Ndoqa me kujdes dhe gjithë kërshëri vendimin e “21 janarit” ndaj po të shkruaj që nga Brukseli ku ndodhem me ‘pushime’ prej dy vitesh. Që në krye të herës desha të të sqaroj se po të shkruaj ty ngaqë njihemi personalisht. Me të drejtë ti mund të kundërshtosh me arsyetimin se ishe veç ‘bishti i kavallit’ në këtë proces, por edhe pas kësaj po të të them që nuk kam aspak ndërmend të merrem me dy kolegët e tu që dihet mirë se çfarë background-i kanë gjatë ushtrimit të detyrës. Kaq mjafton për të të thënë se me të tillë palaço që paguajnë edhe 100 mijë euro për një transferim në Tiranë, nuk kam ndërmend të merrem. E tha këtë gjë edhe ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu kur i akuzoi për korrupsion.
E kam me ty Arjanë. Ti ishe në Tiranë dhe nuk kishe nevojë për transferim. Në Tiranë ke qenë gjithë kohës, që kur mbarove kursin 6 mujor tek Plepat. Nuk kishe arsye pse të bëheshe kamikaze në këtë proces. Në fakt, nuk është se je shquar ndonjëherë për intelekt, qoftë edhe mesatar, që ta kuptoje këtë, pasi për rreth 20 vjet gjykatëse ke mbetur vetëm një copë mishi. Një mavri që të përdorin më tepër se një leckë. Hidh sytë nga disa prej kolegeve të tua, të cilat me dinjitet, dhe pa u përdorur aspak, kanë arritur të bëjnë karrierë të admirueshme, ndërsa ti, veç poshtë e më poshtë, me lepur në bark dhe pa shtyllë kurrizore.
Dhe për t’u kthyer te vendimi juaj. Që në momentin e parë dukej që ishte një paçavure, edhe më i pistë se fytyra e atij që e lexoi. Ndoqa edhe deklaratën tuaj kundër Ambasadës Amerikane. Nuk besoj se ka mbetur ndonjë shqipfolës që të mos e kuptonte trashësinë tuaj kur thatë: ‘Të pritet zbardhja e vendimit’. Arjanë, ajo paçavurja që ju lexuat me ‘argumente dhe arsyetime’ çfarë ishte!? Ju duken gjë budallenj njerëzit që të mos e kuptojnë ç’dmth vendim i zbardhur!? Nuk pritet nga juve që vendimi të ketë drejtshkrim të mirë, se dihet niveli juaj gjuhësor, në të folur nuk e kalon zhargonin e rrugës të dialekteve të rëndomta prej nga vini të tre. Vaj halli në të shkruar!
Në fakt nuk prisja drejtësi për 21 janarin, as prej teje dhe as prej dikujt tjetër që ndoshta e kam pasur pak me tepër mik sesa ty. Është e kuptueshme se ishte pafajësia që iu dha kriminelit të parë të 21 janarit para disa muajsh, ajo që i hapi rrugën katrahurës ku ke firmosur edhe ti Arjana. Që para se të largohesha që andej, duke të njohur mirë ty dhe sojin tënd, e kam thënë hapur se ajo çështje do të shkonte drejt degradimit, dhe … mjerë ata që ikën. Ndoshta për kuriozitet e ke parë edhe në dosje Arjanë, se, unë, (artikullshkruesi) më 21 janar, e kam pasur kokën, më pak se 10 centimetër larg kokës së të ndjerit Hekuran Deda. Ai nuk të shkruan dot Arjanë, ndërsa unë, po. Ende më gjëmon në vesh ajo krisma e mbytur e shpërthimit të kafkës së tij. Se çfarë bënë më 21 janar ata që gjykuat juve Arjanë po të dërgoj këtë foto bashkëlidhur me shkrimin.
Në atë procesin e 21 janarit, ndoshta të kujtohet që, sa herë që kishte seancë gjyqësore, më kërkoje në korridorin e gjykatës, edhe pse e dije mirë ku isha unë. U tregove e pabesë Arjanë. Në fakt unë të njoh që nga viti 2001. Ke qenë gjithmonë frikacake, servile dhe e paaftë. Të tillë të kam njohur gjithmonë. Nuk ke qenë aspak ndryshe, as me kolegët e tu gjashtëmujorë, të cilët i tradhëtove në momentin që ata kundërshtuan provimin për të mbetur gjykatës. Shumica e tyre refuzuan provimin dhe përfunduan të shkarkuar, ndërsa ti si vemje e vogël dhe e pafytyrë shkove në provim fshehurazi dhe mbete gjykatëse.
Nga miqtë e mi në Gjykatën e Tiranës kam dëgjuar se syzet e kushtueshme optike që ke vendosur kohët e fundit nuk e kanë kuruar aspak « miopinë » tënde. Ke mbetur njëlloj siç ke qenë, duke shikuar vetëm deri tek hunda jote, aq sa flitet se edhe bythën e Sali-Sovranit e gjen vetëm me nuhatje. Mirë që lëshon ndonjë pordhë ai mavri se do mbetje pa sens orientimi.
E meqë ra llafi, tani që i kreve porosinë Të Madhit, lëshohu të bësh ndonjë lek për veten tënde. Jam i sigurtë se pará ai nuk të ka dhënë për shërbimin e bërë, por kjo nuk do të thotë që tashmë do të pengojë kush të mbushësh xhepin mirë, ashtu siç e ke zakon, duke iu vënë gjoba fakirave që fati i keq i ka sjellë t’i gjykosh ti.
Kaq kisha për të të thënë këtu. Kam edhe të tjera dhe do t’ua them atyre që iu duhen. Për ty kam edhe pështymën në surrat, por këtë, të garantoj, do ta bëj në rastin e parë që do të shoh.
Bruksel, 10 shkurt 2013, botuar sot ne DITA
edhe une me zor pres ti peshty te tre monstrat e drejtesise shqiptare pa drejtesi
Drejtesi e korruptuar in extremis! Fatos, mund edhe te mos ishe sot ne kete bote, keshtu qe mos u kurse t’ja nxjerresh te tera cfare di ketij trupi gjykues, mos i ler infomacionet vetem neper zyra ku i denoncon, lançoja publikisht, ti njohin te tere kush jane!
Po Endri,ne emer edhe te Hekuranit qe nuk flet dot,zoti Fatos duhet te mos reshte se informuari opinionin publik.Ky eshte gjyqi me i rendesishem se cdo seance e kurverimit te arjanve te rradhes.Mezi e pres fjalen e Fatosit,besoj se ende i dhemb dora nga plaga dhe shpirti nga shperfytyrimi i kesaj krim-drejtesie ne breket e dhjera te dr.krimit.
Pershendetje Fatos e mirupafshim ne Shqiperine e lire.
uroj t’ju ndodhe ne shtepine e tyre trupit gjykues qe ta shohin cdo te thote kjo padrejtesi mizore.
Fatos! Ke shppetuar mire. Jo nga plumbi qe te preku pak por nga plani i pisave.
E mban mend doktorin e urgjences qe shpjegoi bukur qe goditja KA QENE NGA AFER? Pra eshte goditur NGJITUR.
Po te kishte funksionuar plani edhe ti do ishe i akuzuar se ke qene ngjitur me Hekuranin e ndjere.
Drejtesia e vertete do fillonte nga marja ne prokurori e atij doktori qe zbuloi planin e Pisit. Ai i tregon te gjitha. Po dhe prokuroria sa e ka prekur jkete ceshtje kur ajo do ishte zbulimi i krimit.
Kalofsh mire dhe ardhte dita te kthehsh dhe ti qe ti peshtyjme keto pisa qe jane bere “pisa shumice” dhe duhen kamjona me peshtyme.
Nje mije here pergezime per kurajon qe keni patur dhe keni ZOTI FATOS ! Gjykatesja ,te ciles i drejtoheni,meriton me teper se nje peshtyme ne surratin e saj te felliqur dhe te rrudhosur !
Dritheruese ngjarja fatkeqe,dritheruese fotoja,dritherues shkrimi,dritherues realiteti ku jetojme….Cfare te bejme !? A thua vota jone mund te ndryshoje dicka…!
Faleminderit Fatos ! Te lutem shkruaj perseri,sa me shume,denonco sa me shume sepse,ne, shqiptaret,fatkeqsisht,HARROJME SHPESH…! Faleminderit !
Pershendetje Fatos, ajo lecka shume shpejt do t’a marre ate c’ka meriton. Je nje djale me kurajo dhe integritet, vendi ka shume nevoje per njerez si ti.
Shihemi se shpejti ne Shqiperine e lire.
Peshtyma eshte pak per keto mostra te drejtesise. Per ta duhet te kete “burgim” te perjetshem, nuk duhet t’ afrohen me drejtesise, por nje dite duhet te dalin ne banken e te akuzuarve.
Shpresoj se kjo dite do te vije.
bravo FATOS MALLAKASTRIOT TRIM
Drejtesia te tille ka vetem emrin se punet i ka te shtrembeta. Duke vecuar besoj ne vetem gishtat e dores te gjithe te tjeret (6-mujoret e plepave) e duan plumbin ballit(sic e ka thene folesja e parlamentit),pasi vetem drejtesi nuk japin SIPAS LIGJIT.
Ne vend qe t’i thuash Sali shpelles “do te vras ne rastin me te pare qe te shoh” i thua do te peshtyj, por ai s’e can koken as nga peshtyrja as nga shkerdhyerja, se i ka shkerdhyer gruan tere jeten dhe s’e can koken por po shkerdhen tere Shqiperine se!!!!!!!!!!!!!!!
Me respekt per viktimen ne foto, qe eshte publikuar ne nje skene horrori, dhe persa i perket gjykatave shqiptare nuk ja vlen te humbasesh kohen duke komentuar.
Përshëndetje Fatos Mahmutaj ! Për çka provove e përjetove në trupin dhe shpirtin tënd atë ditë janari 2011 kur mbi një popull të pa fajshëm u zbrazën me egërsinë ekstreme pushkët e krye pusht shtetarit Sali Shpellarit, ti i drejtohesh një ,,gjykatësje” e cila, bashkë me dy plepsa të tjerë, fali vrasësit. Edhe pse ti mund të ishe viktima e V-të e atyre vrasësve, që u falën nga ,,arjanaplepët”, përsëri tregohesh njerzor. Unë dua të theksoj faktin, tashmë plotësisht të njohur, se drejtësia shqiptare nuk ekziston më. Fjalës ,,Drejtësi” i është vënë parafjala ,,PA” ! Nuk dua e as e çoj nëpër mend të çfajsoj gjykatësit tonë që prodhojnë PAdrejtësi por ata kanë rënë në hall të madh sepse themeluesi i PAdrejtësisë por dhe i të gjitha të këqijave që kanë pushtuar vendin, është vetë k/ministri i Shqipërisë… Si i tillë, ai duhej të ishte në bangon e të pandehurit si urdhërues i vrasësve. A do të bëhet ndonjëherë drejtësi në vendin tonë? Ende dua të besoj…. Të uroj edhe një herë shëndet e qetësi shpirtërore! Fjala dhe kurajo yte janë apel për zgjim….
Pershendetje Fatos! Te lumte dora dhe mendja. Te admiroj dhe te perqafoj.