Gazeta serbe/ SHBA-të të tronditura nga autoritarizmi i Vuçiç dhe të impresionuar nga demokracia e Kurtit

Edlira Shehu

Gazeta Serbe “Danas” ka shkruar ditën e sotme një artikull për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e SHBA. Një përfaqësues jozyrtar i qarqeve Diplomatike në Uashington i tha media serbe se: “Në Uashington, ata janë të impresionuar nga demokracia e Kurtit”, dhe nga ana tjetër, “të tronditur nga autoritarizmi i Vuçiç”.

Në artikull thuhet se presidenti i Serbisë kritikohet nga amerikanët për mungesën e sensit të dialogut me kundërshtarët politikë dhe kontrollin e tepruar mbi mediat.

Sa i përket Kurtit, ai përflitet se gëzon mbështetjen e SHBA dhe shumë segmenteve të tjera politike, megjithatë konsiderohet bashkëbisedues më i pakëndshëm me SHBA se paraardhësi i tij Avdullah Hoti.  Në atë kontekst, theksohet se “Kurti dëshiron atë që përfaqëson administrata e Biden – që Kosova të marrë njohje nga Serbia”.

Burimi i medias serbe shpjegon se Amerika pret që Kurti të zbatojë reformat e premtuara, “veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit”.

 

e.sh/Dita

Share This Article
7 Comments
  • Moss. Si è thane kete per Albinin? Po ai ishte antiamerikan, islamist, spiun i serbeve, provincial, aguridh e populist. Ai dhe Vjosa padyshim. Ai takonte Berishen dhe Meten more. Po ai ia la ngritur edhe kumanarit tone more. Apo injorant ne ekonomi. Kosova rritet me 8% sivjet po Albini eshte injorant. Po po i ziu Mero thuaj qe i iku mundi dem.

    • Berat te lutem mos pi me..me kte raki qe pi ti, i thua dhe vellait te qifsha motren…!Albini jot do apo nuk do, do ta heqi vallen si e mesojn ustallaret e shtepise se bardhe…!

  • Pity …

    Sinqerisht , do ishja shume Iumtur dhe I gezuar te kishim ketu ne Shqiperi nje si Albin Kurti kryeminister ne Shqiperi.

  • Me sa duket SHBA nuk ka qejf servilet por ata qe i thone gjerat troc si Albin patrioti.
    Servilet Amerika i do sa te mbaroje ca pune por pastaj i shpall nongrata si Saliun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *