gabim unë. Artistët tanë dinin fort mirë çfarë pikturonin dhe gdhendnin – edhe piktori Kokushta është i vetëdijshëm çfarë pikturon – JO GAY siç shkruani Ju- , por Baballarët tanë – babain tim fjala vjen, apo mijra baballarë që punuan mbi tela elektrikë e kudo. Arti i realizmit socialist shqiptar me teknikën e lartë dhe të sofistikuar të stilit, kompozimit, kontekstit mund të renditet pa asnjë lloj iluzioni në shkallën e artit europian.
Nga fillimi i 1900, Matisse dhe grupi Fauves, Picasso dhe Kubistët, Boccioni dhe Futuristët, Kandinskij dhe Ekspresionistët, Mondrian dhe Astratistët, Maleviç dhe Suprematizmi rus, Klee dhe Kostruktivizmi, Hopper dhe Realizmi Amerikan, Miro apo Dali dhe Surrealizmi, Guttuso dhe arti i Rindërtimit, Pollock e action painting, Diego Rivera dhe arti i Revolucionit Meksikan, Fontana dhe arti Informal … bënë të mundur në Shqipëri lindjen edhe të Artit të Realizmit Shqiptar.

Te pershendes zonje e NDERUAR!
Ka 25 vjet qe i gjithe REAKSIONI I ZI ANTISHQIPTAR,gjoja ne emer te luftes kunder (qe me DJALLEZI e emertojne “KOMUNIZEM) SOCIALIZMIT,po baltosin,rrenojne dhe shpifin kunder HISTORISE,HERONJVE dhe ARRITJEVE reale te popullit shqiptar!
E bejne kete se per 25 vjet kane DESHTUAR qe t’i ballafaqohen SOCIALIZMIT me realizime me te mira se ai sistem dhe ne vend te tyre tentojne te terheqin vemendjen me FELLIQESIRA si e kalemxhiut fashist Kamusella!
E meritonte pergjigjen tuaj ky palo kalemxhi i paguar se ne Shqiperi kane HESHTUR IDEALISTET,TRIMAT e llojit Avni Rustemi dhe MIGJENI qe me menyrat e veta i bene radiografine SUNDIMIT SATRAP te Zogollit!
Per 25 vjet duhet te ishte ndertuar nga e para ne shkretetire nje shtet i ri si Shqiperia e jo ta linte shqiptarin akoma te MJERE, qe as BUKEN E GOJES nuk siguron!
Ky eshte shkaku pse TMERROHEN edhe ambasadoret e huaj sa here del ne skene fotografia e ENVER HOXHES!
Pa le atehere kur ai BURRE I MADH SHTETI ishte ne krye te Shqiperise,me nje USHTRI TE FUQISHME qe u derdhte plumbin ne goje cdo agresori qe do tentonte te na sulmonte!
Jo,derdellitin sot zagaret e kapitalit dhe kelyshet e ballit e zogut,se Shqiperine atehere nuk e kishte ne refene asnjeri!!
Po ju,more felliqesira ju TMERRON edhe sot vetem fotografia e tij, qe ka 30 vjet qe ka vdekur e jo me kur ishte gjalle, qe as GUXONIT te mendonit per te na sulmuar,se do linit kockat varur neper peme!!!
Zoti moderator!
Ne se edhe ti je nga ata qe te tmerron fotografia e ENVER HOXHES,mos e boto komentin tim!!
DIELLI NUK MBULOHET ME SHOSHE-thote populli!
Bravo autorja… Pergezime…
Qe Kokushta ishte gay kjo dihet. Po edhe ti o Kesiana nuk u merrke vesh mire se cfare je, historiane arti, apo apologjete e shkarravinave socrealiste te 45 vjeteve te deshtuara ne cdo fushe ku iluzionet u morren per te verteta dhe endrrat per realitet.
Ore shahist debil nga e gjete Kokushten gay ti.
Artikull shume i sakte, gjithfare fabrikacionesh e spekullimesh per te mohuar cdo perparim
qe u be nga populli yne me shume mund e pune, per nje periudhe te gjate 40 vjecare dhe ne te gjithe sektoret …
Ate periudhe mund ta krahasonim pa asnje medyshje me “epoken e Rilindjes italiane” ne Shqiperi.
Faleminderit zonja Lekbello qe shkrojte kete artikull. Kur e lexova kete “studiuesin” Kamusella mendova qe as e kishte haberin se kush ishte ARTI i realizmit socialist. Pale na i beri baballaret tane qe punuan edhe – gay . More burre ku te shpie mushka – i thashe, – mos je vete gay dhe te duken te tjeret gay?
Te lumte moj zonja Lekbello, ke folur edhe ne emrin tim, dhe mendoj ne emrin e te VERTETES. Suksese dhe vazhdo keshtu e sakt dhe e forte.
Artikull i larte dhe replike e drejt.
Nga periudha e Enverit vetem te keqiat fliten, po te mira nuk patem?
Tani e kishte radhen edhe Arti figurativ, mbas gay-ve cfare do te na dali?
Rilindja Shqipetare do te mbahet mend! Suksese zonja Lekbello. Bravo!