Ditën e enjte në Kuvendin e Kosovës ka patur shumë tension, pasi u hodh gaz lotsjellës dhe më pas deputeti Albin Kurti ka qëlluar me vezë nënkryetatin e parlamentit.
Veprimi i Kurtit ka dërguar në spital dy deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliun.
Mësohet, se policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar, dhe pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtejshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.
Duke u bazuar në Kodin Penal në Kosovë, neni 120, i cili përcakton përkufizimet e shprehjeve të përdorura në kod, pika 38 saktëson se çka konsideron armë, ku edhe gazi hyn në kategorinë e armëve.
“Armë-çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë”, përcaktohet në Kodin Penal.

Po kur i perdor policia -shteti -kunder studenteve dhe popullit NUK quhen arme??
Kur i perdor shteti, kryeministrat quhen “burra shteti”…..
Prejeni dhe shiteni Kosoven se jeni me fat qe keni nje popull fatkqesisht ne nivle mjeran per te kuptuar pislleqet tuaja. Prandaj popujt lihen ne mjerim qe kur te hapin syte ne mengjes te mendojne per kafshaten e gojes dhe nuk e kuptojne se eshte pikerisht ” ajo politika e madhe qe nuk eshte per ta” qe i le ata te deshiruar per ate cope buke.
PERPARA VETEVENDOSJE,
NA BENI KRENAR QE JEMI SHQIPETAR.