Kancelarja gjermane Angela Merkel është përballur me një surprizë të këndshme sot në 60 vjetorin e ditëlindjes së saj.
Në momentin kur Merkel ishte para gazetarëve në një konferencë për shtyp në Bruksel një gazetar gjerman i ka kënduar këngën tradicionale të ditëlindjes.
Merkel falenderoi gazetarët dhe zbuloi se edhe liderët e tjerë në samitinin e BE-së i kishin dhuruar lule.
Merkel është cilësuar nga Revista “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë në vitin 2014, për të katërtin vit me radhë.
http://www.youtube.com/watch?v=DLdTODEkPmw

Eshte nje grua shume e permbajtur, me nje staf teper profesional, qe i qendron gjithmone gati.
Eshte nje grua shume paqesore, qe gjithe vemendjen e saj e ka tek punesimi dhe vazhdimi i puneve te nisura, gje qe ka bere, qe Gjermania mos ta ndje fare, krizen ekonomike, qe perfshiu gati gjithe boten.
Edhe 100, frau Merkel.
Edhe unë që besoj në ato qe thotë “horri b…” i cili të tremb me këte nick,ju uroj edhe 101 frau Merkel ! Imitova një “horr ” por më duket se paska dhe horra te mirë?