“Nuk është lajmi im, u modifikua dhe u përhap nuk e di nga kush”

Nela

Gazetarja Daniela Grrica, e cila u shoqërua mbrëmjen e djeshme nga policia, pas një lajmi të rremë që qarkulloi në media, ku paralajmërohej për një tërmet të fortë, ka reaguar sot në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Grrica shkruan se “Unë di t’ju them që lajmi që unë kam publikuar në gazetën “Shekulli-online” nuk është ai që u bë viral, ai që la mijëra qytetarë jashtë shtëpive për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre”.

“Ju siguroj se unë shtetasja, Daniela Grrica, që u shoqërova në polici për diçka që s’kam bërë, se ai lajm nuk është deformuar apo ekzagjeruar nga unë për disa palo klikime. Nuk do e bëja kurrë! Lajmi i im ishte vetëm një citim dhe titulli im fjalë për fjalë është ky: “Paralajmërimi i sizmologut grek: Kujdes tërmetet e tjera, mund të jenë shkatërruese!” Pjesa tjetër e titullit, ku fitet për një orar është e shtuar”.

Më tej, ajo thekson se ai që e ka bërë është një mjeshtër photoshopi dhe paralajmëron se të vërtetës së saj do i shkojë deri në fund.

“Nuk e di! Nuk e di kush, pse, çfarë kërkoi ai apo ajo që modifikoi atë foto. Sepse ai nuk është një lajm, i shpërndarë me link, është një foto e modifikuar me fotoshop që përhapi panik. Ndjej keqardhje të thellë që e gjitha kjo u përhap dhe u keqpërdor në masë, duke njollosur emrin tim, ende pa u akuzuar. Por për një gjë të jeni të sigurt, kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund, deri sa të dalë në dritë e vërteta e njollosur nga një “mjeshtër” fotoshopi.”-shkruan gazetarja.

Lajmi i fotoshopuar sipas gazetares
Postimi i saj

n.s. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Kjo gazekare “e njohur” nuk ka faj i ka thene shefi jep lajme sensacion per ndryshe s’ke pune.E keshtu e gjora Znj.Grrica mendoj eshte koha per tu grric pak… mos e ke problem se nuk je vetem jane plot 90% gazekare qe ndani bashke KAZANIN!!

  • Me siguri “qytetari dixhital”pasi mori “njoftimin nga gazetari dixhital”e dha lajmin per te “shpetuar popullin ” nga termeti ,por edhe nga Rama!

  • Me siguri “qytetari dixhital”pasi mori “njoftimin nga gazetari dixhital”e dha lajmin per te “shpetuar popullin ” nga termeti ,por edhe nga Rama! Futeni brenda kete perbindesh, bashke me sejmenet e tij Metat dhe Cim Peket dhe kazanet e tjere mediatik , qe te shpetoje ky popull qe po vuan prej gati 30vitesh!

  • Me siguri “qytetari dixhital”pasi mori “njoftimin nga gazetari dixhital”e dha lajmin per te “shpetuar popullin ” nga termeti ,por edhe nga Rama! Futeni brenda kete perbindesh, bashke me sejmenet e tij Metat dhe Cim Peket dhe kazanet e tjere mediatik , qe te shpetoje ky popull qe po vuan prej gati 30vitesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *