Sipas marrëveshjes së djeshme, armëpushimi mes dy vendeve duhet të kishte përfunduar në orën 19.00, por mediat izraelite flasin për një zgjatje të këtij afati deri në mesnatën e sotme. Mbetet ende e rëndë situata, pasi raportimet e orëve të fundit flasin për mbi 1 mijë të vdekur. Vetëm gjatë ditës së sotme është bërë i mundur rekuperimi i trupave të pajetë, mbetur të bllokuar nën gërmadhat e bombardimeve.
Autoritetet në Gaza bëjnë të ditur se, mbi 100 trupa janë nxjerrë nga rrënojat ndërkohë që rreth 6 mijë palestinezë kanë mbetur të plagosur nga luftimet. Nga ana izraelite ndërkohë janë shënuar 2 civilë të vrarë, si dhe 3 ushtarë, duke arritur kështu në 40 e të vdekurve në rradhët e ushtrisë izraelite.
Megjithë apelet e nisura nga përfaqësuesit më të lartë të politikës botërore dhe 4 orët e zgjatura të armëpushimit, Izraeli nuk duket të ketë nisur të mendojë për pushim të aksionit kundër rebelëve të Hamas-it.
