Peter është një gënjeshtar!

Elena Tase

Me ç’kuptohet menjëherë,

nga ky publikim,

gjithë shtabi elektoral,

qe vënë në përgjim!

 

Paska bërë vërtet hatanë,

veç një gazetar,

gazetar që më e pakta,

është një gënjeshtar!

 

Ai thotë se me PD-në,

asnjë lidhje s’ka,

por harron se Luli Basha,

është një budalla!

 

Po harron se Lulëzimi,

budallë është vërtet,

sepse për të dyja dosjet,

ka një vit që flet!

 

Kuptohet-të dyja dosjet,

në dorë ja kanë çuar,

për sekretin e hetimit,

kush duhet gjykuar?!

 

Po këtu ne na pandejnë,

budallenj të tërë,

të mendojmë se përgjimet,

“Bildi” i ka bërë!

 

Gazetari më përpara,

s’ka qenë ndonjëherë,

statusi i tij tamam,

është një korrier!

 

Përgjimet këtu kanë qenë,

për një kohë të gjatë,

më së pari Luli Bashës,

i janë bërë  dhuratë!

 

Në fillim në Amerikë,

Lulashi i çoi,

për ta bërë ciklin të plotë,

“Bildit” ja dhuroi!

 

Gazetarin “trim” të “Bildit”,

në kryq s’do ta ngulin,

vetëm pse gënjen e thotë:

“S’kam lidhje me Lulin!”.

 

Po Lulashi-si Lulashi,

s’di të bëjë pauzë,

ka shumë rrezik që t’i shtohet,

edhe një akuzë!

 

Unë nuk mund të mohoj përgjimet,

se aty i kanë,

po ato kurrën e kurrës,

të “Bildit” nuk janë!

A.DUKA

Share This Article
6 Comments
  • Të dy pa përvojë subversioni ,ç’far i shtynë të shpërfillin ligjin për pushtet e për lavdi .Luli krekoset ,për “kryeveprën tip Babale “,Peter një gazetar mashtrues ordiner ,gënjeshtar,të dy duhen çuar prapa hekurave për aventurën e tyre të vdekur , akoma pa dalë .Po luajn kuka-fshehtasi .

  • ben je poet i mrekullushem po kjo gazete ku ti boton eshte kethyer ne nje mash e grupeve fashiste qe kerkojne qe te vene ne pushtet me dhune qe botojme vetem kronika te zeza,ndersa shqiperia ka plot gjera te bukura e te mira.uroj.cdo te mire e te reflekttosh

  • Vetem intelektual nuk jeni ju, qe pajtoheni me te keqen.
    Nuk eshte bere asnje progres qe nga viti 1991.
    Nuk e meritojme BE-ne, as pas 1000 vjeteve
    Ju jeni vetem tifoza dhe interesaxhi.
    Cfare rendesie ka kush i ka bere pergjimet dhe kujt i duhet sekreti.
    Fakti eshte se cdo gje del e qarte.

  • Dakort. Këto i morëm vesh. Por na qendis një letër me poezi nga të tuat edhe për hameleonin DUKA të.PAA.Mos u nis nga afërsia por nga mëndësia. Hajt, jepi të lutem se po na korit fizin.
    Xha Sulo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *