“Gaz Dibra nuk i shpëton drejtësisë, ligji e dënon me dy vjet burg blerjen e votës”

redaktor

PS reagon pas publikimit të pamjeve në emisionin “Fiks Fare”, ku shihet se si kandidati demokrat në Tiranë, Gazmend Dibra, tenton blerjen e votave me kuti ushqimesh.

Deputeti Sajmir Tahiri thotë se Dibra nuk do i shpëtojë drejtësisë. Ai citon edhe nenin e Kodit Penal që parashikon dënim deri në 2 vite burg për blerjen e votave.

“Hetim në çdo brinjë të Gaz Dibrës dhe gjithë ju të tjerëve që blini votat e qytetarëve në këmbim të varfërisë dhe skamjes ku i keni lënë vetë!

Gaz Dibra dhe ju të tjerët, sot mbase keni imunitetin e pushtetit. Nesër jo! Para drejtësisë duhet të shkoni, për këto dhe të tjera!

Praktika e sharlatanëve që blejnë lirinë e qytetarëve, nën kërcënimin e pengmarrjes nga hallet ku vetë i kanë lënë, është kamxhiku modern i pushtetit.

Dhe është praktika që duhet të marrë fund menjëherë pas 23 qershorit!”, shkruan Sajmir Tahiri në FB.

 

Gazmend Dibra, presion policëve të burgjeve për të votuar PD

Në përpjekjen për t’u zgjedhur deputet, Gazmend Dibra nuk mjaftohet vetëm me ushqimet falas që u ofron votuesve, por u bën presion edhe vartësve të tij në Drejtorinë e Burgjeve. Denoncimi vjen nga Valentin Macaj, kryetari i konfederatës së punonjësve të policisë.

”Ka presion në Policinë e Shtetit për të votuar PD. Gazmend Dibra detyron policët e burgjeve të votojnë PD. Drejtori i burgjeve i detyron policët të plotësojnë lista partiake”, thotë ai.

 

Kodi Penal i RSH

Neni 328

Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve

Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.

 

 

Gazmend Dibra shpërndan ushqime për blerje vote

Dy javë para votimeve, emisioni “Fiks Fare” sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh.

“Fiks Fare” solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve nga stafi i kandidatit të PD-së në Tiranë, Gazmend Dibra.

Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën “Myslym Shyri”.

Gazetarët e këtij emisioni kanë mundur të filmojnë edhe kandidatin për deputet, Dibrën, brenda ambienteve të dyqanit ku shiteshin bojërat, si dhe ndihmat e paketuara, gati për t’ua dhënë banorëve të rrugës “Myslym Shyri”, të cilët i kishin garantuar votën Dibrës.

Edhe pse ndihmat ndaheshin në një mënyrë tepër të sigurt, ku ishin të aktivizuar të paktën pesë persona, gazetarët kanë mundur të kontaktojnë me disa banorë që kishin marrë ndihmën.

Kundrejt premtimit për votën në nr. 44 në fletën e votimit, banorëve të “Myslym Shyrit” u janë shpërndarë nga 2 litra vaj, tre kg miell, tre kg oriz, tre pako makarona.

Gjatë bisedës që gazetarët kanë mundur të bëjnë me një nga banoret e kësaj lagjeje, e cila sapo kishte marrë ndihmat, kanë mësuar se “për marrjen e ndihmave duhet të votosh për Sali Berishën. Po kështu duhet të jesh i regjistruar si votues i PD-së për të marrë ndihmat”.

Edhe pse nevojtarë, këta banorë ndihen të fyer për mënyrën sesi po u jepen ushqime për votën. Jetojnë në mjerim dhe një herë në katër vjet u sjellin nga një qese me ushqime, brenda së cilës ndodhet një letër me numrin 44, numër të cilin nuk duhet ta harrojnë ditën kur do të drejtohen në kutitë e votimit.

 

Biseda e plotë me qytetarët

Fiksi– Është një vend që ndahen ndihma këtu për zgjedhjet?

Qytetarja– Po, a ke emrin?

Fiksi-  Duhet me emër ë?

Qytetarja– Dhe të votosh për Sali Berishën. Ç’na gjeti ne?

Fiksi– Ju ashtu e kishit ë?

Qytetarja– Po.

Qytetari– Në çfarë vendi është kjo zyra?

Qytetarja– Tek kjo ku shiten bojërat.

Qytetari– Ëhë tek Çimi.

Fiksi- E çfarë të jepnin, të jepnin shumë?

Qytetarja– Tre sheqer, tre miell, dy vaj, tre pako makarona, një nga ato supat, tre oriz.

Fiksi– Për kaq gjë, shumë pak. Për kaq gjë do votën ai?

Qytetarja- I llogarita unë, i llogarita dhe në shtëpi unë, 20.000 lekë bëjnë.

Qytetari- Këto duhej të ishin ndarë ndihma për njerëzit, po meqë ai është kryetar shteti i ndan për nevojat e tij personale, për zgjedhje.

Qytetarja– Edhe një pulë.

Fiksi– Do votat e dy pleqve të mi ai ë? Dy pleq.

Qytetari- Po çfarë kujtove ti?!

Qytetarja– Si kujton ti, e shikon se ç’bëhet?

Qytetari– Kaq gjë duam ne.

Fiksi– Me kaq gjë ë?

Qytetarja– Ajo më tha çfarë numri e ka votën Saliu? Unë ja futa 29, ku e mbaj mend unë? 29 i thashë unë. Jo, jo, tha, 44-a. Ma futi letrën tek ushqimet. Kishte folë ai komshiu im.

Fiksi– Kush është ai që fut emrat këtu?

Qytetarja– Një Çimi, Çimi.

Fiksi– Po të marrë plaka ca lekë?

Qytetarja– Po ik e merr plakën, çoje! Jo ti, merr plakën!

Fiksi– Jo unë.

Qytetarja– A të keqen nëna, t’u bëftë nëna, unë për Saliun do të votoj, t’u bëftë nëna kurban! Po pse të gjithë këto që marrin ushqime, mos vallë do të votojnë për Saliun?! Kanë pasë hall sa të marrin ushqimet. Kur vajta unë, më tha, erdhi Gëzimi ai komshiu yt dhe tha që ti je me Edin Ramën. I thashë mua më vjen keq, i thashë. Unë nuk dua me ja thënë Gëzimit, edhe për t’ia thënë do t’ia them. Po pse të gjithë që marrin ndihma për Saliun do të votojnë? Ti vajte e më raportove mua? Se vetë burrë, vetë grua, i kam rritur kalamajtë me halle? Po marrin ata që janë zengjinë, jo unë që jam fukareshë. Vajti ky me një këmbë, Mersini i shkretë, ku po ndahen, i thashë ndahen këtu.

Qytetari– Dëgjo…

Qytetarja– Dua të bëj nder, se gjynah!

Qytetari– Nuk kam shkuar për këtë punë fare. Absolutisht asnjë herë nuk kam shkuar.

Qytetarja– Dëgjo, a e di ku është muhabeti, të vjen inat se po marrin… Ti çfarë fitove si komshi që vajte ti për mu, që do e hedh (votën) për Edi Ramën. Ku e di ti mendjen time se për kë do ta hedh unë!? Si vajte e ja the tjetrës? Unë për t’ia thënë do t’ia them, por do t’ia them mbrapa, pasi të mbarojnë votimet.

Qytetari– Edhe këto ndihmat, po çfarë injorance është që ndajnë kështu?! Po pse, një herë në katër vjet më jep 20.000 lekë ti, e do votën ti? Kush je ti mor!? Po katër vjet çfarë do bëj unë? Me se të jetoj unë katër vjet?

Qytetarja- Po shikoj që marrin zengjinët. Ky vajti e dha emrin tim, maskarai, zagari! Eh këta po vjedhin votat, po mjerë populli i shkretë, ne jemi na (godet divanin), po rri!

1

2

3

4

Share This Article
71 Comments
  • cfare burri – do me marr vota duke shpernda trahana – ej gaz dibra kur do te shperndash groshe qe te te pjerdhi populli ne surrat ty dhe varkarin.

    • gazmend dibra ky hajdut i stervitur nga saliu!
      ik largohu o njeri i lig
      hapi rruge rilindjes!
      shteti nuk behet me burra si ty!
      por me njerez me vlera si edi rama

      • He mo ligji, pse nuk hidheni tani ta kapni e tia tregoni vendin. Jo per gje po se si drejtor burgjesh kushedi sa mire do kaloje andej.
        Apo meqe eshte shok i Salushit nuk duhet te arrestohet ky tip???
        Rilindje ne 23 qershor, Rilindje nga keta qe te vjedhin kater vjet e te ushqejne nje dite!!!

        • kjo eshte praktika me korruptive e shtetit te kalbur nga korrupsioni i saliut dhe i kriminelave qe ka vene ai ne listat e tija te deputeteve. duhet denuar me vote kjo praktike korruptive dhe pas zgjedhjeve te gjithe keta duhet te denohen nga ligji

          • Ky kriminel duhet e zhduket sa me pare dhe te futet ne burg sepse ka kryer nje krim shume te rende. Per kete duhet te jape llogari se sben.

          • Shoku besnik si ju paskan vu ne rresht me shkrujt. Mire mire po e ben detyren. Nje pyetje: sa e njeh personin ne fjale qe merr guximin dhe shkruan, apo thjesht detyre partie. Te fala edi rames mero bazes dhe plakes tende

      • plerat kujtojne se keshtu do mashtrojne popullin e shkrete

        Ju merrini ushqimet o njerez,merrini dhe leket dhe mashtrojini.Mashtrojini dhe juve ashtu si na ka mashtruar neve saliu ne 8 vjet.Vota shkon vetem tek nr 29,vetem tek partia socialiste

        Eshte e vetmja rruge qe shqiptaret te mos kene frike te semuren,qe te mos i zeje gjumi duke menduar nese do zgjohen te nesermen a do i bejne dot balle urise,te mos i zeje gjumi duke menduar per femijen a ta cojne ne shkolle a ta nxjerrin per te punauar per buken e gojes dhe plooot e ploot halle te tjera

        S’eshte kjo shqiperia qe ne meritojme.duhet te gjithe te cohemi kunnder kesaj mynzyre

        • Te gjitha keto jane perpjekje te deshperuara te nje qeverie ne ikje per te ruajtur ca mandate deputetesh se me te gjitha ato skandale te kesaj qeverie askush nuk e voton me.
          Keta tallen me buken e gojes me njerez qe kurre nuk e kane pare nje shporte ushqimore te tille tere bashke, njerez qe i ka lene te vuajne urie sepse zotrotja do ndertonte rruge neper te cilat do te udhetonte vetem vete.

          • ky eshte turp i madh dhe saliu me keto do te fitoj zgjedhjet dhe te kap standartet per NE BE, ai eshte i vetmi qe ka ndaluar cdo zhvillim te shqiperise, cpune kemi me njerzit e shkrete ore lerini te zgjedhin vete ke duanali po i thote rames qe mos te mashtroj nderkohe po mashtron vete, ne gramsh jane bere sjane per skandal 100 m rruge , zoti rama do te fitoni ne menyre te padiskutueshme ka nje rivale qe vetem vjedh dhe kercenon cdo dite per voten e lire pse nuk i le te behen zgjedhje te lira se ka frik se kam bere 1miljone marrezira

      • KETA enderrojn sikur do te blejn ppopullin me dy pako

        ky esht kulmi ku shqipetari shitet per dy pakoo

        njerez merrin cfare tu japin ua japin nga taksa juaj

        sali berisha eshte shume larg realitetit ku ne jetojem, ai sheh dhe thote vecse shqiperine qe ska bere,

        sa per legalizimet pse si beri 8 vite apo vodhi sa vodhi e del prap me mashtrime tani ,sa per rrogen e 13 pse e hoqi kur ajo ishte, sa per

        rruget ku jane se nuk po i shohim? rilndje nga gjithe rrethet e shqiperis, njerzit jane te zhgenjyer

    • je rrenimi i vendit o sali berisha, ti bashke me felliqesirat e tua qe te vine prapa si satelite
      do e vuani shume humbjen
      nuk i shpetoni dot RILINDJES!
      VOTO PS VOTO NR 29!

    • Ju do thoni : po nga ishe ?! Ja po merja ca ushqime e pula te gazi shpk sepse jep falas per te gjithe ato qe japin voten e PD !! WtF eshte kjo gje me ej !! kisha kohe pa e pare ket gje ne tirane thashe se mos e kishin harruar njerzit kete version po mesa po shof u vazhdoka akoma me keto gjerat!! Turp ti vi ketyre qe i bejn keto gjera !! dhe pa pik turpi kerkojn vota nga njerzit

      • merrni masa urgjentisht per kete qe po ndodh ata jane njerz nuk jane kafshe qe po mundohen te mbijetojne dh te marrin fryme nga pak, qeveria duhet te ishte ne dijeni dhe te kishte nderhyre keto sjane arritje

        • Në përpjekjen për t’u zgjedhur deputet, Gazmend Dibra nuk mjaftohet vetëm me ushqimet falas që u ofron votuesve, por u bën presion edhe vartësve të tij në Drejtorinë e Burgjeve, jo mor jo o burra ti biem ligjit keto eee, ne bur atje do shkoh plehr

    • joooo nuk besohet , gjynah qe njerez te tille kane arrit kulmin e varferise dhe duke qene se qeveria ka 8 vite ka mashtruar e rrenuar dhe i ka lene njerzit ne meshire te fatit dhe ne erresire, stop jepini fund , ku eshte qeveria ???

      • per tu misheruar fushata e saliut, ju duhet te ndryshoni fare hapni nje kompani mor burre , shesim vota , pupupu alarm, tmerr, kaq poshte kemi rene ne valle?

    • PSE Kshu do ta blejn voten keta horrat

      shiko si tallen me populli i mashtrojn me nje pako sheqer

      nuk do te kesh me nje popull qe do te vi i detyruar ne qendren e votimit te gjithe do te vin me qefe duke votuar per 29 per largimin e sali berishe

      duke i then stop nuk do te sundohemi nga nje njeri si sali berisha qe di vetem te vjedhe

    • varferia i ka cuar njerzit deri ne piken qe te genjehen per vetem 20mij leke ky eshte turpi me i madhe prandaj ata qe ia kane marre ndihmat ti hane me shendet ato qe kane marre por ama voten ne asnje menyre nuk duhet tja japin sepse po ia dhane do ti duhet te presin edhe kater vjete te tjera qe te marrin edhe 20mij lek

      • NUK DO TE KEN FUND TURPET E BANDES SE SALI BERISHES

        NUK DO TE KET ME NJERZ QE TE VOTOJN SALI BERISHEN DHE BANDEN E TI

        ESHT KOHA TU THEMI STOP ME VOTE DUKE VOTUAR PER 29

        VOTONI 29
        MERRNI CFARE TJU OFEROJN JAN TE TUJAT ME DJERSEN TONE
        PO TALLEN KETA HORRA

        • ME 23 QERSHOR NE DO TE SHPETOJM NGA SALI BERISHA DHE BANDA E TI

          UN DO TE VOTOJ PER 29 PER RILINDJENN E SHQIPERIS

          VOTO DHE TI MOS HARRO QE SALI BERISHA VRAU ME 21 JANAR

      • kjo eshste nje pamje qe vjen nga nje shtet qe do te shkoj ne BE, jemi para gjermanis, jemi ne rrenimin tone te fundit , kemi marre fund varferi po flet me ne

      • kjo ka dhe nje domethenje qe njerzit i kan marr ushqimet

        1 – kan 8 vjet qe vetem han buke e djathe

        2- kan 8 vjet qe vetem vuajn per buk
        ku nuk kan pare dite me si vetem zi dhe duke meduar se ku do sajon buken per dite e neserme

    • merreni se me leket e tuja po ua japin sikur nuk jemi mesuar me keto qe ne fund kan nevoje per popullin dhe gjen 100 menyra per ta mashtruar

      stop nuk do te sundohem nga njerzit e saliut nuk jeni me ndryshe se sali berisha hajdut dhe vetem dini te vjedhni nuk dini gje tjt

      esht koha te kemi nje rilinjde me shqiptare te drejt dhe drejtesi

      esht koha te kemi nje vend ku mbizotero drejtesia dhe pushteti i rendit ku te kemi nje rend ku te zbatohen te gjitha te dretat e njerzit

    • nuk do i shpetoje drejtesise,as dajti as saliu, as ndonje tjeter qe eshte tallur me ligjin deri tani, sepse pas 23 qershorit do rilinde shqiperia, dhe bashke me te do rilinde dhe ligji per te denuar ata qe e meritojne dhe per te shpetuar ata qe nuk duhet te denohen

  • Ky mjeran hajdut, ky militant i Saliut, ky intelektual i tredhur, ky bastard eshte fytyra e vertet e Partise Denokratike dhe e Sali Berishes. Une mendoj se eshte gabim qe u ekspozuan fotot e tij se na t urperon edhe para shteteve me te humbura te globit. Nuk ka turp me te madh qe ne shekulli e 21 te vjedhesh te burgosurit. Sa per ndonjerin qe mund te votoje per te, eshte pune e tij por perveçse turp, eshte injorance e pa shoqe qe fatkeqesishte po i shoqeron nje mase te madhe shqiptaresh qe prej shume kohesh.

    • berisha duhet te dorezohet perndryshe do te perballet me popullin nqs ai jep shembullin e pare qe eshte kundra ligjit si kryeminister ne ikje pse mos ta bej nje qytetar qe po i thyhet e vetmja e drejt qe ka vota e lire ?

  • Genc Ruli dhe Spiro Ksera kane zakon (tabiat) tjeter), Likujdojne neper duqanet listat e borxhllinjve. Por kete radhe jane aq shume popull neper lista sa qe u tromaksen kur i pane. Jane bere mullar i madh qe nga 2009. Ne 2009 keshtu i genjyen dhe su dolen per zot per kater vjet.
    Preshin do tju fus populli, preshin si Tritanit.
    Ben hesap kur u kane ikur edhe grate e tyre dhe i kane lishuar si qeni pa zinxhir ketyre rrugeve.
    Jo 4:1 POR 5 : 0 DO TE DALE GJIROKASTRA. I ra breket Plakut Mere dhe suites se tij.
    Le te ndajne miell dhe makarona sa te duan.

    • e turpshme kjo qe po ndodh , ekziston akoma njerez kaq te varferi e etille akoma sot e kesaj dite dhe saliu del e pellet sa andej kendej pa te keq qe zhvillimet kane arritur majat e jemi mbas gjermanise, kulmiii saliiii dil se je pergjegjes, gazi duhet te denohet, boll me

  • shkeputur nga fushata e partise demokratike Ka presion në Policinë e Shtetit për të votuar PD. Gazmend Dibra detyron policët e burgjeve të votojnë PD. Drejtori i burgjeve i detyron policët të plotësojnë lista partiake, turp

    • ska nevoje fare per hetim fare, ai duhet te denohete te cohet drejt e ne burg jo te endet rrugeve me ato palacolleqe qe eshte duke bere, kaq te pavler na quan saliu ne ? kaq pak te drejta kemi? denojeni

  • shif mor shif cfare plere qe eshte mor, inskenime pa fund dhe manipuli antiligjore , kjo duhet te narre fund ku jane te huajt , ku eshte ligji? me keto do te merrni satusin ne ? skandale zhurme e madhe per te mos u respektuar ligji kur duhet te jete e kunderta

    • ligji flet qart , Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet., 4 vjet burg te bej

  • denonconi sa me shume raste te tilla sepse eshte nje turp i madh , pretendojme per zgjedhje te lira por mnipulimet e partis demokratike nuk kane te sosur ndaj ne duhet ti themi stop ketij fenomeni

  • po nuk do zgjedhje te lira saliu ore se e di qe duke lexuar vullnetin e popullit ai do te kete nje humbje historike por do te shikoni se shume shpejt do te marre fund, kjo gje en nuk do te lejojme qe vota jone te cenohet

  • turp ky eshte kulmi i varferise oree, ja si tallen m njezit i bejne te pavler qe ne momentin qe ja beln ate vote me ca ushqime qe ja ka mohuar vet 8 vite

  • Gazetarët e këtij emisioni kanë mundur të filmojnë edhe kandidatin për deputet, Dibrën, brenda ambienteve të dyqanit ku shiteshin bojërat, si dhe ndihmat e paketuara, gati për t’ua dhënë banorëve të rrugës “Myslym Shyri”, të cilët i kishin garantuar votën Dibrës hahah saliiiiiiiiiiii

  • ku kane perfunduar shqiptaret cdo dite e me shume po te dalin te palarat sali do marresh fund me 23 qershor , votat per partine socialiste po shtohen cdo dite e me shume ndaj ul koken kerko falje e zhduku

  • ket gje dini te beni ju, kjo eshte fytyra juaj e vertete..
    turp te keni, jeni dhe kryetaret e ketij vendi.
    po turperoni shqiperine dhe te gjithe ata qe ju kane besuar..
    ju meritoni t’iu vihet fshesa nje ore e me pare…
    por nuk genjehet me populli me 50 mije leke, me trahana e these me miell..
    LARGOHUNI !

  • Gazmendi eshte nje person qe i ka dale nami me kohe.Shantazhues kellire blu .A do te haje per dite dhe pafundesisht ky makarona dhe pilaf ke 313,se aty e ka vendin.Them se po.

  • mark .uk ti je I vetmi qe nuk beson se ashu ta don interesi,,,,,edhe se cdo veprim eshte filmuar edhe me prova te shumefishta,po atje ne uk ku je ti nuk te ka dhene antiplumbi digital me pa cfare po ndodh o shiks legen I felliqur, yyyyyytttttt fare e poshter………!!!!!!!!!

  • Turp per kete kandidat per deputet .Turp per Partine Demokratike qe kerkon te mbaje pushtetin duke blere lirine ,shpirtin e qytetareve qe i kane katandisur ne dite te hallit.Te kujtojne legjenden e mjerimit te Migjenit qe ne vitet 1930 mblidheshin ne depot e prefektures per 2 oke miser dhe fjala miser,kokrra e misrit do te ishte jeta e femijeve Keshtu e ka katandisur kjo qeveri kete popull ne varferi te tejskajshme Te vjen vertet keq qe ne kete fillim shekulli te ri shqiptaret jane po ne ate gjendje te kohes se Zogut Turp per kete kryeministere qe genjen dhe i bie gjoksit me parzmore mbrojtese se ka arritu, rezultate dhe se populli eshte i lumtur.Kjo eshte “lumturia ” migjeniane e Saliut .O popull,ju qe merrni keto qeska me 10 kg.ushqime mos u mashtroni nga keta njerez qe kane vene aq pasuri me pislleqe,me grabitje te djerses se popullit dhe qe mendojne se varferia u ka bere qe te shisni lirine ,te drejten tuaj per te votuar per nje qeveri tjeter qe do te mendoje per ju ,por jo per t,udhene nje qeske si lemoshe mashtruese ,por per te krijuar kushte punesim qe ta siguroni mireq

  • Turp per kete kandidat per deputet .Turp per Partine Demokratike qe kerkon te mbaje pushtetin duke blere lirine ,shpirtin e qytetareve qe i kane katandisur ne dite te hallit.Te kujtojne legjenden e mjerimit te Migjenit qe ne vitet 1930 mblidheshin ne depot e prefektures per 2 oke miser dhe fjala miser,kokrra e misrit do te ishte jeta e femijeve Keshtu e ka katandisur kjo qeveri kete popull ne varferi te tejskajshme Te vjen vertet keq qe ne kete fillim shekulli te ri shqiptaret jane po ne ate gjendje te kohes se Zogut Turp per kete kryeministere qe genjen dhe i bie gjoksit me parzmore mbrojtese se ka arritu, rezultate dhe se populli eshte i lumtur.Kjo eshte “lumturia ” migjeniane e Saliut .O popull,ju qe merrni keto qeska me 10 kg.ushqime mos u mashtroni nga keta njerez qe kane vene aq pasuri me pislleqe,me grabitje te djerses se popullit dhe qe mendojne se varferia u ka bere qe te shshisni lirine ,te drejten tuaj per te votuar per nje qeveri tjeter qe do te mendoje per ju ,por jo per t,udhene nje qeske si lemoshe mashtruese ,por per te krijuar kushte punesim qe ta siguroni mireq

  • Askush nuk kaper ti shpetuar drejtesis , nuk eshte vetem ne kundershtim te plote me ligjin, por eshte edhe nje turop i madh ky veprim i ulet i ketij njeriu i cili tallet me varferin e popullit…Rilindje per te vene perpara pergjegjesis keta mashtrues ordinere.

  • TUR TI VIJE KETIJ PALO BURRI, PALE PO KERKON TE BEHET EDHE DEPUTET , ME ORIZ E MAKARONA DO TE BEHESH DEEPUTET TI MORE ZOTROTE…..PAS 23 QERSHORIT DO TE VIHET PERPARA PERGJEGJESIS CDO SHKELES I LIGJIT .

  • njerez injorante si puna e ketij tipi jane kudo ,njerezit e pD po perdorin cdo lloj manovre per te fituar ndonje vote me teper ,Keto jane tentativa te deshperuara dhe shume fyese per popullin ,Ky njeri duhet te denohet per ti dhene fund kesaj situate

  • Ky eshte akti me i turpshem ne nje vend demokratik,
    gezimi dibra po luan me fukarallekun e njerzve,po i diskriminon at me aktin me cnjerezor per dy 2000 leke ushqime,luan me dinjitetin e tyre.Turp,njerez te tille duhen ndeshkuar per sjelljet e tyre cnjerezore

  • Ky njeri duhet t edlai perpar drejtesis per kete veper penale te shkelur kaq haptazi ,qe t ebehet nje shembull i mire per te gjithe dhe neper fushata te tjera te mos kemi me tentativa te tilla per blerjen e votes ,KJo ehste poshtersi

  • Fara e keqe e Saliut po perdor cdo lloj metode per te manipuluar keto zgjedhje ,POkjo ehste shume e ulet te tallesh me varferin e tjetrit ne ket emenyre kjo ehste vertet nje gj eshume e ulet ,Uroj ta shohe shume shpejt pas hekurave kete pseudo demokrat te ndyre sqe vetem me emrin demokraci ska asnje lloj lidhje

  • Gezim Dibra vepron si kujdestari te lulekuqet mbi mure me urine e tyre.
    Avokati i popullit dhe organi9zmat per mbrojtjen nga diskriminimi duhet te grumbullojne te gjitha keto raste dhe tia kaloje menjeher drejtesise,per te vepruar me tej

  • Ndoshta duke qene ne krye te burgjeve po perdor magazinat e burgjeve per te furnizuar keta njerez te mjere te rrenuar nga sali berisha te cilet detyrohen te shesin dinjitetin e tyre per 2000 leke.
    Njeerz nuk eshte turp te jesh i varfer,turp eshte te rrosh pa dinjitet.

  • Ky nuk meriton te jete as roje parlamtenti dhe jo me deputet, sepse dhe ai roja qe rri te dera ka me shume dinjitet dhe vlera se sa ky palaco qe tallet me popullin e u ofron ushqime per tu mare voten turp te te vije o maskara.

  • KETA JANE KRIMINELET E SALI BERISHES, ASHTU SIC ESHTE VET KRYEMINISTRI JANE DHE ZARAT E VET QE SDINE GJE TJETER VETEM TE VJEDHIN DHE VRASIN POPULLIN SHQIPETAR!! DUAM RILINDJEN E SHQIPERISE, LARG KETYRE MATRAPAZEVE, DUAM EDI RAMEN KRYEMINISTER!

  • .. A doni më për belulin???…..prit, prit deri më 23 qershor çar do dëgjojmë e do shohim tjetër…

  • LARGOHUNI JU NJEREZ TE FELLIQUR, DUAM RILINDJEN E SHQIPERISE, DUAM NJEREZ TE DREJTE NE KRYE TE KETIJ VENDI, LARGOHU SALI BERISHA ME GJITHE MATRAPAZET E TU NA LIRO KETE VEND NA LER TE MARIM FRYME LIRSHEM!!

  • Edhe te huajti po kerkojne me te madhe te ndalen akte te turpshme te vjedhjes se votes ne vendin tone ne forma te ndryshme,
    Kundrejt parave ne shuma te vogla,me ndihma ushqimore,dhe me kercenimin per te mbajtur vendin e punes

  • KETA JANE KRIMINEL SI SALI BERISHA, NJELLOJ JANE TE GJITHE MENDJEN E KANE VETEM PER TE VJEDHUR POPULLIN SHQIPTAR QE NE 23 QERSHOR DO TI TREGOJNE VENDIN ME VOTEN PRO PARTISE SOCIALISTE DUKE VOTUAR NUMRIN 29!!

  • Duhet drejtesi!
    Shqipetaret duhet te Rilindin! Ne jemi njerez me dinjitet dhe me karakter te forte.
    Votoni,votoni ,votoni sa me shume kunder ketije rregjimi kriminal,qe po na varferon dhe po na percundon cdo dite.
    Rilindja do tu jape fund fenomene te tipit Dibra ,Veliaj ,etj

  • burgu duhet ti prese keta njerez qe mendojne se mudn t ebejne korrupsion em voten dhe ti shpetojne kesaj gjeja ndaj reagimi i paritse scoialiste eshte shume shume i drejte dhe saliu dhe te tijet do eprgjigjen pas 23 qerhsorit

  • Eshte turp te ndodhin ngarje te tilla por populli ska cben… nga e keqa do i pranoj dhuratat ne shkembim te votes… :/
    Popull Zjohu! Rilindja po afron!

  • shteti i ka lene shqiptaret ne varferi ekstreme nderkohe qe ket e eka bere me qellim qe tu vjedhe atyre voten sa per gjera minimale 1 pako me ushqime qe sipas ketyre eshte ebarabarte me 4 vite qeverisje

  • cdo shqiptar i denon rende keto akte per partise demokratike dhe sali berishes ne lidhje me ate cka ben kjo qeveri per te blere votat e shqiptareve dhe kjo esht ekomplet e patolerueshme sepse vendi ka nevoje per drejtsi dhe vote t elire per ndryshim dhe demokraci

  • A e shikoni more njereza se cfare halabakesh e palacosh kerkojne te na perfaqesojne ne parlament, eshte turp per ne si popull qe te votojme te tille njerez….Ky veprim i ulet duhet te na sherbeje si nje zgjim per te votuar Rilindjen dhe per te nxitur dhe te tjeret qe te bejne nje gje te tille sepse shqiperia dhe shqiptaret meritojne shume me shume se keto palaco burra….Voto numrin 29 per ti dhene jete shqiperis se Rilindur.

  • po y qenka injorant fare me dhe kapet me korrupsion dhe thote pse saimir tahiri del ne deklarate per te duke e akuzuar ket dhe duke thene se esht ei pafajshem,turp i madh ky aman o zot

  • ky njeri duhet t elargohet nje ore e me pare nga drejtori ku eshte e te reagoje prokuroria e ta dergoje ne burg sepse nuk emriton te jete me asnje dite i lire me gjithe keto gjera qe ka bere ndaj kriminele te tille i pret burgu….

  • turp i madh qe ky njeri mundohet te hedhe balte mbi opoziten nderkohe qe vete eshte i kapur me krimin evotave me korrupsionin e votave ndaj shqiptaret nuk mund t edurojne nje njeri te tille te tmerrshem.

  • shikoni cfare njerezish ka partia demokratike qe drejtori i burgut mundohet te bleje vota shqiptareve dhe imagjinoni denoncon kreun e ps tirane pse reagoi kunder ketij veprimi t ekudnra ligjshem ne fakt,katastrofale

  • partia demokratike e ka kuptuar qe nuk ka asnje shans per ti fituar keto zgjedhje dhe e vetmja gje i ka mbetur eshte t etentoje te vjedhe sa me shume vota e t etentoje t ebleje vota,ndaj reagimi i nderkombetareve ne kete rast duhet t jete i madh kundra ketyre veprimeve…

  • prandaj shqiptaret duhet ti thone jo ksaj gjeje e duhet t evotojne paritne socialiste dhe edi ramen dhe alternativen e rilidnjes per nej demokraci reale per nje shtet diktatorial qe na ka dhuruar sali berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *