Nga Burreli ku po vazhdojnë punimet e projektit për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se edhe Dibra e Kukësi do të kenë pikat e tyre fundore të trajtimit të mbetjeve falë projekteve të përbashkëta me Bashkimin Europian.
E shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Matit Agron Malaj në inspektimin e projektit të rehabilimit të venddepozitimit tridhjetë vjeçar në Burrel, Kumbaro tha se me projektin e ri do të plotësohet i gjithë territori me pika fundore të depozitimit të mbetjeve, sipas standardeve.
“Me punën që ka bërë bashkia gjithë ky mal i tmerrshëm me plehra, i cili ka qenë një ndotje kancerogjene, helmuese për gjithë qytetin, ka marrë fund. Po mbillet me pemë dhe po i japim zgjidhje menaxhimit të mbetjeve për vitet që vijnë derisa të kryhet investimi i madh me mbështetjen e Bashkimit Europian për krijimin e landfillit për qarkun e Dibrës dhe Kukësit. Jemi në rrugën e duhur, por edhe për t’i dhënë qytetarëve shërbimin e duhur”, u shpreh Kumbaro.

Gjendjen e mëparshme të kësaj zone, kryebashkiaku i matit Agron Malaj e quajti masakër mjedisore.
“Në momentin që futëm skavatorët kishte gaz, lëndë helmuese. Këtu ka qenë një re e madhe tymi që përfshinte gjysmën e qytetit të Burrelit gjatë gjithë natës. Tani do të kthehet në fushë me pemë, në përfundim të projektit me 4,000 rrënjë pemë”, shpjegoi ai.
Gjatë vëzhgimit të ecurisë të punimeve, Kumbaro foli edhe për rëndësinë e ndarjes në burim të mbetjeve, si mënyra e vetme për uljen e vëllimit të tyre.
“Ne do të vazhdojmë të konsumojmë, por sa më shumë konsumojmë aq më shumë mbetje prodhojmë. Pyetja është: Ku do të shkojë gjithë ky volum mbetjesh? Nuk mund ta mbushim Shqipërinë me landfille. E vetmja mënyrë që të ulim volumin e mbetjeve është ndarja e mbetjeve në burim. Të gjitha bashkitë duhet të futen në këtë logjikë të menaxhimit të mbetjeve, të ndahen që tek qytetarët”, tha Mirela Kumbaro.
Ashtu si në Burrel, rehabilitimi i mbetjeve urbane nga venddepozitimet problematike dhe jo në përputhje me standardet është një projekt që po ndërmerret nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit edhe në Krujë, Përmet, Kukës dhe Libohovë.

Nuk duhet ti mbyllni vend depozitimet.Digjen?leshoje gazra helmues?e pastaj?te ndertoje inceleratore ,qe te na vjedhur edi rama?nuk e mesuar?Ka vjedhur 450 milioni euro deri me sot,ne vitin 2045.pak iu Duket?po’ vitin qe vjen ,ne 2046,sa do te vjedhe.Pra,rroni me plehrat,me tymin,me gazin,Jo me inceleratore me landfillde bashkekohore dhe te Sigurtà per shendetin Jo.Lini lulin dhe saliun me likemoniken tua administrojne.