Qatipë, zvarranikë pushtetesh

redaktor

Të jemi të qartë

Që në rresht të parë

Ky vend ka nevojë

Të ketë gazetarë

 

Po jo prej atyre

Që paçin nafakën

Andej nga fryn era

Dinë ta kthejnë pllakën

 

Ngrefosur, krekosur

Përmbi sy qylafi

Gëluan  në shesh

Kur mbaroi pilafi

 

Gjoksin fort e rrahin

Zjarr u vjellin sytë”

“O Zot ç’ kemi  hequr

Ne në opozitë…”

 

Po pjellin gazetat

Fringo gazetarë

Të heshtur, të fshehur

Tre muaj më parë.

 

Vazhdon kapërdisja

Me lloqe  pazari

Tregojnë historira

Prej opozitari.

 

Ata që gjer dje

Rrinin urtë e butë

Penat kishin fshehur

Diku në një skutë.

 

Ata që pushtetit

I fshinin menderen

Kanë rrëmbyer penat

Të bëjnë poteren.

 

Ata që pushtetit

I kishin dhënë besë

Penat kishin hedhur

Në vrimë të halesë.

 

Edhe kur i nxirrnin

Si me marifet

Elozhe i thurrnin

Partisë në pushtet.

 

Posi gjynahqarë

Keq me të ardhë

Donin që  të zezën

Ta bënin të bardhë.

 

Lodheshin të ngratët

Me ca zhgarravitje

Dështimin e plotë

Ta quajnë arritje.

 

Kërraba t’i vinin

Gjithçkaje në rënie

Mjerimin makabër

Ta quajnë mirëqënie.

 

Dhe krismat vrastare

Atë ditë janari

Ndonjëri i quajti

Dyfekë gjahtari.

 

Mendonin  kështu

T’i shërbenin vetes

Duke qenë qatipë

Zvarranikë pushtetesh.

Share This Article
3 Comments
  • Edhe kjo e ka nje te mire mos hallit o z. Poet! Se Sali Krimineli po shikon realitetin sa njerez ka mbas vetes sot qe ra nga Kali. Dje kur ishte ne pushtet mblidhte ne mitingje qindra mije njerez, Po sot sa i bahen ne Vathen e tije? Sigurisht vetem budigardet e korruptum.

  • Mos ki merak poet ,se po vjen Nikolle Lesi .
    Do rihapet “Koha jone”
    Mendoj se do kishte sukses me emrin
    ‘KOHA E MASKARENJEVE ”

    Kujtese per Nikollen Leshin

    Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dhe tu kish njohur i madhi A.ASLLANI …kaq mire nuk do ju pershkruante !

  • Shpellari ka mbetur vetem,por dote kete nje bushter ujku qe do ti dihase nga pas,qe nuk do ta lere vetem,kam pershtypjen se kjo do te jete jozefina.Kam pershtypjen se ky cift do te pesoje fatin e Musolinit dhe Petaccit.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *