Gazeta prestigjioze gjermane: Serbia nuk e ka vendin në BE!

Leda Hysa

Të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të presin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit – Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Këto gjashtë vende duan të anëtarësohen në BE, por asnjëri nuk është vërtet i gatshëm për këtë, shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» (FAS). Se çfarë bën vaki kur BE pranon vende që nuk janë të gatshme, ka treguar shembulli i Rumanisë dhe Bullgarisë. Ato kanë hyrë në BE në vitin 2007, por ligji në këto vende nuk sundon ende si duhet. Në Rumani ka përpjekje për të kufizuar kompetencat e prokurorëve dhe gjykatësve.

Kudo në Ballkan, sipas «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung», shtete të ndryshme po kërkojnë ndikim – Rusia në Serbi, Turqia sidomos në Bosnjë, Kina gjithkund. Kriza e refugjatëve e viteve 2015/16 u ka treguar europianëve se Ballkani nuk gjendet në Azi, por në këtë kontinent.

«Shtetet e rajonit meritojnë përkrahje edhe më tutje, por integrimi i mëtutjeshëm i tyre në BE do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim: Maqedonia e Veriut ka një qeveri reformatore, e cila për ëndrrën europiane ka bërë kompromise të guximshme dhe madje e ka ndërruar edhe emrin e shtetit për t’i dhënë fund ngatërresës së vjetër me shtetin anëtar të BE-së, Greqinë. Fillimi i negociatave për anëtarësim do të ishte një mirënjohje e duhur për aq shumë guxim. Se ku çojnë negociatat në fund do të shihet. Ato gjithsesi do të zgjasin me vite», shkruan gazeta gjermane.

Sa i përket Serbisë, «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» nënvizon se ekonomikisht Serbia qëndron mirë, investitorët e huaj janë të kënaqur, buxheti është solid – dhe ndoshta Volkswagen së shpejti do të hapë një fabrikë të madhe në Serbi. Megjithatë, shkruan kjo gazetë, Serbia nuk është kandidat i përshtatshëm për t’u integruar në BE. Shumica e popullit serb prej vitesh deklarohet indiferente apo refuzuese ndaj BE-së. Ndërsa 84 për qind e njerëzve në Kosovë mbështesin BE-në, 83 për qind në Shqipëri dhe 59 për qind në Maqedoninë e Veriut, në Serbi janë vetëm 29 për qind.

Prej nga vjen ky refuzim? Nëse e pyetni presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai thotë se shumica e vendeve të BE-së e kanë pranuar Kosovën dhe kjo nuk shihet me sy të mirë nga popullsia serbe. Gazeta gjermane thotë se ky argument nuk mund të hidhet tërësisht poshtë për shkak se edhe gjermanët gjatë nuk e kanë pranuar si kufi vijën Oder-Neisse si kufi mes Gjermanisë dhe Polonisë. Por argumenti i Vuçiqit nuk mjafton për të shpjeguar qëndrimin anti-BE të shumë serbëve. Ndërsa Vuçiq thotë se dëshiron ta anëtarësojnë vendin në BE, në mediat që janë besnike ndaj tij çdo ditë zhvillohet fushatë sistematike kundër Europës. Si shembull «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» përmend televizionin «Pink», të cilin Vuçiq ka qejf t’i japë intervista dhe gazeta agresive bulevardeske «Informer». Të dyja këto media janë elemente përcaktuese të sundimit të Vuçiqit. Redaksitë e tyre furnizohen nga administratat tatimore, policia dhe shërbimet sekrete me material mbi gazetarët kritikë dhe opozitarët. Pasojnë fushata disajavore kundër viktimave. Shpesh materiali është i shpifur, por mjafton për dëmtimin e viktimave.

Kur nuk shpif kundër kundërshtarëve të Vuçiqit, «Informer» së paku njëherë në javë parashikon luftëra kundër Serbisë. Vazhdimisht Serbia infiltrohet nga agjentët shqiptarë. Kur u dogj Notre-Dame «Informer» shkroi me ton triumfalist se ky është ndëshkim nga zoti për shkak se Franca e ka pranuar Kosovën. Nëse i besoni kësaj gazete, atëherë BE është një shoqatë e miqve të shqiptarëve dhe lobit të homoseksualëve. Dhe synimi i tyre na qenkësh islamizimi i Europës. Po të mos e mbronin Serbinë Vuçiqi dhe Vladimir Putini, Serbia do të merrte fund, shkruan «Informer». Kjo gazetë në të vërtetë kërkon që Serbia të anëtarësohet në Federatën Ruse, jo në BE. Vuçiq e quan mik personale shefin e «Informer». Si është e mundur kjo? – pyet «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung». Njerëz të afërt me Vuçiqin thonë se duhet kuptuar këtë, sepse në Serbi ekziston një valë e madhe proruse dhe antiperëndimore, andaj nëse Vuçiqi nuk do ushqente këtë atmosferë, atëherë këtë do ta bënte dikush tjetër dhe kjo nuk do të ishte në interes të Europës.

«Po të ishte i vërtetë ky përshkrim, atëherë natyrisht do të ishte argument vendimtar kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Përse t’i dhurojë BE participim politik një shteti në të cilin urrejtja kundër BE-së është instrument për sigurimin e pushtetit? Kush dëshiron ta pranojë Serbinë në BE, duhet ta di se me të do të hynte një Hungari tjetër në BE. Një shtet në të cilin me urrejtje ndaj BE-së fitohen edhe zgjedhje. Një anëtar i tillë do të dobësonte BE-në. Prandaj duhet thënë: Serbia është pjesë e Europës, por nuk e ka vendin në Bashkimin Europian. Së paku jo sot dhe jo nesër», përfundon «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung».

Në shkrimin e «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» si vend që meriton të fillojë negociatat për hyrje në BE përmendet vetëm Maqedonia e Veriut. Vitin e kaluar BE shtyu fillimin e negociatave me Maqedoninë e atëhershme dhe me Shqipërinë dhe të dy vendet u ngushëlluan me premtimin se vendimi për çeljen e negociatave do të merrej në qershor 2019. Qeveria në Shkup në 12 muajt e fundit ka punuar mjaft dhe e ka zgjidhur konfliktin për emrin me Greqinë. Në Shqipëri është shënuar regres. Qeverisja e keqe, e shoqëruar me dyshime për korrupsion e skandale të tjera, një kryeministër që i është bashkuar Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit për të ndryshuar kufijtë e Kosovës, një opozitë e diskredituar që me gjeste pijaneci djeg mandatet për shkak të humbjes në zgjedhje – të gjitha këto e kanë kthyer Shqipërinë në vend problematik. Ky është edhe një kapitull i ri në tragjedinë e gjatë të tranzicionit shqiptar. Andaj mediat prestigjioze europiane nuk e përmendin fare Shqipërinë si vend që meriton të fillojë negociatat për hyrje në BE. Edi e Luli, pra Rama e Basha mund të vazhdojnë orgjinë e akuzave dhe kundërakuzave./ dialogplus

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • NATYRISHT, SEPSE SERBIA KA DEKLARUAR SE DO TE JETE PJESE E PARADES USHTARAKE ME RASTIN E DITES SE FITORJES MBI FASHIZMIN NE MOSKE, NE SHESHIN E KUQ ME FTESE TE POSACME TE PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN ME 9 MAJ,

    Ne dallim nga:

    Te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Bllokut Lindor qe kane refuzuar me kohe pjesmarrjen ne kete festim duke e argumentuar 9 majin si Daten e “pushtimit” te vendeve te tyre nga MURTAJA bolshevike staliniste per 50 vjet me radhe dersa u “cliruan” perfundimisht kur ra Muri i Berlinit.

    KU ESHTE SHQYPNIA NE KETE DEBAT?

    Une per vete them se:

    ATJE KU ISHTE NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT SI “MESALLA ME DY FAQE”

  • Ky gazerar nuk tregon se ku eshte Shqiperia apo ballkani perendimor.Por tregon se ku eshte Bashkimi evropian.Tregon sa probleme kane ne evrope.Me kete mentalitet qe kane vetem shperberja i pret.Tramp mua nuk me pelqen po ca gjera i ka thene sic duhet sidomos per evropen.

  • Putini e pyeti Edvinin:

    SI TE POROSIS DITE ME DIELL ME 9 MAJ, DITEN E FITORJES MBI FASHIZMEN SE KEMI FTUAR SHUME DELEGACIONE ANTIFASHISTE NGA BOTA PER INAT TE BE-SE?

    Edvini ja ktheu:

    Ja se te dergoj Lali Erin tim me videot e tij se ben mrekullira me filmimet e tij famoze alla “dopolavoro fashiste”.

  • Komplimente Gazetes Dita per konkluzionin!
    Edi Ramuti i eshte bashkuar Vucicit, dhe Basha i eshte bashkuar Rusise.
    Te dy jane ne nje kamp, ate te grabitjes dhe rrenimit te SHqiperise. Njeri po vazhdon grabitjen, tjetri kerkon te rrjepe dicka ndersa e shtyn drejt humneres.
    Maskarenj qe duhen ndeshkuar publikisht.
    Lincimi publik, vetem ky e zgjidh kete katastrofe historike. Ketij lincimi duhet ti bashkojme dhe gjyqesorin. Te gjithe gjyqtare dhe prokurore jane bashkepunetore ne krim me politiken.
    Shtet kriminel qe jo me larg se dje miratoi koncesionin me te fundit ne shendetesi.
    Plera Ramut shfrytezon mjegullen qe perhap opozita te vazhdoje vjedhjen e permasave katastrofike qe po i ben popullit dhe ekonomise shqiptare.
    Populli fle gjume dhe merret me batutat. E pafalshme

  • Nuk po cudeitemi me keto lajme i dime prej kohesh .Konkretisht poitikanet si opozite dhe mazhorance nuk e duan Shqiperine ne BE .Nuk e durojne diktatin dhe transparencen e ligjit te BE:As edhe nje detyre shtepie nuk kane bere ,qe ja ka lene per ti bere Brukseli. Ketu ka pendime per Rumanine dhe Bullgarine ,qofte edhe Hungarine . Por po te krahasohemi ne me to eshte si nata me diten . Ne akoma edhe se kane kaluar 29 vite nga renia e murit te berlinit ne i shkelim me kembe pronat . Ne shkelim me kembe kushtetuten diten per diell ,nenin 181 te saj ,posacerisht per pronat .Jemi i vetmi vend ,qe kerkojme “Integrimin ” me kooperativa bujqesore e me ligje 7501 .Por keta mazllumet e babezitur te ketij tranzicioi post komunist ,nuk e kuptojne akoma qe shqiperia eshte ne NATO ??E cuditshme ,ose ne rast te kundert bota e tera qenka dhjere .??..Paskemi qene popull i pjerdhur e frkacak ,mbi te gjitha budalla ,per ti qeruar dhe per ti shpene perpara ligjit keta zybere hajdute ,e te japin llogari , si cecua me picak.

    • Serbet shtet dinjitoz?

      sepse:

      Nga GDP-ja per fryme te popullates Serbia ndodhet me poshte se Shqypnia dhe GDP-ja mat shkallen e dinjitetit te cdo popullit,

      Nga ana tjeter:

      Historikisht serbet si shtet kane qene te pabese dhe kane dale gjithnje te mundur dhe jane larguar me bisht ne shale nga fusha e betjes edhe nga Austrohungaria ne Luften e Pare, edhe nga Bullgaia ne Luften Ballkanike kur sulmuan bullgaret pas shpine ne nje kohe qe Luftonin ne dy fronte me turqit dhe gjermanet ne Luften e Dyte Boterore ishin duke i zhdukur si race po te mos ishte Stalini, te ciln gjithashtu e tradhetuan me Gjergj Dimitrovin per Federaten ballkanike te Titos, tani jane lidhur bythe e breke me Putinin, duke i meshuar Atifashizmit dhe Bolshevizmes njesoj si fanatiket e Enverit ne Shqypni, nderkohe qe po keta serbe komuniste po qajne dhe duan te antarsohen ne BE si nje shtet pa piken e dinjitetit,

      Njashtu:

      Sic ishte Shteti Karagjoz i Enverit ne kohen e Qepes te Partise se Punes

      CFARE MUT DINJITET KOMUNIST ESHTE KY I SERBEVE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *