Gazeta turke: Ja prova që Erdogan ka financuar ISIS

Dita

Dalin prova të reja pqë bashkëpunimin e shtetit turk me xhihadistët islamikë të IS. Këtë radhë nuk është Rusia që hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë së Erdogan. Gazeta turke opozitare “Cumhuriyet” ka prva të bashkëpunimit të qeverisë turke me IS. Sipas disa përgjimeve telefonike të nëntorit të 2014, vërtetohet hyrja e pjesëtarëve të Shtetit Islamik në Turqi.

Në telefonatat e zbardhura nga gazeta turke dëgjohen disa zyrtarë teksa diskutojnë me Mustafa Demir në mënyrë miqësore. Demir është një xhihadist turk i konsideruar “përgjegjësi i menaxhimit të kufirit turko-sirian për llogari të IS”.

Jo vetëm kaq. Audiot dhe bisedat e zbardhura lënë të kuptosh kontaktet e shpeshta mes palëve që kanë lejuar kalimin e luftëtarev xhihadistë për në Siri dhe materialeve eksplozive që janë përdorur nga xhihadistët, për të kryer më pas sulme pikërisht në Turqi.

“Kanë menaxhuar kufirin me një emir të IS”, ky ka qenë kryelajmi i Cumhuriyet. Është pikërisht drejtori dhe kryeredaktori i kësaj gazete që u dënuan me burg para tre muajsh. Ata u burgosën pasi nxorrën zbuluar disa shkëmbime tregtare mes Turqisë dhe IS.

Share This Article
2 Comments
  • Kete e di e gjithe bota , qe Turqia ka financuar ISIS . Nga kampet e saj te stervitjes , kane kaluar tere mjekerqelburit e Shqiperise , Kosoves , Bosnjes dhe islamiket e Evropes . Turqia , nje vend fondamentalist islamik , qe qeveriset nga nje imam , si Erdogani .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *