Gjatë një konference me gazetarët, Kryekomisioneri i Komisionit Qendor të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi sqaroi të gjitha pikëpyetjet e fundit lidhur me këtë proces zgjedhor. Megjithatë, fleta e votimit e miratuar nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor nuk është e njëjta me propozimin fillestar të Celibashit.
Referuar këtij vendimi për të “rrëzuar” vendimin e Celibashit, por edhe vendimet e mëparshme të cilat ka marrë KAS duke hequr gjoba të vendosura apo mosmiratimin e vendimeve të tij një gazetare e pyeti atë drejtpërdrejt se si ndihet.
Pjesë nga konferenca:
Si ndiheni që jeni kryetari më i pafuqishëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?
Celibashi: Do jua them me 26 prill. Ky ishte një gjykim dhe vlerësim i juaji, nuk e di sa qëndron apo jo, kjo çështja e fuqisë….
Gazetarja: Ju kanë rrëzuar çdo vendim deri tani.
Celibashi: Tej shakasë, realisht nuk kam asnjë lloj problemi lidhur me atë se çfarë vendos Komisioneri, çfarë vendos KAS dhe çfarë vendos Kolegji. Secili në vendimin e vet, beson se ajo çfarë bën është në përputhje me ligjin. Prandaj kemi edhe këtë strukturë të organizimit të KQZ-së apo të administrimit të procesit zgjedhor. Në fund të fundit, është Kolegji Zgjedhor ai që vendos, dhe kur vendos Kolegji, e cila është gjykata ne duhet ta respektojmë dhe çdo koment nuk është se i shton vlerë procesit. Të punoj për fletën e votimit tashti.
c.r/dita
