Thoshte Zaloshnja në Respublica para pak ditësh: “Sidoqoftë, Lela njihet për pozicionin kritik ndaj Edi Ramës dhe silurimi i tij i sotëm, sidomos ndaj Briseidës, mund të skontohet pak.” Alfred Lela në fakt është nga të pakëtët gazetarë seriozë shqiptarë që e kritikojnë Ramën me një bazë faktuale dhe analitike, ditëve të kësaj vjeshte të parë të Ramës kryeministër. Ka një kategori që bën sikur e kritikon, por në fakt i kreh bishtin (lexoni letra të ndryshme botuar në Dita për këtë). Dhe ka një tjetër kategori që i thotë publikisht (nganjëherë edhe në letra drejtuar Saliut e jo Ramës) shkurt e me gojën plot se e do (sido që jo aq sa ka dashur Saliun dikur). Nga këto kategori, të sukseshme ose jo, artikujsh, eseshë gazetareske apo letrash me apo pa të adresuar real, e vetmja që i vlen vërtet Ramës, është ajo e para. Ramës (dhe jo vetëm atij) i duhen gazetarë që e mbajnë nën vëzhgim, që s’i lënë gjë mangut dhe që ia parashohin gabimin. Kjo është kategoria që do ta shpëtonte nga humbja graduale e kapitalit politik që sot ende e ka pozitiv. Edhe udhëheqës të kalibrave të jashtëzakonshëm si Obama e kanë humbur atë lloj kapitali nga pak e pa e kuptuar, sido që ua përditësojnë çdo 24 orë. Ndaj Rama duhet t’i ruhet asaj dite. Dhe tipi i Lelës është gazetari që mund ta ndihmojë në këtë qëllim (qoftë ky i tillë!).
Ndryshe po ndodh me gazetën Dita. Dita ende çan hapësirat publike shqiptare me shpatë në dorë, dhe unë këtu ende s’shoh asgjë të keqe. Energjia dhe vrulli sulmues i bëjnë mirë gazetës dhe publikut, dhe Dita është perceptuar si e tillë që në embrion. Por gjithkush që therrorizohet në mbrojte të te medhenjve, është etikisht më i pambrojtur sesa kur mbron të vegjëlit. Dhe Dita, nergut e ashiqare, nuk është më me të vegjlit, sido që botimi p.sh. i letrave nga burgu është një hap i bukur i saj. Çështja është që Dita të mos shkasë në gazetë partiake, sepse ajo do ta vriste brenda vitit. Tashmë ka rreth vetes një audiencë ndjekëse ende të nxehtë nga marrja e pushtetit, por duhet ta hapë rrethin cilësor, e të shtyjë lexuesin drejt shikimeve kritike dhe jo pozitave ekstreme. Në fund të fundit, vlera e një gazete qëndron në hapjen mendore të lexuesit dhe jo në radikalizimin e pikëpamjeve që ai ka ndërkaq (sidomos kur zgjedhjet kanë mbaruar, dhe vjen koha e ndërrimit të tipit të propagandës që kryhet).
Vlera e gazetës deri më sot është mbështetur në rolin e padiskutueshëm në shpërbërjen totale të Sali Berishës, në kthimin e tij në qenie që njerëzit e shohin si më real në karikaturë, sesa në fotografi (dhe këtu nuk flas për karikaturën fjalë për fjalë të Ditës, që s’ka të sharë). Dekonstruktimi qenësor i Berishës vitin e fundit, është suksesi parësor i Ditës (sido që edhe Tema ka rol në të). Pa dyshim që Berisha ka ende fuqinë që i jep primitiviteti tribial në të sjellë e të folur (ku e si dreqin ndodh kjo ende tek ne?!), pa diskutuar fuqinë e tij ekonomike, dhe Saliu do t’i luajë kartat e veta edhe për një tjetër 10-vjeçar, në pastë ymër. Por Dita me mënyrën sesi e ka pozicionuar sitën e vet ndaj ideve, kish vlerë si gazetë që përgatiste dhe shoqëronte zgjedhjet… Po tani që armiku rreth të cilit ajo ndërtoi presën e vet nuk ka më forcën që pati dikur, me kë do luftojë Dita? Diskursi i suksesit të Ditës është ndërtuar mbi sulmin, dhe, kur nuk ke kë sulmon, ai shndërrohet në vetëshkatërrues. Misionare pa mission, Dita ka sot ende alternativën e mbajtjes së të njëjtave standarde të lajmbërjes ndaj së majtës në fuqi. Pa dyshim, jo pa shkak e arsye; jo kur një politikan i shërben sinqerisht e si duhet shoqërisë së vet.
Por mendimi im është se Dita po kthehet në defter që i bën fresk veç pushtetit. Dhe pa dyshim, lexuesve të saj të zellshëm e me shpirt komentues, sot për sot kjo u pëlqen. Por, për më gjerë, do ish një humbje e madhe që natyra investiguese e shprehur shpesh më parë në shkrime të Ditës, si dhe prirja për pozicionim revolucionar ndaj ngjarjes, të shkojë në hamam. Reduktimi i saj në fletushkë socrealiste që ndjek nga pas aksionin figurativ markuar me lule optimizmi të Veliajt, është reduktim i pashijë i kapaciteteve të Ditës.
Ndërkaq, papritur, një shkrim i Javës prej B. Andonit lidhur me pezullimin kontrovers të ikonave stivosur prej vjetësh nëpër apartamente Tirane, botuar para pak ditësh në një tufë me gazeta shqiptare, s’di se si hyn edhe tek Dita. Shkrimi vetë mendova se i binte më qafë ministres së kulturës, më shumë sesa lejonin faktet e paraqitura, se s’mund të akuzohet ministrja se pohoka me kokë kur flet kryeministri… Kumbaro në pozitën e vet të re, shenja mund të bëjë, se mendjen nuk e flet dot më si dikur. Por fakti është që e gjithë gjullurdia e ikonave që mua nuk më duket hiç e pafajshme siç thonë disa, u shndërrua në shfaqje për konsum të shpejtë e sipërfaqësor, duke mënjanuar analizën e asaj çka rri nën cipën e ndritshme. Këtë Andoni e kap mirë dhe e kritikon, sido që kritika i drejtohet ministres së re më shumë sesa kryeministrit që është tashmë plak në politikë. Por gjithsesi, shkrimi del (papritur edhe) në Dita, dhe unë personalisht dua ta shoh këtë si një ri-orientim kritik të Ditës, e jo si shkarje të saj pa pasur mendjen në llogoren e tjetërkujt. Sepse, normalisht, Dita raporton fakte të shkurtra që mund edhe të hedhin dritë kritike ndaj së majtës, por shmang interpretimet vërtet kritike ndaj saj. Një gazetë me agresivitetin e Ditës nuk mund ta lerë, fjalavjen, të flerë rehat në krevatin ende të ngrohtë nga dalja e Jozefinës, Ilir Metën, veçse nëse i përzgjedh sulmet e veta sipas ngjyrës politike; paçka se Meta bën sot si çun i mirë që s’i ka futur kurrë duart në mut, e madje as ia ka mbajtur ndonjëherë erën të kafenjtit; hi syve meta mund t’u hedhë turmave, jo gazetarëve. Gazeta bëhet karikaturë e shtypit të lirë, nëse e shet shpirtin e vet. Nuk ka rëndësi sa të padenjë të jenë armiqtë e Ditës, e sa të panjollë miqtë e saj, brumi për të gjitha palët duhet zënë me majanë kritike që unë asaj ia njoh.
Çështja është që tek ne gazetarët, vihen të mbrojnë një istikam të caktuar ekonomiko-politiko-ideologjik (gazeta vetë mund të shndërrohet në një të tillë), dhe kjo, jo sepse i janë dhënë një kauze, por një konvencioni njerëzor që sjell fitimin e domosdoshëm. Ndodh kështu sidomos me gazetarët që bëjnë pjesë në shumicën e pazë, që punojnë e nuk marrin rroga, një dukuri kjo e zakonshme në Shqipëri. Por ndodh edhe me më të zëshmit, sido që jo për arsye financiare. Gjithsesi, nuk besoj se Lela karakterizuar nga Zaloshnja më lart, e kritikon Ramën nga pozitat e gazetarit që shpreh pikëpamjen e vet pastërtisht personale, por edhe si një përfaqësues i gazetës Mapo. Por s’duhet harruar as se idetë e shkrimeve të Lelës kanë qenë tradicionalisht të ndryshme dhe kritike, në raport me ato të Çilit, fjalavjen. Po ashtu, nuk di nëse Thano e ka ndërtuar Ditën në imazhin e vet, apo ka afruar mendësitë e tij me synimet që duhet të realizonte Dita. Por edhe këtu ka një lloj identifikimi të gazetarit me gazetën. Njësimi me gazetën së cilës i takon institucionalisht, sado i normalizuar si akt, nuk ka veç të këqia për demokracinë dhe lirinë e gazetarit dhe është një lloj akti vetë-flijimi që unë refuzoj ta kuptoj. Arsyeja pse mendoj që Lela e bën këtë punë pa përlyer pozicionin e vet moral, dhe jo me ndjesinë e shërbyesit të ideologjisë bazë të Mapos, është se prej tij kam lexuar plot shkrime ku kritikonte Berishën, Jozefinën, Bashën dhe klanin quasi-tribial që la shumicën pushtetare, në kohën kur këta shullëheshin nën diellin e fuqisë absolute. Veç kësaj, Rama i Lelës dje ka qenë një figurë e ndërtuar me plot dritë-hije, dhe kritika ndaj tij, e arsyeshme dhe jo militante. S’mund ta them këtë për mbrojtjet (qorrazi?) që Henri Cili u bënte në gazetën Mapo Berishës, dhe madje edhe Ilir Metës në ditët e tij të këqia kur ky qe ende shok praktikant me Berishën. Thano, nga ana tjetër, është shpuzë në gazetari dhe unë pres që të mos fiket nga hiri paszgjedhor që ka rënë mbi Ditën, dhe as të djegë vetëm ata që bien (mbi të).
Gazetari është opozitar për nga vetë natyra e species, jo detyrimisht me opozitën në pushtet, por opozitar i çdo lloj “establishment-i”. Është ky i vetmi rast kur ai i shërben një ideje madhore që i përulet veç shoqërisë. Është gazetari që bën gazetën dhe opinionin, dhe jo e kundërta.
Zonja Derhemi, respekte per shkrimin e sotem . Jeni nje gazetare shume e e kompletuar. Shkruani rralle, por prurjet tuaja sidoqofte jane mjaft te begateta.Jam shume dakort me mendimet dhe sugjerimet tuaja per DITEN dhe z.Thano. Por DITA vazhdon te beje pune te jashtezakoneshme edhe pas renies de jure nga pushteti te qeverise se P.Demokratike, per zbulimin dhe demaskimin e asaj keq qeverisje qe shqiptareve u solli kaq te keqia. DITA po hedh fasha drite edhe ne skutat me te erreta te ish ngrehines se qeverise Berisha.Po ben ate pune qe akoma nuk e ka filluar Edi Rama, kur shqiptaret presin shume nga qeveritaret e rinje.Pa demaskuar dhe crrenjosur deri ne fund zollumet dhe praktikat e te kaluares nuk mund te ecim perpara. Edhe qendrimi kritik dhe opozitar duke monitoruar me rreptesi ekipin e ri te Rames, ne raport me veprat, eshte nje detyre tjeter e DITES dhe e gjith shqiptarve.
Une kam lexuar dhe shume shkrime kritike ndaj Rames ne Dita. Personalisht mendoj qe Dita eshte nje hap perpara ish-opozites sot ne pushtet. Pershembull Dita kerkon ne vijimesi dergimin e Berishes para drejtesise, gje qe pozita e sotme duket se nuk e ka fort per zemer.
Kisha menduar deri sot qe Dita u bie te gjitheve pervec vetes :). Me kete shkrim te kesaj autores, shenoi nje rekord te ri. I ra dhe vetes 🙂
E nderuara gazetare Derhemi!
Keto 23 vjetet e fundit ka dale ne treg nje profesion i ri :ANALISTE-OPINIONISTET!!!
Jane te ndare si me thike:Nje pjese AKUZOJNE ME LIBER SHTEPIE OPOZITEN,ndersa pjesa tjeter AKUZOJNE PO ME LIBER SHTEPIE QEVERINE!!!
Ne asnje rast keto pale nuk kane rene DAKORT per asnje ceshtje,qofte edhe KOMBETARE,por secili mbron PADRONIN E VET POLITIK,EKONOMIK,MORAL,APO LLOGJIK!!!
SHKURT:Per ne shikuesit dhe lexuesit keta lloj “PROFESIONISTESH” jane bere te URRYER dhe te PA MORALSHEM,sepse kurre nje pale nuk mund te kete gjithnje te drejte!!!
Fillon e mbaron emisioni televiziv,palet mbajne fillim e fund pozicionet e veta!!!
TAMAM SI NE RINGUN E BOKSIT:KENAQEN VETEM TIFOZET E SECILES PALE KUR GODITET KUNDERSHTARI!!!
Edhe ju,zonja Derhemi i kerkoni “DITES”,te beje “ANALISTIN”,kur MISIONI I SAJ ESHTE TE MBROJE DEMOKRACINE NGA ARMIQTE E SAJ!!!
Nje gazete apo gazetaret ne teresi duhet te jene OPOZITARE me cdo gje,qe bie ndesh me interesat e popullit,qofte qeveria apo opozita!!!
RENDESI KA,QE TE MBAHET GJITHMONE ANA E POPULLIT,ndersa te gjithe te tjeret jane PALA KUNDERSHTARE PER MEDIEN!!!
Nuk eshte e thene,qe OPOZITA POLITIKE MBRON HALLET E POPULLIT!!!
AKSIOMA TE TILLA KURRE NUK KA PATUR!!!
Se cfare HALLESH mbron nje OPOZITE duhet pare konkretisht e jo ne pergjithesi!!!
Edhe DREJTESIA duhet te jete OPOZITE me cdo gje qe bie kunder INTERESAVE TE NJEREZVE,KUR KANE TE DREJTE ME LIGJ,por kur ajo eshte e KORRUPTUAR OSE E BLERE NGA PUSHTETI APO MAFIA,atehere nuk eshte me OPOZITARE!!!
SHKURT:GABOHENI ,ZONJA DERHEMI kur i kerkoni “DITE-s”,se nderuar,qe ta ktheje “PUSHKEN” nga qeveria,kur aktualisht ARMIKU I POPULLIT JANE ISH QEVERITARET,qe kane bere shume KRIME KUNDER POPULLIT E DEMOKRACISE!!!
SHTYPI DHE DREJTESIA AKOMA NUK KANE MBARUAR PUNE ME KETA ISH PUSHTETARE!!!
Prisni!
Keni kohe te merreni me qeverine!!!
Eshte njelloj si t’i kerkosh nje FOSHNJEJE 1 MUAJSHE TE FLASE APO TE ECE!!!
Dita mos ju ndaj Saliut derisa te shkoje atje ku ka vendin. Mos degjo keta zogjte e qyqes qe nuk shesin dot as 200 kopje gazete
Të jemi të qartë
Që në rresht të parë
Ky vend ka nevojë
Të ketë gazetarë
Po jo prej atyre
Që paçin nafakën
Andej nga fryn era
Dinë ta kthejnë pllakën
Ngrefosur, krekosur
Përmbi sy qylafi
Gëluan në shesh
Kur mbaroi pilafi
Gjoksin fort e rrahin
Zjarr u vjellin sytë”
“O Zot ç’ kemi hequr
Ne në opozitë…”
Po pjellin gazetat
Fringo gazetarë
Të heshtur, të fshehur
Tre muaj më parë.
Vazhdon kapërdisja
Me lloqe pazari
Tregojnë historira
Prej opozitari.
Ata që gjer dje
Rrinin urtë e butë
Penat kishin fshehur
Diku në një skutë.
Ata që pushtetit
I fshinin menderen
Kanë rrëmbyer penat
Të bëjnë poteren.
Ata që pushtetit
I kishin dhënë besë
Penat kishin hedhur
Në vrimë të halesë.
Edhe kur i nxirrnin
Si me marifet
Elozhe i thurrnin
Partisë në pushtet.
Posi gjynahqarë
Keq me të ardhë
Donin që të zezën
Ta bënin të bardhë.
Lodheshin të ngratët
Me ca zhgarravitje
Dështimin e plotë
Ta quajnë arritje.
Kërraba t’i vinin
Gjithçkaje në rënie
Mjerimin makabër
Ta quajnë mirëqënie.
Dhe krismat vrastare
Atë ditë janari
Ndonjëri i quajti
Dyfekë gjahtari.
Mendonin kështu
T’i shërbenin vetes
Duke qenë qatipë
Zvarranikë pushtetesh.
Te bukura keto vargjet.
Une them tia kishe dedikuar Henri Cilit dhe Blendi Fevziut
Medioker dhe kepucelepires te neveritshem.
Po Edit me duket i pelqen tia lepijne nga nje cik kallamin.
Nuk eshte nga ata burra qe u tregon vendin te gjitheve
Edhe per ne si lexues ,gazeta do kete i nteresin e tanishem po te vazhdoje me sensin kritik ( gjithmone objektiv ) te problemeve qe dalin ne vazhdimesi , per sa i sygjeroni ,per qendrimin e “trendafilt” ndaj qeverise se re mendoj se eshte e dobishme . Gazeta Dita po ndihmon qeverine e re te demaskoje me fakte “se c’ishte bere me kete vend djhe me kete popull” dhe indirekt per t’i bere edhe presion qeverise se po vepruat keshtu ,edhe ju do ta kini edhe me keq . Deri tani ,me keto justifikime ,them ,qe eshte mire …por po vazhdoi me “lule” per qeverine edhe gjate gjithe kohes ; gjykimi yne per Diten do ndryshoj .
Pershendetje Eda, mbetesh sic te kam njohur 30 e ca vjet me pare, e mencur! E ke gdhendur cdo fjale te ketij artikulli. Faleminderit per prurjen tende!
Kush eshte lela,kush eshte brizeida,kush eshte eda,Ramen e njohim,eshte ai qe mori 1 milion vota ne zgjedhjet e fundit,Ai i gjati qe drejton qeverine.Po aman ere,jeni bere si vipat e kafes Razies.jane 4 pijanece qe mblidhen perdite ke klubi razies,c`taksirat ka populli t`ju njohe juve?
Kete frazen e fundit e ke thene mire N a the se ky i pastri jot Lela se ka bere artikuj kundra Berishes ,Zhozit e Bashes kur e ku po te pyes ty gazetare e nderuar dhe na jep ndonje rast .Se indirekt po na del ne krah te qeverise se ikur duke u mbuluar me disa sulme qe i ben fantazmes Cili sherbetorit te tyre. Kaq miop qenka ky pronari i Mapos tende sa te lejoje nje fare Lela te shkruaje cfare te doje ne gazeten e tij e dhe kundra tij.Qeveria e re dhe Rama ska filluar akoma nga puna ti e nderuar zonje do qe gazeta Dita te te sulmoje ate dhe te lere gropen e zeze qe na ka lene qeveria jote .Ka kohe qe kjo qeveri per ta kritikuar po me pare duhen shkulur renjet kancerogjene qe na lane te tute.
ju yonja eda jeni nje person qe do te na tregosh neve lexueyve te regullt te gazetes DITA, qe e kemi pare dhe e kemi lexuar ate LELEN tend mos ke marre ndonje CEK nga lela qe te na mbushesh mendjen se LELA -CILI-A.HOXHA-A.CANI JANE GAYETARE qe flasin e shkruajne te verteten ne rast se e beson atehere edhe ti je nje simpatizante e berishes por ben sikur shkruan te verteten dhe ben sikur kritikon, une them se polli ka nje shprehje te bukur pak banale por jo shemtuar.TI AS MISH AS PESHK.
ku ishit deri die ju gazetare ne thonjza hoxha chani cili lela e lloj lloj emrash keni frik te kritikoni kryeministrin ate qe iku se kete qe eshte sot duhet te hipni ne karige ta shikoni por edhe ta kuptoni sepse kur flet ai kupton nje fjalim te gjat e te rrjedhshem plot kuptim e jo si saliu qe ne mes te bisedes qeshte sic beri edhe ne fushat elektorale nqs e mbanni mende asnje pseudo gazetar sfoli per kete kishin frik se u pritej risku prandaj ju them te rin urte keta gazetaret sepse nuk bejn dot kritik se nuk e ben per 8 vite e skan goje te bejne tani se menjeher do u vij pergjigja kur ske bere per 8 vite kritika si do besh tani ? edhe dicka qeveria e tanishme te dali nga universiteti i cilit se ka plot shkelje e ti ven gjobe se ka nevoje shteti per leket qe keta si paguan ne 8 vite qeverisje te zotnis qe na la edhe kryetarin e pd kaq kisha flm dita qe na jep mundesin te shprehemi
Moderatoriiiiii ,ku je ???
Shiko cfare shkruan kjo ZONJA per Ilirin e Mete …,pse nuk e “deleted’ kte ti ???
Do te perjashtoj partia …ju do vigjilent …
KOMPLIMENTA ZONJE !
Ti japin nje refresh ksaj gazete se me eshte bere si “Integrimi ” !
Une jetoj ne Londer, flas shpesh me prinderit ne Tirane dhe po ju them dicka fare sinqerisht. Nuk e di fare dallimin mes printit dhe faqes online sepse ne shohim faqen online, por prinderit e mi dhe miqte e tyre ne Tirane, flasin per kete gazete si per nje perendi. Nje arsye e kane. Nuk besoj se duhet te nxitohemi kaq shume per ti dhene munxet.
Fundja kete pyetje qe ben zonja qe ka shkruar artikullin nuk kemi pse e bejme vetem per Diten. Po per Shqipin cdo thoshe ti zonja derhemi? Po per emisionin fiks fare? po per gazeten Tema? Per mua artikulli eshte fare naiv dhe i qellimshem, sdq Dita ka bere mire qe e ka botuar
“correre in aiuto al vincitore”,qe do te thote se Dita duket ne anen e fituesve,gje qe nuk jam i sigurt…,ndersa ka mjaft opinioniste qe po i afrohen me keshilla apo sugjerime,etj si keto,keta te fundit po i shkojne per ndihme fituesit te shpallur.Gazeta e re shfrytezoi kompleksin Berisha,qe drejt znj.Derhemi e parashikon se ai do jete edhe nja 10 vjet katalizator politik,nqs do kete shendet.Doemos Dita nisi si media e majte.Te kthehet e djathte nuk ka shans,humb publikun e saj.Une,pa paragjykim mendoj se Dita do behet avokate e Rames,sepse kunder Rames do rreshtohen Mapo,Panorama,mundet edhe TemA.Nuk di per Shekullin,eshte gazete qe e lexoja para dy vjetesh,por kam parandjenjen se do fuqizohet,sepse”erdhi”ne pushtet.Si i thone,debati pro e kunder do behet ne parlament,por pasqyra eshte shtypi.Ca do sulmojne e ca do mbrojne;nuk ka sesi te tere te sulmojne qeverine dhe asnje te mos e mbroje,se eshte absurde.Do kete edhe kritika,por avash pak;me lajmeroni kur bota te jete bere e persosur.I pergjigjet Nietzsche argumentit mbi te verteten:”E verteta eshte gabimi me te cilin e lyp nevoja te jetojme”.
Me Ramën pa kushte do të ishte e gabuar; çdo gazetë duhet të jetë vetëm me të vërtetën, ajo gazetë që nuk është me të vërtetën nuk është më gazetë por një shërbëtore e padenjë e ndonjë të padenji… Ndërkohë, ende nuk ka ardhur brumi për të sulmuar pushtetin e sapolindur. Dita nuk ndihmon Ramën kur nxjerr nga llagëmet e errta e të fshehta pisllëqet, hajdutëritë e veprat antishqiptare të qeverisë berisha, domethënë: të Bberishës. Dita nga ky pozicion vijon të informojë publikun për gjithë çka bërë Berisha kundër Shqipërisë, shqiptarëve e interesave publike, të cilat i ka bërë si skuth, fshetas e prapa krahëve. publiku nuk ka pse pret të informohet për këto nga qeveria e re, shtypi hulumtues është shumë më i besuar dhe i painteresuar për t’i zbutur apo rrumbullakosur gjërat. E nëse vjen dita (do fati e s’vjen) që edhe Rama të bëhet ndopak Berishë atëherë Dita, sërish në emër të së vërtetës e të interesit publik (pra jo vetëm të lexuesve të vetë) as nuk duhet të hezitojë e as duhet të ketë mëshirë kundër tij. Kaq. Nuk besoj se ia vlen që në emër të ruatjes së emrit që ka Dita të këshillohet përmes veprës “heorike” të Lelës.
Arif,keshtu si thua ti eshte mire.Por çfare eshte e verteta?çdo fakt ka disa te verteta.Jemi tre veta dhe shohim nje fenomen,te tre mund te kemi interpretime te ndryshme,pra tre te verteta te ndryshme.Gazetat nuk jane agjenci lajmesh,se keshtu do mjaftonte vetem nje faqe dhe kaq.As ti si lexues nuk e merr per lajmin,se ate ta jep televizori nga kanale 24 ore non stop si Top News&Co.Gazeta eshte opinioni,eshte analiza,eshte ku di une,forca bindese e fenomeneve,quaje deri ne nje mase propaganda ose ideologjia.Nuk thone kot gazete e majte,e djathte,e moderuar(dmth s’prish qejf as majtas e as djathtas).çdo gazete ne bote mbron nje politike editoriale.Keto duken difektet,por ka edhe avantazhet.Shpjegojne pse ra termeti dhe sesi duhen evituar,si funksionuan vertete strukturat,sesi ka korrupsion dhe sesi zhvillohet,percjellin kulturen,percjellin kuriozitetet.Me nje fjale,ato kane nevoje per lexues dhe ne kemi nevoje per te lexuar,kjo eshte simbioza qe na lidh.E verteta eshte produkt i kesaj dhe eshte empirike.Ti i beson artikullit ose je kunder,gazeta nuk ta imponon.Por pa ate do dije me pak.Pra,ti e ben zgjedhjen.Me fal,se e zgjata shume dhe po ia fus kot,por mu duk vetja per 5 minuta si avokat Ngjela.Pershendetje!
misioni i Dites nuk ka mbaruar sic thoni ju zonje e nderuar. Misioni i Dites mbaron kur Berisha te veje para drjtesise. Por edhe atehere fillon misioni tjeter i kesaj gazete qe na ka ngrohur zemrat keto kohe: Te mos lejoj pjelljen e Berisheve te tjere. Faleminderit Dita
Lela dhe Derhemi.Lela kritikon Ramen bazuar ne “arritjet spektakolare “te Berishes.Te gjithe duhet ta kuptojne se si ne 97 edhe tani shteti , u shkermoq, se eshte i ndetuar, me militante. C’do gazete duhet te jete opozitare me te keqen dhe sot per sot Berisha eshte e keqja me e madhe qe i ka ndodhur Shqiperise dhe keshtu duhet zhdukur,kur Berisha te jete ne dyert e drejtesise.
Një artikull me mënd ky i znj. Eda derhemi! Më kujtoi një thënie për gazetarin nga dikush që nuk e mbaj mënd por qe mendoj se bën nje përcaktim ekzakt të misionit té tij : “gazetari eshte nje shpirt kritik i lindur i bashkuar me aftësinë për të shkruar”. Në këtë kontekst nuk ka pse gazetaret e “ditës” të mbajnë dy pozicione. Pozicioni i tyre është një- kritika. Znj. Eda kétë thotë dhe e thotë shumé me mirë se unë qe s’jam gazetar . S’ka pse dita të mos jete kritike ndaj pozicioneve te veta politike dhe te partise që i afrohet me shume misionit të saj . Bukur e thoshte komentuesi gjongjini “me ramën pa kushte do te jete e gabuar…”. Po ,shumë e gabuar sepse rama nuk eshte i pagabueshem. I pagabueshem eshte per servilët jo per gazetaret. Gazetaret te korigjojne ndersa servilet te tradhetojne. Prandaj me mire me ate tip gazetari qe sugjeronte eda. Nje shkrim shume i mire,i skalitur me mjeshteri do te thosha sado qe kam njëfarë rezerve per personazhin “lela”. Mund te kishte gjetur nje tjeter p.sh ben andonin e majte por jo symbyllur ndaj deformimeve te majta!? Suksese eda. Ju njoh vetëm nga “tema” ku per herë të pare jam ndeshur me emrin tuaj. Zoti thano te kam thene se je djalë i bukur dhe gazetar i bukur por degjoji dhe këshillat e edës qe mua m’u dukën me vlerë. Me mjaft vlerë madje!
O Dita ti qofsh qe i duron keta. keta qe flasin sot, kur ti sokellije, u fshehen vrimave. Kuku mi non, sa te pacipe ka katundi
O juna! Po pse kerkon ata apo ato té vrimave(nuk te merret vesh me kë e ke) kur akoma për vete je në vrimë? Vrima e fshehte pas nicknames tuaj juna! Akoma s’te ka dalë frika juna! Té tjerët u fshehen po dolën juna! Ti akoma nuk ke dalë juna! Futja kot se té del plot juna! Kuku mi non sa frikë ka akoma juna katundarja!?
Heroina juna nick-u! O juna! Po pse kerkon ata apo ato té vrimave(nuk te merret vesh me kë e ke) kur akoma për vete je në vrimë? Vrima e fshehte pas nicknames tuaj juna! Akoma s’te ka dalë frika juna! Té tjerët u fshehen po dolën juna! Ti akoma nuk ke dalë juna! Futja kot se té del plot juna! Kuku mi non sa frikë ka akoma juna katundarja!?
Jam pjese e ekipit te DITA-s dhe e shoh si nje shqetesim te sinqerte ate problematike qe shtron ne artikull Znj. Derhemi.
Madje e vleresoj kete “merak paraprak” te Znj. Derhemi, pasi ne thelb eshte tregues i faktit qe DITA eshte pare dhe perjetuar si nje “ushqim shpirteror” dhe si nje “oaz i se vertetes se thene pa dorashka”,. Arrita te shquaj edhe rendesine qe Znj. Derhemi i kushton natyres investiguese te DITA-s ne kete vit te pare te aktivitetit te saj.
Jane keto elemente qe me bejne te besoj se artikullshkruesja ne thelb eshte dashamirese me kete gazete, kerkon me fanatizem qe te gjeje serish te verteten me te njejtin intensitet edhe ne vazhdim.
Gazeta DITA eshte nje gazete e MAJTE. Eshte me vetedije te plote e tille, e vete-shpallur si e tille, ndihet ne harmoni me veten duke qene e majte…por suksesi spektakolar ne vetem 1 vit dhe Primati ne treg, nuk i erdhi nga ndonje force politike e “mëngjër” por erdhi si pasoje e faktit se DITA vendosi te dialogoj e te flase me Lexuesin dhe jo me konjukturen politike.
Ka shume faktore Objektive dhe Subjektive qe kane ndikuar ne rritjen spektakolare te DITA-s, por mendoj se paresori eshte “Aleanca me Miletin”.
“Duhet te na duan shqiptaret Habjon, jo thjesht te na lexoje faqen e pare Bashkim Hoxha ne mengjes si te tjeret”, – eshte fjalia qe Adrian Thano me tha ne fund te muajit Dhjetor 2012, kur negociova kalimin tim ne kete gazete.
Mendoj se ky eshte sekreti dhe nukli i DITA-s qe s’duhet kurrsesi ta humbasim edhe ne vijim. Ne kete pike i heq kapelen merakut te artikullshkrueses. Pasi eshte me vend, ndonese mund te duket pakez i parakohshem.
Te fjala i parakohshem dua te ndalem pak. Ka nje “rregull te pashkruar” per cdo ekip qeveritar te ardhur rishtaz. Eshte standardi i “100 diteve te para”. Pra, ne cdo vend normal ne planet, duhet te pakten nje bilanc 100-ditor per te pare se ku, si, qysh tek, eshte qeveria ne raport me premtimet e saj dhe interesin publik. Kjo qeveri nuk i ka mbushur ditet, por kjo s’mund te pengoje askend qe te ngreje dyshimet apo kritikat e veta edhe per 30-diteshin e pare te kesaj qeverie. Njerezit jane te lire, te ngrene kritika edhe ne 24-oreshin e pare.
Problemi i vetem eshte: Te njejtin KUT kane perdorur edhe ndaj qeverise qe shkoi?
Une e njoh personalisht Alfred Lelen kam pasur rastin te punoj per 2 vite me te ne gazeten MAPO. Lela eshte nje i djathte ne ideologji dhe mendime, por kurrsesi nje sherbetor symbyllur i se djathtes. Ai prodhon argumente. Madje prodhon argumente me teper se shumica e ketyre analisteve qe mblidhen ne studio televizive per te diskutuar thuajse cdo nate. E tille eshte pershembull dhe Elona Meco, gazetare super e djathte, por profesionalisht nuk i kap dot gramin.
Mendoj se cdo perpjekje per te zhvleresuar argumentet e ketyre gazetareve, bazuar tek idete e tyre te shpallura si te djathta, do te ishte nje autogol. Te tille e shoh dhe perkufizimin qe Zaloshnja i ka bere Leles dhe qe Znj. Derhemi e thekson posacerisht.
Duke qene se kam punuar ne MAPO kam pasur rastin te punoj dhe me Henri Cilin(qe zonja e permend) posacerisht dhe te njoh nga brenda skemen e funksionimit dhe te frymes qe ai percon tek vartesit.
Me lejoni t’iu deshmoj se MAPO ka qene nje nga habitadet me fantastike qe une kam pasur rastin te punoj dhe kjo sidomos fale “frymes libertine franceze” qe pronari, pra Cili, percillte tek vartesit e tij.
Per kete aspekt kam vleresim te vecante per Henri Cilin dhe aftesine e tij per te administruar.
Jetojme ne nje vend te vogel, ndaj dhe si gazetare kemi pasur rastin qe te shohim dhe biznesmene-pronare(ndonjehere dhe me diploma te siguruara kur kane shkuar 50 vjec) te ngrefosur qe i shnderrojne redaksite ne nje qeli-makthi, ndonese kur ulen kembe mbi kembe ne emisione televizive duken sikur luftojne gjithe diten per te miren e Atdheut dhe Demokracise.
Ne gazeten MAPO ama mungonte liria per te Investiguar pushtetin dhe ish-qeverine.
Mendoj se Henri Cili dhe gjithe analistet qe priren te prodhojne argumente per te djathten jane legjitime per sa kohe qe kete gje e bejne bazuar ne ide te reja dhe brenda shinave te arsyes.
Por te gjithe analistet e djathte jane perballur me nje problem qe i mundi ata, i mposhti, nje problem te rene si nje rrufe nga qielli: Vrasjet e 21 Janarit.
Mbi nje vrasje, mbi nje krim s’mund te prodhosh dot kunder-argumente.
Aq me pak kur vrasja kryhet faqe-botes. Aq me teper kur autoret dhe arkitektet e vrasjes duken aq qarte sa eshte e pamundur te mos i shohesh.
Implikimi i “gardes se analisteve te djathte” ne tentativen per relativizimin e ketyre vrasjeve eshte cak-u qe nuk duhej ta kishin kaluar kurre. Per kete me siguri qe do kene nje kosto publike, faturen per ta paguar e kane. Por medies ne teresi me keto qendrime “relativizuese ndaj krimit” i shkaktuan nje dem shume te rende.
Pasi e degdisen medien ne skalione te ngjashme me grupe paramilitare. Tani mjafton qe nje gazete pro-qeveritare ose pro-Ramiste te mos e mbroje Ramen dhe kur ai vret,per tu dukur me mire se oponentet e Rames.
Ky ishte nje standard fatal per te gjithe medien, kete standard e kemi peshqesh nga garda e analisteve te djathte.
Ne fund, dua te theksoj se 3 muajt e fundit(ne ikje) te qeverise Berisha ishin 3 muaj te mbushur me vendime teresisht te nderrmara ne konflikt interesi dhe ne dem te interesit publik. Kjo pakete vendimesh nuk mund te mos ishte objekt investigimi dhe interesi nga mediet, sidomos mediet e majta.
Madje ende nuk jane zbardhur teresisht nje pjese e ketyre vendimeve te lena peshqesh nga Berisha, keshtu qe fokusi nuk mund te menjanohet dhe nga Berisha edhe aq kollaj.
Per me teper kur, bilanci i qeverisjes se Berishes ka lene nje peshqesh edhe me serioz: Borxhin shteteror dhe stanjacionin e pergjithshem ekonomik. Por edhe nje potencial jo te vogel te rrenimit zinxhir te sistemit financiar, perfshire dhe ate bankar, si pasoje e komplikacioneve qe ka krijuar skema ekonomike dhe financiare e perdorur nga Berisha.
Keto jane peshqeshe qe kane rendesi te dores se pare ndaj dhe kur ti kerkohet Rames per ti zgjidhur, keta qe i shkaktuan nuk mund te lihen krej ne hije, apo jo?