Shumë kanë qeshur e janë zgërdhirë në këtë parlamentin e Kosovës. Deputetë, ministra e kryeministra janë shkulur gazi derisa edhe lotët u kanë dalë. Tash e 15 vjet pajada. Në anën tjetër, për ata që nuk u qeshej por protestonin, e kishin policinë që e kishte gazin lotsjellës. Qofshin ata veteranë të luftës, familjarë të të pagjeturve, shqiptarë të Kroit të Vitakut apo sindikalistë të punës. E, sidomos nëse ishin aktivistë apo simpatizantë të VETËVENDOSJE!-s. Mijëra boca gazi lotësjellës janë hedhur mbi të pakënaqurit protestues në Kosovën e lirë. Nëse nuk t’i sjell lotët gazi i të qeshurit sikurse tek ata në parlament, atëherë këtë ta garanton gazi lotësjellës i policisë që e mban rendin, apo jo?
Në seancën e fundit të parlamentit ishte ndryshe. Deputetë e ministra të kënaqur lotuan porsi të pakënaqurit qytetarë. Njëmend vetëm për disa minuta por ama ato ishin domethënëse. Natyrisht, jo aq domethënëse për qytetarët që i shikonin sa për vetë ata të cilëve situata ua imponoi gjendjen e qytetarëve të cilët i përfaqësojnë. Ishte ky çasti kur ata njëmend u bënë përfaqësues të denjë të popullit të Kosovës. Pra, ishin disi porsi populli, qanin nga gazi i jashtëm lotësjellës e jo nga ai i brendshëm i kënaqësisë. Ishte ky momenti kur ata u bënë deputetë të popullit të Kosovës! Zaten, fjala ‘deputet’ do të thotë zëvendës, pra deputeti është zëvendës i popullit, është njëfarë zëvendësimi për popullin: në sallën e parlamentit nuk i zë dot 2 milionë qytetarë por i zë 120 deputetë. Të tillë ishin deputetët atë ditë: aty, të gjithë, deputetë të përlotur, pra, deputetë ngase të përlotur. Vërtetë shkurtimisht, por ama ndodhi më në fund! Ishte ky çasti sublim i demokracisë përfaqësuese. Sundimi i popullit nëpërmjet përfaqësuesve as nuk ishte sa për sy e faqe dhe as përfaqësim i sundimit me popullin.
Megjithatë, këta deputetë të bërë deputetë nga gazi lotsjellës ishin edhe diçka tjetër këto javët e fundit. Ata ishin (dhe janë sërish tash që nuk lotojnë më) edhe deputetë që e kanë shkelur betimin e deputetit, deputetë të ‘Zajednicës’ së komunave me Serbinë dhe të ‘dhuratës’ 10.000 hektarëshe Malit të Zi. Pra, deputetë që janë ngritur kundër Republikës dhe kushtetutshmërisë, kundër kombit e shoqërisë sonë, kundër identitetit e historisë sonë. Me një fjalë, që prej 25 gushtit ata ishin deputetë të rebeluar, ishin rebelë që s’ishin më deputetë. Prandaj, kundër rebelëve të tillë gazi lotsjellës ishte i domosdoshëm. Rrjedhimisht, të enjten ne e hodhëm gazin lotsjellës të Republikës kundër të rebeluarve kundër Republikës. Rebelët kundër Republikës e kishin uzurpuar sallën e parlamentit, shtireshin se janë deputetë, dhe dëshironin të funksiononin sikur asgjë të mos kishte ndodhur më 25 gusht. Fatmirësisht gazi lotsjellës i shpërndau dhe i largoi prej andej.
Ndërkohë, në shikim të parë, njeriu nuk arrin ta kuptojë pse gjithë kjo histeri e panik kundër gazit lotsjellës në parlament. Ama porsa mendon për atë që shfaq dhe jo vetëm për shfaqjen, sakaq e zbulon që histeria e paniku i regjimit më së miri pasqyrohen pikërisht në mediet e tij. Këto medie të regjimit për qytetarin janë sikurse sklepat në sy: mu atëherë kur zgjohesh ta pengojnë shikimin e t’i vrasin sytë. Në atë çast natyrisht që duhet të shkosh në banjë.
Gazi ynë lotsjellës më 8 tetor 2015 në parlament ishte i përmasës së vogël dhe një i vetëm. Të tilla ne i kemi ngrënë në protesta me mijëra sosh, ndërkaq po ashtu me qindra aso që janë në mbushje më të mëdha e shumë më të rrezikshme. Pra, nuk pati kurrfarë sulmi masiv me gaz lotsjellës nga ana jonë. Një sulm i tillë masiv i policisë në protestën tonë për shembull e pat dërguar në komë znj. Iris Von Der Ehe më 22 tetor të vitit 2012 dhe mandej edhe në vdekje para tri javëve sivjet. Për më tepër, dihet që ne nuk përdorëm fare plumba gome të enjten që shkoi në parlament. Kundër nesh janë përdorur edhe plumbat e gomës, psh. kur i vranë Mon Balajn e Arben Xheladinin më 10 shkurt 2007, ose kur i plagosën Hysni Hysenin, Zenel Zenelin e Mustafë Nerjovajn po atë ditë, apo edhe kur ia dëmtuan rëndë syrin Uran Qarollit në protestën kundër Jabllanoviqit më 27 janar 2015. Ne të enjten nuk përdorëm fare plumba gome, apo jo? Ç’është kjo histeri e ky panik? Assesi s’mund të jetë i qytetarëve të Republikës por veçse i qeveritarëve të ‘Zajednicës’. Mediet e regjimit pasqyrojnë regjimin, kur ai qeshej me lot (sipër popullit), por edhe tash që qan nga gazi lotsjellës (para popullit).
Njerëzit e këtij regjimi njëherë patën thënë që Gjykata Speciale do të jetë në paketë me Forcat e Armatosura të Kosovës. Nuk ndodhi. Mandej thanë se ‘Zajednica’ do të jetë në paketë me Forcat e Armatosura të Kosovës. Sërish nuk ndodhi. Sepse, paketa, në fakt, përbëhej prej Gjykatës Speciale dhe ‘Zajednicës’. Ato të dyja instalohen formalisht në të njëjtën mënyrë: brenda sistemit të Kosovës por të kontrolluara prej jashtë pa llogaridhënie për neve. Ato të dyja janë përmbajtësisht komplementare: Gjykata Speciale do të shkruajë një rrëfim ndryshe për luftën në Kosovë duke legjitimuar ‘Zajednicën’ e Serbisë, ngjashëm si në Bosnje. Ato të dyja bashkë janë në kahjen e kundërt të shtetndërtimit në Kosovë: Gjykata Speciale e bën drejtësinë në Kosovë çështje të jashtme kurse ‘Zajednica’ në Kosovë e bën Serbinë çështje të brendshme.
Me dialogun Thaçi-Daçiq dje dhe atë Mustafa-Vuçiq sot, Serbisë po i hiqen pengesat drejt integrimit evropian ndërkaq Kosovës po i shtohen pengesat në shtetndërtim. ‘Zajednica’ është garancion që edhe fëmijët tanë jo vetëm se do të dalin në demonstrata të rrezikshme ku gazi lotsjellës është veçse fillimi, por do ta kenë edhe një luftë të re në Kosovë së cilës në rastin më të mirë nuk i dihet epilogu. Ne duam dhe duhet t’i parandalojmë këto. Për hir të së kaluarës (atyre që u vranë e u zhdukën në vend tonin) dhe për hir të së ardhmes (atyre që do t’i rrezikojmë nëse heshtim) duhet të ballafaqohemi e të mos ndalemi. Pa ardhmëri dhe histori nuk ka të tashme.
Prishtinë, 11 tetor 2015

Albin kurti eshte i lidhur me serbet.
nuk e besoj kurre, Albin Kurti eshte I vetmi politikan qe lufton per Kosoven mbi parime te qarta.
Zajednica eshte serbizimi I Kosoves.
Albin Kurti eshte Patriot! MuTafa e Taćić kane tradhetuar kombin! (Nuk ka gabim ne drejtëshkrim)
Markut UK
Nuk pritet ndonje koment me te mire se nga nje Mark uk alias Sali Fazliqi
Ike more Albin leshi , ekstremist e anarshist , pseudopatriot , rremujaxhi me sjellje te dhunshme e veprime antidemokratike . Je ekstremist e antipatik , turkoshak e islamist radikal . Je shembulli me i keq per te rinjte e femijet .
Lexuesit Normal
SHume me mire do te ishte te mirresh me fakte dhe argumente sesa me ia fute kote.
Kur Parlamenti i Kosoves debatoi dhe votoi per lejimin apo moslejimin e bartjes se shamive ne shkolla, Albini (VV) e leshoi sallen.
Kur Parlamenti i Kosoves, ne mars te ketij viti miratoi ligjin kunder perfshirjes se kosovareve ne konflikte te huaja, Albini votoi kunder miratimit te ligjit.
Kur sivjet u burgosen dhjetera ekstremiste mysliman, Albini kete akt e quajti te turpshem dhe akuzoi gazetaret.
Po cfare mollois ashtu ore mollos Shamine ne koke as une nuk e kam qjf po nuk mund te krahasosh problemin e nje shamie me shitjen e tokave te memedheut, serbit apo krijimin e zajednicave.
Po u lejuan zajednicat perse u be lufta ore te shkrete, a nuk e kuptoni qe serbia nuk ka per ta lene me Kosoven te ngreje koke dhe kosovaret do kenaqen me luge zbrazur duke kenduar “ose sa mire me qene shqiptar” gjithmone e me shume te varfer me serbin qe do ti beje çiçin ne koke nga mengjesi ne darke
Pra gati njesoj si para luftes . Ata qe jane ne kuvend dhe pranojne te nenshtrohen i kane mbushur thaset dhe ne politike rijne si qen te bindur per te lehur cfare u thoti i zoti qe i ka lene te lepijne kockat.
Jemi te vetedijshem qe edhe shtete shume te forta nuk po munden qe te vendosin vete per ceshtje madhore. Kosova eshte nje shtet i brishte. Kosoven e dermuan udheheqesit. Ajo, po te mos ishin te huajt (miqte) nuk do te ekzistonte. Kosoven e udheheqin njerez te kriminalizuar. Secili qytetar qe eshte kunder ketyre udheheqesve ka te drejte. Por askush, as edhe Albini nuk ka te drejte qe deshirat e tije per pushtet t’i arrije me dhune. Albini dhe VV jane te dhunshem. Ata jane vandaliste. Ata jane shume te dyshimte…
Krijimi i zajednicave eshte nje kompromis, qe sado i hidhur qe eshte per ne, duhet ta respektojme. Nuk kemi nga t’ia mbajme. Keshtu thone miqte. Por jane po ata miq qe para dy-tri ditesh Serbise ia thane troc qe nuk ka rruge tjeter pos pranimit te Kosoves dhe qe liqeni i Ujmanit (hidrocentrali) do te menagjohet nga kosovaret.
Ne shkrimin e mesiperm i tregova disa veprime te Albinit qe qarte tregojne per prirjet e tij islamike.
Perse duhet te praohet zajednica??? Edhe per armet kimike ne shqiperi keshtu si ty u fol edhe ne te gjitha mediat dhe u tha se kjo pune ka mbaru dhe nuk kemi se cfare te bejme… por jo edhe amerikanet vet ato qe kane fituar nuk ja u ka falur kush po i kane fituar me lufte edhe me gjak .diplomacia eshte e mire kur kemi kushte te barabarta. por ti me ulesh ne qafe aq sa une nuk te mbaj dot dhe ti thua mos bertit ule qafen dhe vazhdojme me diplomaci dhe me konsensus.
Nuk shkon ashtu aq me teper per kosovaret qe i mbajne per trima, liridashes.
Nese Mustafa do ishte ngritur kunder zajednices ne ate do perkrahnim. Albinin e mbeshtesim per ate qe ai lufton.
Refuzimi I Zajednices nuk eshte deshire personale per pushtet e ALBIN KURTIT, por qendrim parimor ne perputhje te plote me parimin e Pavaresise se Kosoves.
Kjo mareveshje eshte serbizimi I kosoves.
Ketu skemi te bejme me deshiren personale te Albin Kurtit por me nenshtrimin e plote te Kosoves ndaj Serbise.
Ky ishte qellimi I luftes dhe vlera e gjakut te dhjetra mijerave shqiptare te masakruar?
Kjo eshte tradhetia me e ndyre qe iu behet shqiptareve ne mes te dites dhe ne parlamentin e Kosoves.
Refuzimi I Zajednices nuk eshte deshire personale per pushtet e ALBIN KURTIT, por qendrim parimor ne perputhje te plote me parimin e Pavaresise se Kosoves.
Kjo mareveshje eshte serbizimi I kosoves.
Ketu skemi te bejme me deshiren personale te Albin Kurtit por me nenshtrimin e plote te Kosoves ndaj Serbise.
Ky ishte qellimi I luftes dhe vlera e gjakut te dhjetra mijerave shqiptare te masakruar?
Kjo eshte tradhetia me e ndyre qe iu behet shqiptareve ne mes te dites dhe ne parlamentin e Kosoves.
Albin Kurti eshte shpresa jo vetem e popullit te Kosoves por edhe e shqiptareve.
Eshte modeli i shqiptarit me personalitete dinjitet qe lufton per lirine, pavaresine ( mos mendoni se Kosova eshte e lire) e politikanit te pakoruptueshem (kjo eshte edhe nje arsye me shume qe ata “deputet” qe leshuan lot ne kuvend te mos e duan se eshte i ndryshem nga ata)
Te mos e duan dhe perendomoret qe i kane bere hesapet ndryshe me trojet dhe asetet e Kosoves.
Ne cilin vend te botes qofte edhe ne nje te vetem pakicat kombetare kane krijuar “zajednica brenda teritoreve te vendeve fqinje??
Kjo eshte nje pisllek qe nuk ka sapun qe e lan dhe arsyet dihen shume mire.
Serbit i ferkohet kurrizi dhe i plotesohen tekat ne kurriz te shqiptareve per arsye globale ku fuqi te medha kane interesat e tyre.
Sa per lapangjoze dhe krimba gjirizesh si ky maloku i shpellave qe i fshin prapanicen saliut dmth serbit ka patur gjithmone ne historine e kombit shqiptar.
Kauza e VV pra e interesave te shqiptareve do te triumfoje se populli -pavaresisht se lihet ne terr informacioni dhe ne varferi ekstreme sa qe te mos e kete idene se cfare jane keto zajednica, duke abuzuar dhe me propaganden e perendimoreve qe historikisht kane punuar per interesa te tyre, po fillon dhe po e kupton qellimin e vertete te tyre.
Ju qe e akuzoni Albinin per ektremist a mundet ti argumentoni akuzat tuaja si I argumenton Albini akuzat kunder qen(v)eritareve te Kosoves.
Parimisht ai ka shume te drejte, Kushtetuta e Kosoves, Pavaresia Territoriale e Kosoves, dhe Legjitimiteti I shtetit Kosovar po shkelen rende nga Politikanet Kosovare.
Kosova po serbizohet perdite.
Kjo nuk do mend te mendohet si tradheti, vetem tradhetaret nuk e quajne te tille
Si ka mundesi te kundershtosh serbizimin e shtetit, si ka mundesi te kundershtosh strukturat paralele serbe dhe njekohesisht te akuzohet per proserb, nderkohe qe punen e serbeve e ben Kuvendi dhe deputetet kosovare?
Ne ka njerez qe punojne per Serbine ata jane ne qeverine e Kosoves, hapur fare, duke akuzuar patriotet e vertete per serbizem.
Ne vend te ngrihet zeri se po shitet Kosova e lire tek ish uzurpatoret e dikurshem, shahet Albin Kurti qe lufton per nje Kosove te lire dhe demokratike. Populli shqiptar fle, i ka ngordhur nervi dhe i jane errur syte. Shqetesohet dhe ndihet i poshteruar nga nje ndeshje futbolli, por as nuk i behet vone kur humb me mijera kilometra te shtetit te tij, kur dhunohet dhe vidhet cdo dite nga pushtetare te korruptuar. Edhe ne fund, fajin e ka Albini? Albini qe punon per rizgjimin e ketij kombi moralisht te shthurur?
U ngrit gjithe qeveria ne Shqiperi per “menaxhimin” e nje ndeshje futbolli!!!
Ku eshte kjo qeveri qe nuk po thote se Kosova po shitet, ku eshte populli shqiptar qe duhet te ngrihet ne mbeshtetje te popullit te Kosoves ( indirekt pasojat bien edhe mbi popullin e Shqiperise.
Mos e doni dhe mos e mbeshtesni Albinin per asnje gje tjeter, por u eshte thare truri qe nuk e mbeshtesin kunder faljes se tokave shkjaut? po krijimi i zajednicave nuk u thote ndonje gje trushpelarve qe dalin kunder Albinit.
Atehere ata qe jane kunder jane te blere nga serbi jane tradhetare qe neser historia do ti etiketoje me patjeter si te tille.
Neser do jete vone! Nuk mund te dalin neser aktore neper filma hollivudiane dhe te thone se paskemi patur informacion te gabuar apo blablabla si kemi pare neper filma jo me larg se dy dite me pare ku shba paska filluar luften ne Irak se paska patur informacione te gabuara.
Ambasadori amerikan ne Kosove qe del kunder VV dhe kauzes se saj per mospranimin e zajednicave ne Kosove eshte duke gabuar dhe jemi te sigurte qe nuk perfaqeson Ameriken e Willsonit qe luftoi per lirine dhe pavaresine e kombeve.
Albin, mban era keqe kjo pune. Amerika e beri te sajen por BE po i perzjen gjerat prape sic e ka zakon. Gjithshka ne emer te integrimit ne BE!!! Po ne vend te integrimit me dinjitet, na duan si gjysmagjel dhe ne fund fare… patriotizmi sot eshte herezi!!! U lejohet vetem sllaveve. Koha e maskarenjve.
AMERIKA E BERI PO PO EBEN SI LOPA. Ambasadori amerikan po jep OK e zajednicave dhe faljen e trojeve shqiptare.
Albini ka te drejte
Albin,
Shume u duke, pak na dole.
Albini pa diskutim eshte nje nga ata te pakte shqiptare qe guximin , kurajon dhe trimerine i ka vene pa kursim per ceshtjen kombetare !
Ti mark uk , dhe ti lexues normal , duhet te kuptoni se shpirti i atij njeriu luftarak eshte vetem shqiptar, dhe cdo gje e ka vene per kombin ! Ju jeni ndryshe , i beni ” fllad ” poshtersise dhe percarjes kombetare , gje e cila qofte edhe me nje koment te thjeshte , ben dem !
Albin Kurti , ky shqiptar i madh, vazhdues i vepres se te madhit Ukshin Hoti , e patrioteve te tjere qe dhane jeten per Kosoven , na ben krenar per emrin shqiptar !
Eshte fatkeqesi qe ska mbeshtetje masive dhe t’ ja. ” ngrinin cuklat ” qeverise se Mustafes !
PERPARA VETEVENDOJSE
NA BENI KRENAR QE JEMI SHQIPETAR
Kur degjoj Albin Kurtin sikur degjoj te flas Ukshin Hoti(mgjs nuk e kemi njohur ne te gjalle). Albin Kurti eshte nje njeri me horizont te gjere dhe njepolitikan per tu patur zili,i kthjellet ne mendim dhe i guximshem. Keta lloj njerezish jane mjaft te ralle dhe duhen mbajtur fort pasi jane e ardhmja e nje shqiperie te vertete!
une nuk e kuptoj .
disa here me duket i mire e disa here me duket si kreshniku. hajde meri vesh keta qe ciren .
ai qe e do vertet vendin lufton me llogjike ne kuvendin e burrave qe te bindi edhe popullin e jo me nacionalizma pa vlere
Al Bin Kurdi.
IS A MUSTAFA , na mbushe mendjen o mo- ISIS
Ky Albini qenka nje grindavec njeri me keq se Kreshnik Saphiu,Z.Albin asnje vend nuk ecen perpara me dhune e mosmarreveshje.
e more kestin sot??