Gazeta zviceriane: Kurti synoi t’i japë fund klientelizmit

Leda Hysa

Gazeta zvicerane thekson se Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi, i cili konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e shtetit.

Në numrin e së shtunës gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka hapur rrugën për krijimin e qeverisë së re.

Gjykatësit thanë se presidenti Hashim Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën kur në fund të prillit me dekret ngarkoi partinë e dytë për themelimin e qeverisë. Partia e Kurtit nuk propozoi një kandidat të ri për kryeministër dhe kërkoi zgjedhje. Në rast zgjedhjesh Kurti ka shanse të mira të rrisë përkrahjen. Pakënaqësia te populli pas rrëzimit të qeverisë ishte e madhe, shkruan gazeta zvicerane. Tani i është hapur rruga LDK-së, partneres së deritanishme të Kurtit, për të themeluar qeverinë.

“Neue Zürcher Zeitung” thekson se konflikti mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi u ashpërsua pasi Thaçi dhe LDK së bashku u angazhuan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë. Në gjendje të jashtëzakonshme Thaçi do të kishte kompetenca shtesë. Gazeta thekson se Thaçi i përket establishmentit që dominon politikën e Kosovës që nga lufta dhe konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e vendit.

Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Albin Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit dhe të fillojë reforma të thella.

Suksesi i Kurtit në zgjedhjet e tetorit tregoi se kosovarët janë neveritur me elitat e vjetra. Kurti është politikan karizmatik, i cili demonstron një vetëbesim ndaj fuqive mbrojtëse perëndimore. Në luftën interne për pushtet Washingtoni përkrah hapur Thaçin, të cilit i beson më shumë se Kurtit se do të arrijë një kompromis me Serbinë. Në vitin 2018 Thaçi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq hodhën në opinion idenë kontraverse të shkëmbimit të territoreve. Siç zbuloi këtë javë platforma hulumtuese BIRN qeveria e Kosovës pagoi madje një zyrë në Paris për të propaganduar idenë e prekjes së kufijve.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Kam shume qejf ,kete artikull te gazetes zvicerane ta lexoje shef i gazetes TEMA te Mero Kelbazes ,qe e masakroi kete kurtin .Si servili Edi Rames qe eshte .Jam i sigurt qe partia e z Kurti do e risi reputacionin me shume ne te ardhmen .Dhe une e mendoj per kete rast se nuk humbi z Kurti si person ,por humbi interesi i mbare popullit te Kosoves ,per mos ndeshkimin e te korruptuareve .

  • Kjo mender gazeta zvicerjane e blere me parate e ndonje futbollisti idjot kosopvar besimtar tek allahu ashtu si tere kamikazet be Kurtit te na rroje ose rruaje per vere se nuk arrin te kuptoje fjalen Klientalizem e nepotizem ne nje vend 20 vjet pa shtet ku ky xhihadisti Kurti ka qene pjese e kesaj politike alabakesh nacionalite mesjetare per te bashkuar malet,gurore ,fushat kenete,e grate me shqiptaret ose te kene dy gra…Fakti qe dhe ky muxhahedini Kurti kerkon te duket i ‘RI’ se ka kthyer xhaketen tere mashtrimet i ben me dogmen ‘levizja e lire’ qe eshte teori antishqiptare per ti perzene tere kosovaret nga trojet e tyre si ne kohen e mareshallit TITO….Jo vetem nuk ka idene e nocionit shtet imagjino pastaj te fjales demokraci e togfjaleshit ‘Demokraci parlamentare’ kur si idjot me 25 perqind edhe kur nuk ka votbesimin e shumices parlamentare me 25 perqind do te rrije ne pushtet e nuki ka shtet ta terheqe zvarre e rrase ne burg e gjykohet edhe per vepra te renda penale kryer ne teritorin e nje vendi tjeter me shtet te permbysur e ne duar te SSS- Serb Salise,Skraparlli Mutit e SUrels Ramutit

  • NDERSA SKLLAVOPRONARET AMERIKAN DHE UROPIAN, NUK LANE GURE PA LEVIZUR QE TE VAZHDONTE SISTEMI I KORRUPSIONIT QE NGRITEN NE KOSOVE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *