Protestuesit kanë vijuar tentativat për të hyrë në Kryeministri.
Pas sprapsjes nga forcat e gardës dhe te policisë, protestuesit kanë tentuar sërish për t’u futur brenda në institucionin e Kryeministrisë.
Herë pas herë individë të ndryshëm kanë prishur bulevardin dhe kanë hedhur gurë në drejtim të derës kryesore ndërkohë që të tjerë kanë hedhur shishe me molotov duke ndezur zjarr në përpjekje për të djegur hyrjen.
Policia e gjendur brenda në katin e parë të Kryeministrisë është kundërpërgjigjur duke lëshuar ujë dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve të dhunshëm.
o.j/dita

Po kembeshtrembeta, dhembcakallja Kejdi dhe Epshurr Brahimkari që kanë drejtuar naziskinet e Mamurrasit ku janë fshehur