“Pse janë vënë skanerët në pikën e kalimit kufitar në Kakavi? Pse në skanim kalojnë vetëm autobusët bosh të pasagjerëve? Pse lihen udhëtarët në mes të rrugës, në mjedis të hapur, në mëshirë të agjentëve atmosferikë me bagazhet hapur? A përbëjnë rrezik për pasagjerët rrezet pas skanimit, rreze mes të cilave ata do të udhëtojnë për më se shtatë orë ? Dhe një fakt i jetuar: Më 22 prill në autobusin e një linje, kaluar nëpër skaner, u gjet lëndë narkotike, tregues se skaneri është vënë vetëm për të vjelë para që bien erë korrupsion”.
Këto shkruan gazetari i vjetër Abdurahim Ashiku, i cili jeton në Greqi, në një letër dërguar kryeredaktorit të gazetës DITA, Adrian Thano.
Më poshtë pjesë nga letra, e cila mund të lexohet e plotë duke klikuar KËTU:
“Në 22 vjet udhëtime drejt e nga Tirana apo Athina, kam ndjerë joshjen që të jep kujdesi njerëzor për të ta bërë udhëtimin sa më të rehatshëm… Por pa tri orë ngujim në Kakavijë, në të gjitha rastet, nuk shpëton. Dhe kjo për ata që udhëtojnë me autobusë, pasagjerë që i nënshtrohen një “shtrydhje limoni”. Nga ana shqiptare por edhe nga ajo greke.
“Shtrydhjes” së njohur me hapje çantash e valixhesh, me futje duarsh e nxjerrje në shesh të gjithçkaje i është shtuar, tash një vit, SKANIMI i autobusëve.
Autobusi, pasi le në shesh bagazhet e udhëtarëve, pas kontrollit që bëhet nga doganierët, kthehet mbrapsht për tu “skanuar” diku në hyrje të pikës kufitare.
Thjesht “skanim autobusi”, pa plaçka, pa pasagjerë, vetëm me shoferin.
“Skanimi” u ha njerëzve deri një orë kohë, pritje në diell të nxehtë vere, shi, erë e ngricë dimrit. Njerëzit nuk kanë asnjë strehë për tu mbrojtur nga agjentët atmosferikë. E njëjta gjë edhe për bagazhet shtrirë në asfaltin e ngrënë të mjedisit.
A është domosdoshmëri “skanimi” i autobusëve? E doja një përgjigje zyrtare për këtë. Ndaj edhe po e ngre si problem. Jo vetëm për vete por të gjithë ata që e përjetojnë çdo ditë këtë pritje të dhunshme, pritje do të thosha antinjerëzore, shkelje e të drejtës qytetare në udhëtim. Pritje e ankth nga të moshuarit mbajtur mbi shkop, fëmijët e foshnjat që qajnë sa të djeg shpirti.
Dhe kjo(skanimi) bëhet VETËM PËR AUTOBUSËT, e përjetojnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë me autobus. Asnjë makinë e vogël, asnjë maunë e madhe, nuk kthehet mbrapsht bosh për të kaluar në skaner. ASNJË! Vetëm autobusët (!?)
Nuk e di se kujt i shërben ky skanim me rrjedhë dhunë fizike e psikologjike mbi pasagjerët në kalimin nëpër pikën kufitare të Kakavijës (mbase edhe të Kapshticës). Thonë se i shërben kompanisë e cila merr honorarët për këtë…”
n.s. / dita

Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik
I ka hak 100% hajdutat we qeverrisin, pasi I voton me
perpikmeri.
Skanimi i bëhet autobuzëve bosh sepse kanë 20 vjet që transportojnë drogë pa u hyrë gjembë në këmbë. Në Greqi janë 30 firma autobuzësh të cilat përveç rasteve të festave, venë e vijnë bosh. E keni pyetur ndonjëherë veten se si ka mundësi që këto firma nuk falimentojnë kurrë? Përkundrazi, hapen firma të reja çdo vit.
Per tju bashkangjitur shokut gazetar Tili ,le te flasin me mire shifrat.harxhimet e aoutobuzit athine – tirane : nafte=250-300 l =350 e,taksat e aoutostrades = 90 e,dogana =50,shoferet 70 .shuma 560 e.pra duhet qe nje aoutobuz te kete mesataren cdo dite 25 pasagjer per te nxjerr shpenzimet !!!!!!!!!!!!!
Abdurrahim popopopooooo lam nam me keto emra me komshite e me European nderro emrin o gazetar se na turprove
Kam 22 vjet në Greqi dhe nuk më ka kërkuar askush të ndërroj emrin dhe as më ka pyet për emrin. E kam për nder që kam atë emër që më 11 maj 1941 ma ka vënë gjyshja ime e nderuar. Zotrote po qe se je burrë nxirre emrin tënd dhe komento me adresë të plotë.
I nderuar Abdurrahim. Ta gezosh emrin dhe per 100 vite te tjera! Me ne fund nje shkrim i sakte dhe aktual. Suksese per punen e nderuar te gazetarit qe beni prej vitesh. Me respekt, Iliri
Ta ndërroje patjeter. Ta vejë Joni Selimllari, apo Joni Myrtezai….
Joni Dylberi tamam
ku vajti ai Kristo Zhakarlliu ??
ma nxirr çik xha Kriston te me tregoje pak turizmin dhe sa mire eshte te jesh gazetar ,
nxirreni pak te duartrokase per udheheqesin dhe partine …
Kam 22 vjet në Greqi dhe nuk më ka kërkuar askush të ndërroj emrin dhe as më ka pyet për emrin. E kam për nder që kam atë emër që më 11 maj 1941 ma ka vënë gjyshja ime e nderuar. Zotrote po qe se je burrë nxirre emrin tënd dhe komento me adresë të plotë.
Zotri ke plotesisht te drejte per sa shkruan edhe ne doganen e Kapshtices e njejta pune. Zbresin qytetaret pa dallim pleq, plaka, nena me femije e femije te vegel duke i rjeshtuar si dhente kur hyjne ne vathe midis dy sporteleve e ne piken e diellit e te ftotit duke terhequr zvare cantat e valicat e bashke me to dhe femijet. Me shpejt behen veprimet ne doganen greke se tonen te cilat kane doganiere te ploget e te pa afte. Iku koha kur na rjeshtonin greket dhe po na i vene tanet duke na konsideruar ne emigrantet si njeres pa vlera e te teper per vendin edhe pse jemi nje burim te ardhurash per shtetin e qeverine. Keto i kemi si shperblim nga nje qeveri që drejtohet nga nje ish emigrant i cili e ka haruar sa zuri e mori pushtetin ne dore.
Ministri transporteve apo i rendit, kushdo qofte, duhet t’i pergjigjet me shkrim problemeve qe ngre Abdurrahim Ashiku.Duke dhene edhe spjegime se perse gjendja eshte katandisur ne kete fare feje.Pse nuk ka ushtruar kontroll deri me tani? Besoj se ne Kakavije ai kalon si VIP, pa pengesa, kur kalon vakancat ne Greqi. Dhe te marre masa te menjehershme per permiresimin e saj. Ndryshe nuk eshte per ate vend pune.
Katarakti @..
Keni te drejte o mik. Fai i vetem eshte direkt e politikaneve tane ,muter e bythleüiresa te Grekut .Kjo eshte me se e thjeshte ,. Nje pyetje kishja ,per gazetarin ,qe ka te drejte per kete qe shkruan,po sikur te kaloje nje autobuz me targa Gjermane dhe me turiste Gjermane ,a do silleshin keta lamashe ,keshtu si me ,pleqte e femijet tane shqiptare . Prandaj?????
Adih, përshëndetje! Faleminderit për pyetjen! Do kalonin sepse ata janë në Evropë kurse ne jemi në “Gropë”. Dhe nuk duam të dalim nga “Gropa”
Bukur, Abdurahim, shume bukur, si me shkrimin edhe me pergjigjet. Respekte!