Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilit do t’i dorëzojë një mesazh të presidentit rus Vladimir Putin, që ka të bëjë me Kosovën.
Ambasadori rus, të hënën për herë të parë do ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Gazeta serbe “Blic” shkruan se “Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiçit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”.
“Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”, shkruan gazeta.
Nga fillimi i karrierës së tij diplomatike, ambasadori i ri rus Kharchenko ka qenë i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kurse më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
j.l./ dita

E ja q..robt ksaj pune.Cohet Putini nga Rusia i con telegram Vucicit nga Serbia ca te bej me Dardanine.Sikur ti shkruaj telegram Likja presidentit te Azerbajchanit se cfare te beje me Nagorni-Karabakun.
Dje asht dhane tellalli.Sot,ku po asht mesazhi.