Gazetari kosovar, pro vizitës së Ramës

redaktor

Gazetari i njohur kosovar, Astrit Gashi ka bërë një koment në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë shqiptare në Beograd. Ai ka dal me zërat që janë pro vizitës, madje e ka cilësuar si një sfidë të serbëve pritjen dhe jo tonën.

“Nëse Serbia ka guximin ta presë dhe të garantojë se ai do të jetë  i sigurt atje, Edi Rama nuk duhet t’i bëjë dy fjalë. Të takohet dhe t’i shohë pa i bërë “vërrrr” syri të gjithë: edhe Vuçiçin edhe Daçiçin edhe “varrmihësin” Nikoliq, sepse ata thjesht nuk është se thanë ndonjë të vërtetë për ne që na bën të turpërohemi, por ishin racistë. Dhe turpëruan veten”, shkruan Gashi.

Më tej, ai thotë se i takon Serbisë të organizojë vizitën.

“Rama ta vendosë edhe njëherë flamurin shqiptar në Beograd. Nëse Vuçiç vërtet ka “tope”, ta presë. Tekefundit, a nuk ishte vendosja e flamurit atje jo zyrtar arsyeja përse u shastisëm nga gëzimi këto dy ditë, të gjithë”,- e përfundon komentin e tij gazetari nga Kosova, Gashi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *