Gaz Paja padit shoqërinë e naftës

Dita

Aktori i Portokallisë, Gazmend Paja ka paditur dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës shoqërinë e naftës “Bolv-Oil” sh.a për mos shlyerje të detyrimeve që kjo kompani i detyrohej. Në bazë të padisë që aktori Paja ka bërë rezulton se kompania i detyrohet 12.000 euro. Gjithashtu ai kërkon edhe 46.000 euro si dëm të shkaktuar nga zgjedhja e parakohshme e kontratës.

Objekti i Padisë së Gazmend Pajës 1. Detyrim për pagimin e shumës 12.000 Euro, rrjedhur nga mospërmbushja e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit.

2. Detyrim për pagimin e shumës 46.000 Euro, si dem i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës si dhe kamatat Ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit te detyrimit. Ua, për një moment, menduam mos i ishte shkaktuar ndonjë dëmë Gazit, nga shpërthimet në Patos-Marinzë, meqë ka edhe origjinën andej, por jo, qenka çështje kontratash e reklamash dhe…lekësh.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *