Gazetari rus që u deklarua i vrarë në Ukrainë mbrëmjen e së martës, sot është shfaqur shëndoshë e mirë në një konferencë për mediat. BBC raporton se e gjithë ngjarja ka qenë e improvizuar nga Shërbimi Sekret i Ukrainës. Autoritetet ukrainase thanë se kishin informacion që po planifikohej vrasja e gazetarit rus Arkady Babchenko, i cili njihet si kundërshtar i Presidentit Vladimir Putin.
I gjithë ky inskenim u bë për të parandaluar një vrasje të planifikuar të gazetarit.
“Dua të falenderoj familjen e tij dhe të gjithë ne dhe të përgëzoj Babchenko për ditëlindjen e tij të tretë”, tha Sergej Gritsak, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, në një postim në rrjetet sociale.
Termit “ditëlindja e tretë” ai iu referuar për shkak se dy vjet më parë gazetari kishte shmangur vdekjen. Sergej Gritsak deklaroi se “vrasja” ishte organizuar për të ekspozuar agjentët rusë në Ukrainë.
Një ditë më parë, Ministria e Brendshme e Ukrainës deklaroi se gazetari rus u gjet i vdekur në apartament nga bashkëshortja e tij. Pas njoftimit të vrasjes, zyrtarët ukrainas akuzuan shërbimet ruse të inteligjencës se kishin gisht në ekzekutim.
o.j/dita

Të tilla lodra me popullin e vetë dhe me opinionin ndërkombëtar dëshmojnë ç’fëlliqësira ka në krye Ukraina-alabakëri fashiste !
Ik ore felliqesire e Putinit. Ky gazetar do ekzekutohej se ka qene kunder nderhyrjes ruse ne Ukraine.
E KE GABIM O TILI NONES, AI KA QENE PRO GRUSHTIT TE SHTETIT NE UKRAINE,
Ky eshte Babalja i Ukraines