FOTOT / Gazeta zvicerane NZZ: Ja pse u ngrit futbolli në Shqipëri

Dita

“Disa sheshe me bar artificial, projektor të kohëve të fundit, por shumë angazhime: Kështu futbolli shqiptar përjetoi ngritje falë strukturave të reja, lojtarëve dhe trajnerit nga jashtë shtetit dhe entuziazmit tejet të madh”.

Kështu NZZ ose “Noje Cyrher Cajtung” (Neue Zürcher Zeitung), e përditshmja më autoritare zvicerane, me një histori që daton nga viti 1780, tirazh prej 137 mijë kopjesh, ka botuar një fotoreportazh mjaft kuptimplotë të Kristof Rukstul-it (Christoph Ruckstuhl) në numrin e 16 tetorit 2015.

Suksesi i fundit i përfaqësues shqiptare i ka ngritur pikët futbollit shqiptar. Madje, reklamën më të mirë e bën kjo gazetë me 13 fotot që flasin dhe diçiturat kuptimplote se sa mediet sportive shqiptare.

Madje zbulon një dukuri evropiane në Durrës, ku është ndërtuar qysh prej 5 vjetësh një impiant i ndriçuar për stërvitjen e fëmijëve. Ja fotot dhe tekstet e tyre në NZZ. / TH. M/DITA

 

kukeli
Lojtar i FC Z Cyrihut Burim Kukeli u rrit në Olten dhe ka pjesë në suksesin e ekipit kombëtar shqiptar.

 

kalamaj
Edhe në Shqipëri kjo pamje është e rrallë. Sepse vështirë që fëmijët të luajnë në rrugë, shoqata e futbollit duhet të kërkojë një bazë të gjerë dhe të fusë futbollin në shkolla.
kalama blu
Stërvitje nën projektorë – për fëmijët në Shqipëri nuk ka qenë e natyrshme. Ky impiant në Durrës ishte i pari në vend dhe u krijua vetëm pesë vjet më parë.

 

sh kalama blu
Federata Shqiptare e Futbollit ka shumë për të investuar në terren artificial si ky në KF Teuta Durrës nga – nga klubet dhe bashkitë vjen pak mbështetje
naten kalamaj
Stërvitja e fëmijëve dhe të rinjve në KF Durrës është intensive dhe shkakton etje.
trajnera
Dëshmitari i së sotmes dhe garantuesi i së ardhmes: Kristaq Toçi (majtas) njeh historinë dhe problemet e futbollit shqiptar, Dritan Babamusta e sjell si koordinator për moshat e reja.
xhaka
Një potencial për ekipet shqiptare janë fëmijët e emigrantëve. Si Burim Kukeli ose Taulant Xhaka, vëllai i Granitit, mesfushorit të kombëtares zvicerane, janë edhe tetë të tjerë me sfond zviceran.
himni
Shqiponjë me dy koka dhe shtetësi e dyfishtë: Burim Kukeli (i 5i nga e djathta), Amir Abrashi (i 3-i nga e djathta) dhe Shkëlzen Gashi (i 2-ti nga e djathta) para ndeshjes kundër Serbisë në Elbasan.

cikalleshi

tifoza
Turma entuziaste e Elbasanit është e zhgënjyer me rezultatin 0:2 kundër Serbisë, por duhej festuar tri ditë më vonë, pas fitores në Armeni për t’u kualifikuar në kampionatin evropian më në fund.
gani
Gianni De Biasi nuk ka rekrutuar vetëm lojtarë nga jashtë, por ka nxitur shpirtin e lojës si skuadër dhe ambiciet. Trajneri nga veriu i Italisë është lideri i kësaj përfaqësueseje të suksesshme shqiptare.
pallat
Banorët vendas të “Elbasan Arena” kanë një vend në rreshtin e parë në ndeshjen kundër Serbisë – në qershor të vitit të ardhshëm ata mund të ulen në dhomë dhe të shikojnë ekipin shqiptar në kampionatin evropian në Francë.
rraklli
Një njeri si ai, me t’u kthyer në futbollin shqiptar është i vetëdijshëm: Altin Rraklli ishte një sulmues gjaknxehtë në SC Freiburg dhe në ekipin kombëtar, tani ai sjell përvojën e tij në federatë, aktualisht është trajner i femrave.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *