Gaz lotsjellës në seancë? Plani i VV për pengesën e Demarkacionit

Dita

Vetëvendosje mendohet të ketë bërë përgatitje që me gaz lotsjellës të pengojë votimin e Demarkacionit, edhe pse dje, kundërshtimi i tyre u shfaq përmes disa kutive që mbartnin peticionin e qytetarëve kundër demarkacionit.

Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës thonë se futja e gazit lotsjellës nuk është diçka e pamundur, por shprehen se kanë marrë masa paraprake për mbarëvajtjen e seancës.

Javë më parë, Lëvizja Vetëvendosje ka futur gaz lotsjellës në Kuvend, është raportuar sot në media. Një deputet i Grupit të Pavarur të Deputetëve i ka treguar  gazetës ‘Insajderi’ se Grupi i Vetëvendosjes ka kërkuar nga grupi i Visar Ymerit që ta hidhnin sëbashku gazin lotsjellës, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Në një përgjigje të dhënë Gazetës Express, në Kuvend nuk hidhet poshtë mundësia e futjes së gazit lotsjellës.

Projektiligji i Demarkacionit ka dalë sot në Kuvend për t’u votuar në orën 11:00.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *