Gazetari amerikan tallet me Michel Platini

redaktor

Dhuna në ndeshjen Serbi-Shqipëri, por më shumë vendimi i Komisionit të Disiplinës në UEFA e kanë bërë Presidentin Mishel Platini një objekt tallës jo vetëm në rrjetet sociale.

Gazetari i njohur amerikan, Keith Olbermann e ka cilësuar francezin si personin më të keq në botën e sportit. Në emisionin e tij për rrjetin amerikan ESPN, Olbermann e quan ndeshjen e Beogradit si luftë me topa futbolli. Më pas ai ironizon edhe me shumën ndaj lojtarëve shqiptarë.

Por edhe me huliganët serbë, teksa e quan Ivan Bogdanov si “skin head”, ashtu siç thërriten edhe anëtarët e grupeve neo-naziste. Objekt i talljes së gazetarit amerikan janë edhe deklaratat e Platinisë kundër racizmit, apo se futbolli bashkon njerëzit.

Olbermann i cilëson ato si broçkulla që nuk i besojnë as zyrtarët e tjerë të UEFA-s. Tallja bëhet më e fortë në fund, kur gazetari e fton Mishel Platininë të organizojë një ndeshje mes katolikëve dhe protestantëve në Irlandë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *