Shtohen gjithnjë e më shumë zërat e pakënaqësisë së sipërmarrësve të huaj që kanë vendosur të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Komuniteti i investitorëve të huaj vëren përkeqësim të klimës së të bërit biznes në Shqipëri. Niveli i lartë i korrupsionit, procedurat jo transparente nga administrata publike, zbatimi me standarde jo të barabarta i ligjit nga ana e administratës tatimore, janë dhe problemet kryesore që ngre biznesi gjerman që zhvillon aktivitetin ekonomik në vendin tonë. Sipas rezultatave të një ankete vjetore të zhvilluar nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, në Shqipëri, rezulton se 52 % e të anketuarve mendon se, situata ekonomike do të përkeqësohet, ndërsa 15 % e tyre parashikon përmirësim të situatës. Sipas vlerësimeve të anketës, 18 % e bizneseve presin që të ulin numrin e të punësuarve, dhe 45 % mendojnë se investimet do të qëndrojnë në të njëjtin nivel. Ndër problematikat që duhet të përmirësojë qeveria, sipas bizneseve janë, zbatimi i ligjeve, zhvillimi i infrastrukturës, furnizimi me energji elektrike, përmirësimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, largimi dhe trajtimi i mbetjeve, si dhe rritja e investimeve në arsimin profesional. Vitin e shkuar 64 % e të anketuarëve e vlerësonin situatën ekonomike si të kënaqshme, këtë vit 64 % e të tyre mendojnë se situata ekonomike aktuale është negative. Përsa i përket parashikimeve afatmesme mbi ekonominë shqiptare, në ndryshim nga viti i fundit, kompanitë janë më optimiste. 15 % e të anketuarve parashikojnë përmirësim të gjendjes ekonomike gjatë vitit 2013. 33 % mendojnë se situata nuk do të ndryshojë, ndërkohë që 52 % mendojnë se situata do të përkeqësohet. Vitin e shkuar asnjë kompani nuk ka parashikuar përmirësim të situatës ekonomike. Rezultatet e vlerësimit të biznesit vetjak gjatë këtyre viteve janë përkeqësuar. Në vitin 2011, 67 % e të anketuarve e cilësojnë situatën si pozitive, në vitin 2012 vetëm 42 % dhe në vitin 2013 ky vlerësim ka rënë në 24 %. I njëjti hezitim vihet re edhe në parashikimet e shpenzimeve për investime. Lidhur me vitin ekonomik aktual, 45 % e të anketuarve mendojnë se investimet për këtë vit do të mbeten të pandryshuara. Vetëm 27 % do të rrisin investimet e tyre, ndërkohë që 27 % do t’i ulin ato. Nga kjo anketë janë intervistuar 1623 kompani nga 20 vende të Europës Qendrore dhe Lindore, nga të cilat 33 zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Sipas kësaj ankete, Shqipëria zë vendin e fundit për interesin që shfaqin këto kompani, duke theksuar ,se kanë një imazh jo të mirë për Shqipërinë.
Dhoma gjermene e Tregetise dhe Industrise nuk ka pse te ankohet per klimen mbytese te bizneseve ne Shqiperi se ne jemi te dytet ne Europe mbas Gjermanise. Kjo do te thote qe edhe ne Gjermani eshte e njejta klime asfiksuese per bizneset. Me vjen shume keq qe bejne anketime per klimen e biznesit ne Shqiperi duke harxhuar kohe dhe bezdisje per te tjeret.Cfare jane Gjermane, Amerikane etj ,etj. beni vetem nje testim figures se paqendrueshme prej Psikopati Kronik i pa Sherueshemi, Krimineli Sali Bisha dhe nxirrni cdo ankete e konkluzion jo vetem per bizneset, por edhe per kriminalitetin, drogen e prostitucionin qa ky Idiot i lindur nga ndonje perdhunim ose marrenie perverse qendron ne krye te Shqiperise ne Europen e te Drejtave te Njeriut, te Lire, …….g…….. etj. Dita e votimeve me23 Qershori eshte parashikuar edhe nga Nostrodamus. Amin.