Gazetarja e “Raitre” kërcënohet live në emision

Elton Tafaruci

Momente tensioni sot, gjatë emisionit “Agora” në kanalin “Raitre”. Sara Mariani, gazetarja e programit e dërguar në një lidhje direkte nga lagja “Roma Tor Bella Monaca” (ku ditën e djeshme u zhvillua një operacion i policisë nga i cili u arrestuan 29 persona), u detyrua që në transmetim direkt të fikë mikrofonin dhe kamerën dhe të futet me urgjencë në makinë.

“Çfarë bëni këtu. Largohuni, ose do t’iu vrasim”! Kështu, një person i panjohur e ka kërcënuar gazetaren e dërguar në terren.

Ajo ndodhet në rajonin e policisë së zonës për të dhënë dëshminë e saj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *