Danas, e cila është ndër mediat e rralla serbe që nuk është vegël e Aleksandër Vuçiçit, raporton, bazuar në burime diplomatike se javë më parë është intervistuar nga Gjykata Speciale presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Express.
Siç shkruan ‘Danas’, kur të gjithë në Kosovë po pyesnin se ku është zhdukur Hashim Thaçi dhe po spekulonin se ‘në mënyrë sekrete ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”, ai ka qenë duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Tribunalin e Hagës.
E për këtë çështje Prokuroria Speciale nuk ka pranuar të jap ndonjë përgjigje.
“Prokuroria Speciale nuk ka pranuar të deklarohet rreth asaj se ku ndodhej Hashim Thaçi gjatë ‘pushimeve’, kur të gjithë mediat në gjuhën shqipe spekulonin se ‘po nënshkruan në mënyrë sekrete një marrëveshje me Serbinë”. Ai ishte duke dëshmuar në mënyrë të fshehur në Hagë, bazuar në burimet diplomatike perëndimore. Gjithashtu ne nuk kemi marrë përgjigje për shqetësimet e disa gjyqtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët kanë thënë se nuk do të vazhdojnë të mbështesin punën e Dhomave të Specializuara për Krime Lufte ”, thuhet në këtë shkrim, transmeton Gazeta Express.
Në këtë shkrim përmendet edhe fakti që në raportin e Dick Martyt, Thaçi konsiderohet si një nga ‘drejtuesit më të rrezikshëm të UÇK-së’.
Ndërkohe Presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk ka marrë ftesë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet ftesës nëse një e tillë do të nisej në adresë të tij.
Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar lajmin e publikuar në mediet serbe se javë më parë ai është intervistuar nga Gjykata Speciale. Lajmi i tillë, i botuar në ‘Novosti’ bazuar në burime diplomatike, është quajtur ‘shpifje’ nga i pari i Kosovës.
“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe”, shkruan Thaçi në Facebook.
Po Thaçi, është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet një ftesë të mundshme të kësaj Gjykate.
“Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, shtoi ai.
Ai e ka quajtur të dinjitetshme luftën e UÇK-së.
v.l/Dita

Eshte fat i keq i popullit shqiptar dhe i shqiptareve se as mediat e Beogradit nuk jane me anti shqiptare se mediet e “Republikes” se Kosoves, me te cilat udheheqin dhe menaxhojne bij e bija udbashash “shqiptare”… te cilat siç e ushqenin Serbine e Jugosllavine me “shqiptarizem” tash po i ushqejne po me “shqiptarizma” te gjithe nderkombetaret pushtues e poshterues te shqiptareve e te Shqiperise, ne veçanti gjykatet nderkombetare anti UÇK… Ato medie me shume i gezohen e i duartrokasin linçimit te luftes shqiptare te UÇK nga Serbia dhe gjykatat nderkombwtare sesa luftes per liri e bashkim shqiptar…
Paçin faqen e zeze!
DRENICA E KUQE