Vërejmë me shqetësim, zhvillimet e fundit në tregun mediatik dhe atë gazetaresk në Gjirokastër, ku ne si media që na vlerëson publiku i gjerë falë audiencës që kemi, po ndeshemi me një agresion nga një grusht gazetarësh përfaqësues të mediave qëndrore. Unë si pronar i Alpo Media ku përfshihet RTV ALPO, jam përpjekur të jem kontribues me të gjitha mënyrat, publikut tim të nderuar duke i shërbyer për 24 orë dhe gjithmonë kam qenë jam dhe do të jem, korrekt. Dua të përcaktoj disa pika të cilat kërkoj t’i bëj publike me gazetën tuaj të nderuar me një audiencë të gjerë lexueshmërie. Kam qenë i sulmuar nga qeveria e para 23 qershorit tërësisht për shkaqe politike, pasi linja ime editoriale në lajmet e medias time, binte ndesh me interesat e qeverisë së atëhershme. Jam sulmuar sistematikisht nga organet publike që kanë qenë nën kontrollin e rreptë partiak të ish qeverisë ndonëse aktiviteti im, ka qenë tërësisht konform rregullave dhe shtetit të së drejtës. Ndërprerja e energjisë elektrike dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve nga ana e përfaqëesuesve të PD në pikën e transmetimit, ishte kulmi i hakmarrjes nga ish partia në pushtet gjë që mua më shkaktoi dëme ekonomike si pasojë e mos mbulimit të transmetimit në Gjirokastër duke lënë kështu në mes, kontratat me bizneset reklamuese në median që unë kam. Ky veprim abuziv në dëmin tim, u mbështet nga një grusht gazetarësh të lidhur me pushtetin e para 23 qershorit, por që përfaqësojnë media prestigjoze oponente me qeverinë si News 24, Vizion Plus, Top Channel, Ora News. Këta gazetarë, ende edhe sot e kësaj dite, bëhen promotorë të lëvizjeve ndaj medias sime duke aplikuar lloj-lloj mënyrash intrigante. Konkretisht, duke qenë se kanë për pasuri, abuzivizmin, inercinë për të sulmuar, xhelozinë, propagandën e gënjeshtër dhe intrigën, ky grusht gazetarësh, diktuan tre muaj më parë, zgjedhjet e Unionit të Gazetarëve duke krijuar një union tërësisht për interesat e tyre dhe jo të të gjithë gazetarëve. Në zgjedhjet e Unionit të Gazetarëve të Gjirokastrës të zhvilluar në korrik të këtij viti, me prezencën edhe të kreut qëndror Aleksandër Cipa, janë përjashtuar nga votimi, më shumë se gjysma e anëtarëve të këtij unioni, mes të cilëve edhe krejt stafi i gazetarëve të medias sime, duke shkelur haptazi, parimin e zgjedhjes dhe të drejtës për t’u zgjedhur e cilësuar në nenet e statutit të Unionit të Gazetarëve. Nuk u la konkurrenca e lirë por u diktua vetëm një kandidat për kryetar të unionit, i cili është në konflikt të hapur interesi, pasi ka qenë pjesë dhe është ende pjesë e administratës publike dhe mban një post drejtues në një parti pjesë e koalicionit humbës në 23 qershor. Duke ardhur tek zhvillimet e ditëve të fundit, vërrej se ky grusht gazetarësh, po sulmon sistematikisht dhe nuk lejon në aktivitete të ndryshme publike, prezencën e gazetarëve dhe operatorëve të medias sime duke i sulmuar fizikisht dhe verbalisht cka është e papranueshme dhe kundër parimeve të barazisë dhe raportimit mediatik. Shumë herë Unioni i Gazetarëve të Gjirokastrës, ka dalë hapur në mbrojtje të abuzivizmit mediatik dhe kundër interesave të vetë gazetarëve dhe medias pa asnjë bazë ligjore dhe tërësisht me deklarata arrogante. Provokimet ndaj meje personalisht dhe ndaj medias sime, janë bërë të përditshme ndërkohë që unë nuk kam rënë pre e tyre. Kërkoj nga gazeta juaj, që ky shqetësim të përcillet për lexuesit e Gjirokastrës dhe mbarë Shqipërisë, për t’u njohuir me “cudirat” e një grushti gazetarësh në Gjirokastër që dalin mbi shumicën duke abuzuar jo thjesht me detyrën e tyre, por edhe me stacionet që ata përfaqësojnë.
*Pronar i AlpoMedia. Gjirokastër.

Ka thene te verteten telua me kete shkrim. gazetaret ne gjirokaster jane vegla te njerit apo tjetrit dhe shum prej tyre si ilir lluri, lush serjani me shkoll partie, kristina fidhi eri baco etj jane te gjithe nje prerje dhe bosht i te keqes. turp per ta, injorim dhe perbuzje ptuuuuuuuuuuuuuuuuu
Kurse ti duhet te jesh Milua ose ndonje tjeter nga fisi qe nuk keni perfunduar shkollen fillore akoma. Si guxon te njesoje veten nje pronar televizioni dhe familja e tij me gazetaret? Turp!
Hahahahaha…, kam qeshur me lot me kete koment. Nje pronar televizioni, qe pretendon se ka audience, qahet se po e sulmojne. O pika! Hapu dheeeeeeeeeeee! Shko mbytur o mjeran dhe mos bej komente te tilla se behesh qesharak.
telnis skuqi eshte turpi i ATSH dhe po cuditem si ri ai aty ne pun ku ben politiken e PD akoma ky maskara,
Kush eshte ky “sedati” qe perdor emrin tim si placke lufte. Me siguri do jete Teloja, trimi i vonuar, i cili disa dite me pare kercenoj familjen time dhe sot thote se ky gjest nuk ka ndodhur.
E dyta. C’lidhje nga politika ne profesionin tim. E kam per nder te jep i PD, si ndihem krenar qe punoj per ATSH. Profesionin tim kurre nuk e kam ngaterruar me bindjen e mia politike.
Po ti Telo, cfare ke bere 8 vitet e fundit. Biznesin tend e ke copetuar per te mos paguajtur taksat, pasi nuk deshiron te quhet biznes i madh. Mos u merzit Telo, ne gjyq do te takohemi bashke. 100 milione bej gati, kam nevoje per to.
SHIHEMI NE GJYQ!!!
ty te ka pare perendia o mavri me boje, boll u bere kacator i te tjereve ka filluar te me vije ”gjynah” per ty !
Ky eshte problem jo vetem i Gjirokastres,kur Klane gazetaresh mbeshtillen si tufa gjarperinjsh ne shpella per te sulmuar ose per te heshtur.Ka rrethe ku nuk zhvillohen fare zgjedhje dhe kreu i unionit te gazetareve vetezgjidhet.Kesaj klime i sherben edhe media qendrore qe mban per gazetare ca kameramane dasmash, pa shkolle,, pa kulture bartes te veseve dhe te kulisave,sic eshte rasti i Elbasanit.
Fati i gazetave dhe televizioneve tashme dihet:vdekje! Se pari sepse revolucioni Web kudo po shkaterron,megjithse medjat vizive(televizionet) po globalizohen.Pritet te shitet RAI dhe SKY i manjatit Murdoc do thithë gjithë stacionet kombetare të Europes( lexo sot “La repubblica” mbi falimentimin Rai… Jo kot Beppe Grillo,Arbiter i Levizjes 5 Yjet( M5S) ne Itali ka shpallur keto ditë:”Të mbyllim televizionet,të hapim dritat e trurit tonë me mbrekullitë e Internetit!” M5S e ka të ndaluar në program të shkojnë deputetet e saj në biseda politike ku drejtojne emisionet gazetaret e pandershëm që diktojnë temat,sipas bindjeve të politikes qe i paguan dhe pronareve qe duan para!…Kjo do ndodh dhe ne Shqiperi! Kerkesë tepër jashtë kohe!…
Gazetaret per te cilet komenton z. Petro jane ata qe kontribuojne cdo dite ne mediat kombetare duke perbere komunitetin me prestigjoz mediatik pas atij te kryeqytetit. Eshte qesharake sesi z. Petro ju shpall lufte frontale te gjitheve. Ne i bejme thirrje t’i ktheje dinjitetin gazetareve te tij duke ju paguar sigurimet dhe pagat. Na habit indiferenca e organeve tatimore per kete abuzim sistematik me figuren e gazetarit e lene te perdoret per buken e gojes nga individe pa asnje lidhje me median si Aristotel Petro. Nese ky shkrim i botuar nga Dita eshte analize, gjykoj se eshte logjika me qesharake qe kam lexuar ndonjehere. Ne do te ndjekim te gjitha rruget ligjore per te marre pergjigje rreth fyerjeve publike qe i drejtohen te gjithe perfaqesuesve te mediave kombetare. Por problemi eshte me serioz se kaq. Media si ajo ne pronesi te z.Petro po perdor jashte cdo norme etike dhe morale ekranin e TV per te sulmuar gazetaret. A njihni ju ndonje rast kur ndonje TV te hape lajmet me sulme per koleget? Po ndonje njeri kaq te mjere sa t’ju terheqe vemendjen gjithe televizioneve kombetare se paskan punesuar gazetare te papershtatshem per shijet e holla te z. Petro? Une do ti sugjeroja te mos merrej me median dhe arsyet e lidhura me kete sugjerim do ti bejme me dije publikisht me fakte dhe data shume shpejt.
Zjsh kristina gazetaret ne mediat kombetare bejne lajme kurse ju vetem raporte qe si hyjne kujt ne pune,sa per luften frontale ju keni kohe qe e beni prapa shpine se te tille jeni. gazetarem e alpo s jane te gjithe me sigurime zysh, ju keni punuar te alpo dhe keni qene me sigurime vet apo keni haruar? ju ishit nga ato gazetare qe kakarisnit ne kotecin e alpo s dhe vezen e benit ne kotecin e tjetrit.ne se ju duket qesharake analiza pune per ju, por sa per sulmet dhe senancimin e sulmit ne lajmin e pare ju duhet ta dini se sulmin e beri ai tipi me pare ne menyren me fatale (shiko pamjet po sje bindur) https://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0CCgQtwIwAA&url=http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DGTvFKY8__LA&ei=0V1lU8-2OtSZ0QXp3oBo&usg=AFQjCNGhb28TL-VJu7Ynv3-iR70n5zjYAw&bvm=bv.65788261,d.d2k ju flm per sygjerimet
Z. Petro, qe ne kete rast eshte pronar mediash,mund te flas per veten e tij,por nuk i takon qe te flas ne emer te gazetareve. Ne gjithe sa thote,ka nje perzierje ngjarjesh,qe disa nuk kane lidhje me statusin e tij.
O Telo, o figure… Eshte njesoj si te dal Vjollca te shaj gazetaret e klanit dhe gjithe mediave te tjera… Po pse patjeter kryetari i Unionit te Gjirokastres duhet te jete ose miku tend, apo punetori tend, ose ndryshe s’behet?!?! Me vjen keq qe po e perdor median per qellime te keqija kaq te ngushta… Ky drejtim qe po i jep, e çon drejt mbylljes…
Tek ky shkrim fare mire, mund te beje publike pagesat e punonjesve te tu tek sigurimet shoqerore (mos me thuaj qe realisht ke vetem 2 punetore ne te gjithe median), si dhe pagesat e rregullta tek CEZ-i te muajve ne fjale. Pse s’vjen CEZ te pres dritat te shtepia ime??? Sepse i paguaj rregullisht… He te keqen…
o danny o figur qe ke frik te nxjeresh emrin tend, ti po te ishe gazetar investigoje prerjen e dritave qe ju be alpos ,ishte bere nga qe s’kishte paguar apo se deshte partia te priteshin dhe u prene?me tere keto investime qe ju vet po shpreheni a thua se ishte keq alpo per 100 mij lek te vjetra per dritat?po aty ku trasmetonte alpo po aty trasmetonte dhe klani,topi,vizioni alsati etj pse ju prene vetem alpo s? keto jane lajmet qe beni ju? e pastaj prisni te jeni te besueshem ne popull? tju vije turp faqezinj se jo vetem gazetare qe nuk jeni por anasjelltas thures intrigash.haram rogat e pamerituara qe keni mare te alpo se dora qe te ushqen nuk kafshohet. po kujt tja thuash kete?! mbushni ju?