Një denoncim i bërë që në dhjetor të vitit 2012-të!

redaktor

Që para dy vjetësh,
për të zgjuar shtetin,
neve kemi shkruar,
këtu për Beketin!

M’u këtu kam shkruar,
unë personalisht,
se si Kalivaçit,
po i bënte bisht!

Për të gjithë ata,
që s’para besojnë,
denoncimin tonë,
po e ribotojmë:

 

“Emrin ka Françesko,
mbiemrin Beketi,
nuk e dimë akoma,
Nanua ku e gjeti?!

E nxori nga mënga,
porsi asin maç,
e shpuri në Vjosë,
dhe në Kalivaç.

Shiritin e prenë,
Nano e Beket,
se Nanua do bëhet,
aty deputet.

Nanua ka dy shekuj,
që është harruar,
ndaj për Kalivaçin,
njeri s’është kujtuar!

As Sali Berisha,
s’e ka zënë në gojë,
kur superfuqi,
vendin prezantojë!

Jo në çdo drejtim,
më kupto-or mik,
vetëm në prodhimet,
në energjetikë!

Kalivaçi mbeti,
një mashtrim zgjedhor,
ndaj nuk thamë më kot,
mashtrim shekullor!

Krejt më ka habitur,
ky mashtrim i hershëm,
sepse Nanua njihet,
si zotni i ndershëm!

Dhe këtë binom,
e plotëson Beketi,
që u dogj për vete,
të bëjë dritë i shkreti!

“Unë -thotë mashtruesi,
aty punën sosa,
po hidrocentralin,
ma rrëmbeu Vjosa!

Pavarësisht se ndodhi,
kjo ngjarje tragjike,
aty prapë prodhohet,
dritë elektrike!…”

Le të thonë të gjithë,
nuk ka dritë në male,
kjo dritë e Beketit,
është… virtuale!

Është virtuale,
njeri s’e shikon,
s’e shikon dhe Frroku,
që nuk po Agon!

Bën reklamë Beketi,
tek Frroku përditë:
“Ne këtu prodhojmë,
energji dhe dritë!”

Po-mor-po-prodhohet,
por veç në gazetë,
se në Kalivaç,
s’ka dritë të vërtetë!

O zotni Beket,
shko një herë atje,
dhe s’ke për të gjetur,
as dhe një hale!”

 

Ja këto qenë vargjet,
për zotin Beket,
që i kemi shkruar,
këtu e tri vjet!

Si mashtrues kalibri,
ne e kemi nxjerrë,
po atij në këmbë,
nuk i hyri ferrë!

Dhe më pas kur çeli,
kanalin “Agon”,
kemi thënë-Beketi,
paratë po pastron!

Share This Article
4 Comments
  • Ah Z Duka ti shkruan e shkruan ben vargje te bukura ,nuk pyet çfare ngjyre kane keta te shkrete po te lutem mos , mos ma ngacmo Frokun se ai Mezi e ka gjetur shokun , shokun qe sjell drite per te varferin popull ndersa FROKU yne me tituj dhe grada ri cdo dite tek Fejzo na ben ben propaganda qe shkojne cift shume mire me Takun prezent qe neve humbem kaqe shume qe se kishim President . Shkrua Beni shkruaj bjeru qe te gjitheve se ne keta duam qe te flasin bukur dhe shume te shqetesuar qe popullin tone e kane varferuar vetem mos haroni se Fevzo , Tani edhe ai FROKU kaqe shume i shofin qe Fevzo dhe FROKU kane nje bos te vetem qe eshte
    K/ Maloku

  • E thane,e thane
    E paralajmeruan
    Por nje tufe makute
    Drejt tij vrapuan

    Cfare pati medja
    Bushtra dhe zagare
    vrapuan tek horri
    me sinjal te pare

    I mblodhi legenat
    Me nje fershellime
    E njeh bushtra zagarin
    dhe miza pekmezcine.

    Ne jemi ne maje
    Ju jeni ne grope
    Se i marrim rrogat
    Porsi ne Evrope

    Per ne Europa
    Nuk eshte enderr
    Per ne Europa
    Eshte realiteti

    Po nuk shkoi mali
    Tek Muhameti
    Vjen Europa
    Tek Bechetti.

    Para e madhe
    U ka zene syte
    Po fluturojne
    Me pras ne bythe

    Kane zene pellasin
    Ne cdo emisjon
    Katran Beccheti
    Po zbardhellon

    Duan ti presin
    Bishtin mafjoz
    Ta lene cipllak
    Si karagjoz

    Nder i mafiozit
    e ka lezetin
    kur pordhet e shumta
    Breket shqepin

    Kush mjalt e sheqer
    te sulltan Salepit
    Kujt i mbeti kopili
    I Padron Becchetit

    Tani o burra
    Kush mund te dale
    Se varka Becchetit
    Mbeti ne zall

  • o beno, te lumte pena
    tu ndricofte mendja
    si edhe kete here
    …………………………..
    na ishte nje shqiperi ,e varfer,por e paster e bujare,me dashuri e respekte per njeri tjetrin
    per jabanxhiun e mikun,per vellane e prinderit.
    me pyje e gjelberim pa droge, pa klandestin
    ku punohej toka
    ku degjohej traktori
    e autokombajna
    ku thonim miremengjes
    e naten e mire
    e qeshnim
    dhe kur ndanim edhe buken
    ne arre apo uzine
    ne miniera apo kombinate,
    tok e pasur me minieralet tona
    qe cante me eksportet
    e mbulonte bilancet e inporteteve
    por ja na erdhen nga bota
    te na mesonin e benim demokracine
    keta cakenjte tane politikane
    kriminele te pameshirshem
    e na dhane demokrazine,
    e na bene shkaterrimin
    e na vodhen pasurine
    e na plackiten thesarine
    e shperbene edhe njerine
    e bene qe te haje njeriu njerine
    sa keq per shqiperine
    na vodhen edhe dashurine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *