Të përcaktosh cilat janë gazetat më të shitura në Shqipëri është një mision thuajse i pamundur. Shumë e kanë provuar, por kanë dështuar. Të gjitha gazetat pretendojnë që kanë tirazhe të larta. Sigurisht që shumica gënjejnë. Për hir të së vërtetës duhet thënë që tirazhet e gazetave sot janë aq mjerane krahasuar me një dekadë më parë sa shtypit duhet t’i vijë turp që harxhon kohë me kacafytje gjelash për shifra të rreme në vend që të kthejë pasqyrën nga vetja dhe të ulë kokën për atë që sheh.
Por më në fund ka qenë Kuvendi i Shqipërisë që i ka dhënë një përgjigje ndoshta “padashur” pyetjes: kush janë gazetat më të shitura. Duke dashur të shkaktojë sa më pak qejfmbetje të kota në shpërndarjen e njoftimeve të administratës, Kuvendi ka shpallur një tender, ku ka ftuar të gjitha gazetat të prezantonin jo vetëm ofertat, por edhe dokumentat që provonin nivelin e shitjeve. Ka patur një vecanti, – raportojnë portalet online, – organizatorët e tenderit, me zgjuarsi, kësaj here nuk kanë kërkuar si herët e shkuara tirazhet (të cilat manipulohen lehtësisht me shkresa bakalli nga shtypshkronjat) por është kërkuar… libri i shitjeve, një dokument ku askujt nuk i intereson të gënjejë sepse ka të bëjë me taksimin.
Përfundimi? Tenderi është fituar nga gazetat Panorama dhe Dita, të cilat rezultojnë kështu, dy të përditshmet më të shitura sot në Shqipëri. Të shpresojmë që të paktën në këtë pikë, gazetat të gjejnë karar dhe të nisin të merren me probleme të tjera të brendshme. Që nuk i kanë të pakta. Si, përshembull fakti që ende në vitin 2013, shiten në rrugë, siç tregon kjo foto e bërë vetëm pak ditë më parë.
Marrë nga ResPublica:
http://www.respublica.al/artikuj/2013/12/28/gazetat-me-te-shitura-ne-shqiperi-nje-pergjigje-nga-kuvendi
Ne vere isha me pushime dhe per gazeten Dita mu desh te bie ne nje marreveshje me nje djale qe shiste gazeta, i premtova 20 lek te reja mbi cmimin dhe ma sillte ne plazh, cdo dite.
Ishte e vetmja gazete qe shitej qysh ne oret e para te mengjesit, kur mbarova pushimet, ne nje koment, i bera thirrje stafit te gazetes Dita, qe te rrise tirazhin.
Ore, ca dreqin, eshte kjo me ke tallesh ti te erdha aty dhe ti cova dhembet ne byth qe kur ti lash ti lash nga bytha.