Gazetari i The Guardian, Bryan Armen Graham, e ka cilësuar Kosovën si ‘Brazili i Ballkanit’ pas fitores 2-1 ndaj Republikës së Çekisë në “Fadil Vokrri”.
Çekët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Patrik Schick, mirëpo epërsia e tyre zgjati vetëm katër minuta. Vedat Muriqi i barazoi shifrat në minutën e 20-të, pas asistimit që pranoi nga Elbasan Rashani, e që aksioni u fillua nga Bersant Celina.
“Kosova është e 120-ta në botë, e pamposhtur në 15 ndeshje, gjatë një periudhe pothuajse dy-vjeçare dhe tani e kryesojnë grupin e tyre në kualifikimet për EURO 2020 për të paktën disa orë. Brazili i Ballkanit”, shkruan Bryan Graham.
Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në “St Mary’s Stadium” të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për ekipin kosovar.
Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A.
j.l./ dita

Kosova ka krijuar nje ekip te shkelqyer me futbolliste qe jane mjaft te pergatitur nga ana teknike,taktike ,fizike dhe psikologjikisht jane te denje te luajne pa ndjenjen e inferioritetit me ekipet me te forta te botes.
Merita eshte e federates kosovare te futbollit,trainerit dhe sportdadhesve fantastike te Kosoves!
Ne krahasim me kombetaren e Kosoves,ajo e Shqiperise sot duket si skuader amatore,me futbolliste individualiste,pa tekniken e nevojshme ndersa taktikisht luajne “secili per vete”!
Pergjegjesia eshte e FSHF qe ka zgjedhur dy here rresht trainere te pa afte totalisht!
Le te mesojne nga Kosova,qe me ndjenjen me te larte kombetare po mrekullojne boten me nivelin e larte te futbollit qe demostrojne!
Jam i bindur se Kosova do te kualifikohet ne finalet e europianit te ardhshem!
URIME KOSOVA!
Niveli i futbollit qe demostrojne futbollistet e perfaqesueses shqiptare eshte tejet mediokerr!
Ne ndeshjen me Francen nuk pame asnje futbollist te bente qofte edhe nje triblim dhe te pasonte sakte tek shoket!
Psikologjikisht dhe fizikisht ishin totalisht te pa pergatitur,ndersa portieri Strakosha ishte jashte forme si asnjehere me pare.
Gjykoj se traineri Reja eshte i pa afte per kete pune dhe FSHF dhe sidomos Duka ka pergjegjesine i vetem per kete gjendje duke lene De Biasin,kete trainer fantastik pa e rimarre vetem per arsye ekstra futbollistike!
De Biassi jo vetem qe nuk duhej larguar aq poshtersisht sic u be,por t’i kerkohet ndjese dhe te rithirret perseri ne krye te kombetares tone!
Pazaret private te Dukes nuk duhet te behen ne kurriz te dinjitetit te futbollit shqiptar!
Mbrockullat qe iu hodhen De Biassit para te ts hiqnin nga sorrat e FSHF te kurdisura nga vete Duka se merita e kualifikimit ne europianin e kaluar ishin gjoja te Dukes dhe tifozerise, pa permendur as futbollistet e as trainerin De Biassi ishte nje turp i madh i Dukes!
Po mbas largimit te De Biassit,kjo gjendje skandaloze e skuadres kombetare A NUK ESHTE MERITE E DUKES?!
Duka,ule hunden dhe lutju De Biassit te shpetoje kombetaren nga degradimi skandaloz!
Sportdashesit shqiptar do ju mallkojne dhe do mbaheni mend si rrenuesi i futbollit shqiptar!
Nuk ta shpetojne fytyren disa fusha te shtruara me bar ,as edhe rindertimi i Qemal Stafes,qe paturpesisht kerkon te besh pazar me emrin heroit te LANC-it dhe historine e atij stadiumi legjendar qe me emrin e Qemal Stafes eshte ngulitur perjetesisht me emrin e tij ashtu sic mbahet mend sot edhe kryqezimi i 21 dhjetorit,qe eshte dita e lindjes se Stalinit!