Gazetat greke drejt mbylljes, s’kanë para të blejnë letër

Dita

Disa gazeta në Greqi rrezikojnë të mbyllen, për shkak të mungesës së letrës. Kontrolli i kapitalit ka dëmtuar kryesisht gazetat e shitura në zonat e largëta të Greqisë.

E përditshmja “Empros” në ishullin e Lesbos mund të mos botohet më, deri në rihapjen e bankave. Tabloidi më i madh në këtë ishull e ka reduktuar tashmë numrin e faqeve nga 20 në 16.

Shefi ekzekutiv i gazetës, Manolis Manolas shpreson të mos jetë i detyruar të bëjë shkurtime të mëtejshme. “Kemi problem madhor me furnizimin me letër. Furnitori ynë nuk mund të na sigurojë më letër, pasi ka mbetur në doganë. Ai nuk i paguan dot furnitorët e huaj, pasi transfertat bankare janë bllokuar dhe ka shumë pak para për të vazhduar me operacionet”, tha Manolas për “Reuters”.

Edhe gazeta më e shitur në vend, “Ta Nea” shkroi më 1 korrik: “Letra që po mbani në duar ka 32 faqe, pasi stoku i letrës do të zgjasë edhe pak ditë. Nuk do të mund të marrim furnizim të ri, për shkak të mbylljes së bankave”. Bankat greke janë mbyllur prej dy javësh, pasi u mor vendimi për vendosjen e kontrollit ndaj kapitalit.

Share This Article
1 Comment
  • Korigjoje titullin: gazetat greke nuk kane euro te paguajne letren, ose nuk kane para. Kurse leke shqiptare nuk mund te kene se ato i kemi ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *